LAJMI I FUNDIT:

Me sëpatë në shkollë!

Edhe pse është gati përfundimi i vitit shkollor, përleshjet e nxënësve nuk po përfundojnë. Në ditën e hënë prapë ndodhi një përleshje në njërën ndër shkollat më të mira në Prishtinë, por kohëve të fundit edhe një ndër shkollat në zë për përleshje e rrahje të nxënësve.

Sikur shkollat janë bërë arena të përleshjeve e betejave si në arenat e dikurshme, ku përdoreshin mjete prej më të ndryshmëve. Në këtë përleshje përdorën edhe sëpata. Pra, cili nxënës apo cili fëmijë i yni kur të niset për në shkollë merr sëpatë me vete? Apo në vend të lapsit një thikë?

Dhuna, është një dukuri që kohëve të fundit është bërë prezentë në shumë shkolla tona dhe që duhet shoqëria t’i kushtojë rëndësi të veçantë në parandalimin e saj, si prindërit, mësimdhënësit, ashtu edhe nxënësit.


Edhe pse shkollat kanë marrë masa për parandalimin e kësaj dukurie, si mbyllja e oborrit të shkollës dhe vendosja e personelit të sigurimit, rrahja u zhvillua gjatë pushimit kur të gjithë nxënësit ishin prezent. Kështu që nuk dihej se kush merrte pjesë apo kush mund ta pësonte vetëm se kishte qëlluar aty.

Çfarë po ndodh me brezat e ri që kanë aq mllef, kaq të prirë për dhunë ndaj shokëve, moshatarëve të tyre? Çfarë problemesh kanë të pazgjidhura sa që vetëm sëpata i zgjedh!

Frika u përhap ndër nxënës të cilët disa iknin e disa rrëzoheshin, e të tjerët kërcenin nga dritaret e shkollës për të ikur nga sigurimi. A kanë menduar se çfarë mund të ndodh, se nuk janë duke luajtur Counter Strike, se mund të lëndojnë dike, të lëndohen vetë, të mbesin të gjymtë për tërë jetën apo edhe të humbin jetën? Nuk ka kaluar edhe shumë kohë kur para kësaj shkolle humbi jetën një i ri .A nuk ishte ky një mësim për të gjithë?

Besoj se secila nënë kur ta përcjell djalin apo vajzën në shkollë e pret e gëzuar se do t’i kthehet më i ditur, i arsimuar. Apo të kenë frikë se po e dërgon fëmijën në shkollë dhe a do t’i kthehet shëndosh e mirë!

Në trend

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Kalo në kategori