LAJMI I FUNDIT:

Me rrush kundër plakjes

Me rrush kundër plakjes

Studimet e reja amerikane nga Universiteti Cincinnati sjellin disa rezultate interesante dhe të guximshme – konsumimi i rregullt rrushit është një mbrojtës potencial kundër plakjes së sistemit nervor dhe rënies së funksioneve mentale të lidhura me moshën.

Hulumtimi, i cili ka zgjatur 12 javë, ka dëshmuar në fund se përbërësit bioaktiv të rrushit (polifenolet) kanë dhënë efektin e tyre: kanë përmirësuar memorien, aftësitë verbale si dhe orientimin hapësinor te personat te të cilët këto funksione kanë qenë të dëmtuara në një masë (por jo deri te shkalla e demencës).

Është e dukshme se polifenolet antioksiduese (katekinet, epikatekinet, antocianinet), përveç vetive të dëshmuara antikancerogjene dhe kardioprotektive, kanë edhe veprim të fuqishëm neuroprotektiv./Telegrafi/