Në Pakon e re fiskale që pritet të filloj së zbatuari nga 1 shtatori i këtij viti, parashihet heqja e TVSh-së për makineri prodhuese, për lëndën e parë dhe për teknologji informative. Po ashtu, me këtë pako parashihet ndryshime tek të ardhurat për korporata për lirimet tatimore dhe lehtësira të tjera fiskale për bizneset sa i për ketë investimeve të reja.
Kështu është bërë e ditur gjatë takimit Konsultativ me palët e interesit të organizuar nga Ministria e Financave.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se për sa i për ketë pakos se re fiskale janë disa çështje që janë mjaft të rëndësishme të debatohen me komunitetin e biznesit për t’i vlerësuar ato ndryshime. Ai theksoi se me këtë pako parashihen lehtësira të mëdha për bizneset. “Janë një tri, katër çështje që ne kemi nevojë t’i ndajmë me ju dhe të marrim vlerësimin tuaj. Tek ligjet bëjnë pjesë heqja e TVSh-së nga makineria prodhuese, nga lënda e parë dhe teknologjia informative. Janë këto tri ndryshime të mëdha që janë bërë në ligj. Ndryshimet tek të ardhurat për korporata janë ndryshime teknike. Lirimet tatimore që është pjesë e programit të Qeverisë për ofrimin e lehtësirave fiskale për bizneset sa i përket investimeve të reja”, tha Hoti.
Sipas tij, është e një rëndësie të veçantë që të komentohet se çka konsiderohet makineri prodhuese dhe si mund t’i kodifikohen që të mos ketë më dilema as në doganë, as në ATK. Po ashtu, duhet të definohen edhe lëndët e para në mënyrë të jetë më lehtë të punohet.
Përfaqësuesi i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Ruzhdi Zeqiri, tha selirimet në import për makineri dhe lëndë të parë do t’i mundësojnë kompanive të investojnë më shumë. “Këto ligje është e vërtet se kanë bërë një progres të dukshëm për shumë çështje krahasim me ligjet e kaluara. Po dua me i përmend sisa çështje të cilat kanë ndikim më të madh. Trajtimi i borxheve të këqija që do të trajtohet në tri ligjet tatimore, shpenzimet për ushqim dhe transport të punëtorëve,trajnimi…Pushimet tatimore në rastin e investimeve që është mjaft e mirë dhe do të ndikojë në rritjen e investimeve qoftë vendore po edhe të huaja. Lirimet në import për makineri dhe lëndë të parë do ti mundësojnë kompanive të investojnë më shumë”, tha Zeqiri.
Sipas tij, aplikimi i normës për 8 për qind për disa lloje të mallrave të konsumit të gjerë ka një rëndësi të veçantë.
Ndërsa, nënkryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Suat Berisha, tha se AKB ka pasur pritje të mëdha nga ky kabinet qeveritar, andaj edhe më tutje, sipas tij, ky komunitet do të jetë kërkues në favor të lehtësimit të komunitetit të bizneseve.
“Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë thirrje në vazhdimësi që këto reforma të jenë të karakterit sa më të thellë, sa më radikale dhe në një të ardhme të afërt të shihen efektet e këtyre reformave. AKB është e vërtet se ka pasur pritje më të mëdha nga ky kabinet qeveritar, andaj edhe më tutje ne jemi kërkues në favor të lehtësimit të komunitetit të bizneseve”, tha Berisha.
Ai beson se një të ardhme të afërt do të ulën dhe t’i shohin prapë mangësitë e të gjitha këtyre ndryshimeve.
Kurse, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Nahit Sharku, tha se ATK ka bërë të gjitha përgatitjet që të përgatiten format dhe procedurat në mënyrë që legjislacioni të filloi së zbatuari ashtu siç është parapa me ligj.
Sharku tha se do të vazhdojnë së bashku me bizneset të punojnë në mënyrë që të krijoh en edhe kushte dhe procedura sa më të lehta që bizneset ti kryejnë procedurat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Dhjetë familjet më të fuqishme në SHBA - tri prej tyre janë veterane të Shtëpisë së Bardhë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova