LAJMI I FUNDIT:

Më pak sheqer, jo vetëm për dietë

Më pak sheqer, jo vetëm për dietë

Të dhënat e një studimi të realizuar nga shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Alabamas, sugjerojnë se kufizimi i konsumimit të sheqernave, ka një sërë efektesh pozitive mbi shëndetin.

Sipas rezultateve të botuara në revistën Journal of the Federation of American Societies for Experimental Biology, është treguar se zvogëlimi i konsumimit të sasisë së glukozës, rrit shanset e sistemit imunitar për të luftuar qelizat kanceroze te kanceri i mushkërive, dhe njëherit zgjat jetëgjatësinë e qelizave të shëndosha.

Edhe më herët është thënë se zvogëlimi i kalorive zgjat jetën, mirëpo ky testim i realizuar te kafshët laboratorike jep të dhëna më reale mbi efektin që ka konsumimi i sasisë më të vogël të glukozës në efektin antikancerogjen dhe jetëgjatësinë. /Telegrafi/