LAJMI I FUNDIT:

Më pak çokollata!

Më pak çokollata!

Agjencia shtetërore e Britanisë së Madhe, Food Standards Agency (FSA), dëshiron të marrë një iniciativë të re për të ‘detyruar’ njerëzit të kufizojnë konsumimin e çokollatës.

FSA ka kërkuar nga prodhuesit të përfshihen në luftën kundër mbipeshës dhe ta ulin sasinë e çokollatës së paketuar dhe lëngjeve të gazuara.

Sipas këtij plani, deri në vitin 2012 çokollatat që për shembull kanë 58 gram, do të duhej të reduktohen në më pak se 50 gram.

Kompanive iu preferohet edhe të ulin nivelin e yndyrave të ngopura dhe sheqerit në produktet e tyre.