LAJMI I FUNDIT:

Me inate të vjetra

Me inate të vjetra

Psikologu amerikani William James, ka studiuar reagimet e trurit dhe të trupit ndaj emocioneve, ishte i bindur se e gjitha kjo teori ka lidhje me zënkat.

Një sërë studimesh ka provuar këtë teori, që James-i e kishte nxjerrë duke u mbështetur thjesht tek intuita. Për shembull është vërtetuar se, nëse fytyra shënjon një emocion në një kohë mjaftueshmërisht të gjatë, paraqet emocionin e" vërtetë: nëse bën sikur ke kurajë, atëherë ke me të vërtetë; nëse buzëqesh, atëherë je i lumtur.

Dhe jo vetëm kaq: për aq kohë sa nuk është qetësuar përgjigja e trupit, nuk mund të qetësohet emocioni. Pra, inati mund të na kalojë vetëm kur zemra t’u kthehet rrahjeve normale.

Po si mund të aplikohen këto zbulim e tek zënkat në çift? Në një grindje tipike, kur ai do të bëjë paqe, ajo e ka ende sistemin nervor autonom të trazuar dhe korja e trurit të saj ndien inat dhe pyet veten se përse? Atëherë kërkon ta gjejë shpjegimin tek kujtimi i inateve të më përparshme dhe nuk gjen asgjë aktuale për ta justifikuar, përveç asaj historisë thuajse të harruar… /Telegrafi/