U kalua muaji që prej se jeta, ajo politike brenda Kuvendit, por edhe ajo në rrugët dhe sheshet e Prishtinës, dominohet nga manifestime të organizuara dhe të udhëhequra nga opozita. Dy parti dhe një lëvizje, që në koalicion përbëjnë pakicën parlamentare, kanë ndërmarrë një fushatë, që fillon nga gazi lotsjellës brenda sallës së Kuvendit, për të kulmuar me përdorimin e molotovëve ndaj forcave të policisë. Kjo situatë e rëndë në jetën tonë politike ka krijuar natyrshëm shqetësim, jo vetëm te qytetarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët në Ballkan, por edhe tek aleatët tanë perëndimorë.
BE-ja, konsekuente në mbrojtje të investimeve, synimeve dhe objektivave të veta zgjerimore, për të përfshirë në familjën e saj demokratike edhe vendet e Ballkanit të cilat ende kanë mbetur jashtë integrimit në të, nënshkroi me Republikën tonë MSA-në. Arritje e madhe historike, për ne, që ende diskutohemi për statusin tonë në bashkësinë shtetërore të Ballkanit Perëndimor. Kjo arritje që xhelozoi Beogradin zyrtar, siç duket nuk arriti të kënaqte sa duhet edhe opozitën, e cila braktisi sallën e Kuvendit për të mos votuar ratifikimin e saj. Arsyet e këtij veprimi që shmang një moment historik, në të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës shtet, me argumente atdhetarizmi nuk ofrojnë bazë të mjaftueshme për ta bindur askënd. Nuk janë të besueshme për qytetarët tanë, as për shumicën e shqiptarëve rreth e rrotull kufijve tanë shtetërorë, siç nuk janë bindëse e rrjedhimisht as të pranueshme nga BE-ja dhe aleatët tanë strategjikë.
Protestat e opozitës, që kulmuan brenda sallës së Kuvendit dhe në sheshet e Prishtinës më 18 nëntor, u shfaqën si një betejë mes forcave armiqësore. Ky tipar, armiqësia e ballafaqimit mes qytetarëve dhe forcave të rendit në një vend demokratik, i detyroi anëtarët e vendeve të Quint-it të dalin me një komunikatë të përbashkët për shtyp e cila përcjell qartë dhe ndarazi tri mesazhe:
1. Dhuna politike është e papranueshme;
2. Dëmton interesat e qytetarëve të Kosovës;
3. Dëmton pozitën ndërkombëtare të saj.
Kam bindjen se të tria këto përfundime në parim nuk kundërshtohen as nga opozita, as nga protestuesit, as nga forcat e rendit dhe as nga shumica qeverisëse. Të gjithë e konsiderojmë të papranueshme dhunën, ngado që të vie ajo. Nga dhuna dhe destabilizimi politik i vendit dëmtohen interesat e gjithë qytetarëve të Kosovës si dhe konsolidimi dhe aftësia vepruese e shtetit tonë, që synon t’i përmbyllë sa më shpejt dhe suksesshëm proceset integruese evroatlantike. Dhunimi në vazhdimësi i sallës së Kuvendit nga ana e opozitës, për të parandaluar diskutimin e dialogun brenda legjistativit, pushtetit suprem të një republike parlamentare, u vu gati unanimisht në dukje nga diskutuesit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si dukuri negative për shtetin tonë.
Francezët kanë një fjalë të urtë: “Zëmërimi është këshilltar i keq”. E bëj këtë përqasje, sepse aktualisht si opozita ashtu edhe pozita janë të “zëmëruara”. Qeveria nuk u përfaqësua siç i takonte zyrtarisht në diskutimet e raportit të OKB-së në Këshillin e Sigurimit me Ministrin e Jashtëm, kurse opozita ndihet e dhunuar dhe i shmanget zbatimit të ligjit; urdhër-arresteve të prokurorisë për tre deputetët.
Janë të dëmtuara forcat e rendit dhe grupimet protestuese. Janë dëmtuar rrugë, mjedise publike, institucione, por mbi të gjitha janë dëmtuar qytetarët, pavarësisht përkatësisë partiake.
Me zhvillimet e fundit, pra, jemi dëmtuar të gjithë, ndaj për të shkuarën dhe statusin aktual politiko-shtetëror, bëj thirrje, e cila do të dëshiroja të merrej në konsideratë: Ejani të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhjet më të mira për të sotmen dhe ardhmërinë më të mirë të shtetit e të qytetarëve të Kosovës. Kemi luftuar e kontribuar së bashku për ta bërë Kosovën shtet, le të vazhdojmë të bashkëpunojmë për konsolidimin e këtij shteti dhe për një jetë dinjitoze të qytetarëve të tij. Konflikti i dhunshëm mes nesh duartrokitet vetëm në Beograd. Askush prej nesh nuk e dëshiron këtë. Atëherë?!
Me dialog përfundojnë luftrat. Me gaz lotsjellës e sprej bllokohen frymëmarrja dhe shikimi. Po të përjashtohen këto, po të shihemi e të flasim normalisht me njëri-tjetrin, të dëgjojmë e këmbejmë me vëmendje dhe maturi pikëpamjet, argumetet e kundërargumentet, është pothuajse e pamundur të mos merremi vesh e të mos gjejmë zgjidhje për këtë situatë, aspak në favor të shtetit të Kosovës. Mendoj dhe besoj se Kosova aktuale politike nuk e ka luksin demokratik si shtet, të nxisë e përligjë demonstrimet e dhunshme.
(Autori është nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës