LAJMI I FUNDIT:

Me dy mendje

Me dy mendje

Një kohë të gjatë po më vardiset, por kurrsesi të më ftojë në takim.. Në situata të këtilla një gjë është e rëndësishme - duhet marrë vesh a thua mashkulli potencial dëshiron që lidhja juaj të jetë publike?

Këtë mund ta kuptosh vetëm nëse e pyet! Në rregull, kjo tingëllon pak si keq, por edhe më keq është dymendja, me të cilën po të mban.

Mirëpo, ekzistojnë edhe mënyra të tjera, pyete, për shembull – a i do shëtitjet në natyrë dhe a është i disponuar që vikendin ta kaloni jashtë qytetit. Nëse pranon, pa u menduar, me siguri tek ti sheh diçka më shumë se trupin e bukur.

Nëse murmurit përgjigjen, atëherë kthehu nga dikush tjetër, të cilit i intereson më shumë se trupi yt. /Telegrafi/