Është tejet e vështirë të definohet se çfarë kërkohet për të pasur një audiencë të shkëlqyer, por është shumë e qartë që audienca është partneri më i mirë që mund të kërkojë një konferencë.
Historikisht, audienca shpeshherë ka pasur rolin e nënvlerësimit të ndikimit të zbulimeve dhe nuk i është përshtatur mirë ndryshimeve, por megjithatë, ajo ka dëshmuar të jetë forca krijuese e epokave të reja. Është po e njëjta audiencë që e bëri të mundshme zbulimin e Earth 2.0 (Kepler-452b), lidhjen e internetin, arritjet shkencore të lidhura me shëndetin dhe të tjera inovacione rreth nesh, edhe pse mund të tingëllojë e paimagjinueshme në shikim të parë.
Për zbulimin e Kepler-452b, shumë shkencëtarë të NASA-s është dashur të punojnë së bashku për vite të tëra në mënyrë që të arrihej ajo që ne e shijuam në korrikun e këtij viti, zbulimin më të afërt të një planeti si ky i joni.
Për DOKU:TECH, një komunitet mendjehapur krijuesish, teknikësh, kërkuesish, veprimtarësh, e investitorësh kanë bashkuar forcat për të krijuar një program unik për këtë edicion. DOKU:TECH ka një përqendrim të madh të talentit dhe rrjeteve të dendura shumëdimensionale, një faktor vendimtar ky për zhvillim të suksesshëm.
Të dyja, shkenca dhe DOKU:TECH, përparojnë duke zbuluar gjëra dhe duke zhvilluar ide të reja së bashku.
Në fjalët e artistit e filozofit James Lee Byars: “Për të arritur në maje të dijes botërore, kërko mendjet më komplekse dhe më të sofistikuara, vendosi në një dhomë bashkë dhe bëji ata që të pyesin njëri-tjetrin pyetjet që ata ia bëjnë vetes”.
Këto pyetje do të ngrihen në DOKU:TECH nga themelues të njohur, sipërmarrës dhe veprimtarë që vijnë nga më shumë se 20 shtete. Ata kanë të përbashkët një gjë dhe ajo është gatishmëria e tyre për t’u bërë ballë utopive botërore së bashku në një dhomë. Një mrekulli e vogël ndodh këtu: karakteri ndërkombëtar i DOKU:TECH kthehet në një ngjarje frymëzuese e të domosdoshme për gjeneratat e ardhshme.
Në programin e këtij viti, ne fillojmë me Yanki Margalit, Laurent Haug dhe Elizabeth Stark që eksplorojnë përtej së ardhmes duke theksuar risitë sociale, ekologjike dhe teknike, të menduarit inovator, të ardhmen e teknologjisë së decentralizuar dhe mundësitë e pafundme që teknologjia sjell për shoqërinë.
Por, në qoftë se teknologjia është aq e jashtëzakonshme, pse është ndikimi i saj aq i vogël? A është teknologjia e shpërndarë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë? Nëse jo, kush e kontrollon atë? Kentaro Toyama dhe Peter Sunde do të demonstrojnë anën e errët të këtij kulti të teknologjisë.
Si mund ta rivendosim ekuilibrin, ta sjellim mentalitetin fitues për përparime teknologjike dhe ta zgjedhim rrugën e duhur për ta kthyer të të menduarit në veprime konkrete? Jan-Erik Nyrovaara, Arikia Millikan dhe Max Gurvits do të përqendrohen në mënyrat e krijimit të veprimeve transformuese, duke kombinuar problemet reale botërore me mjediset sfiduese dhe shumëllojshmëritë e mëdha kulturore.
Çfarë mund të mësojmë nga pionierët, shpikësit, marrësit e rreziqeve dhe krijuesit? Si mund të reflektojmë mbi të kaluarën, të marrim vendime më të mira dhe të shquhemi në gjetjen e zbulimeve të së ardhmes? Por, ku na dërgon ky kërkim? Lane Becker dhe Esther Dyson do të ndajnë përvojën marramendëse të sipërmarrjes gjatë themelimit, sfidimit, financimit dhe rritjes.
DOKU:TECH do të zbulojë një bollëk të përgjigjeve ndaj pyetjeve të parashtruara gjer më tani, por jo vetëm. DOKU:TECH është mundësia juaj për t’u përballur me perspektiva të ndryshme dhe për t’u përpjekur ta shpalosni apo gjeni perspektivën tuaj.
DOKU:TECH do të jetë gjithmonë një produkt i komunitetit ku shumë mendje dhe duar të talentuara bashkëpunojnë. Kjo ngjarje është po ashtu rezultat i entuziazmit kolektiv. Për të gjithë mbështetësit, ndihmësit, partnerët dhe sponsorët, mirënjohjen tonë më të sinqertë.
Së bashku këtë vikend, sjellim të ardhmen më pranë.
(autori është producent dhe kurator i DOKU:TECH)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Ushqimet që duhet t'i hani për syfyr për të pasur energji gjatë agjërimit

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi