Nuk janë të pakta dyqanet nëpër kryeqytet e po ashtu edhe nëpër qytete tjera të Kosovës te të cilat pronarët e bizneseve vendosin mbishkrime “Likuidim i mallit”, “Mbyllje e lokalit” apo edhe “Jepet lokali me qira”. Në të shumtën e rasteve këto mbishkrime nëpër dyqane po vendosen si shkas i mbylljes/shuarjes së bizneseve.
Fati i tillë e kishte përcjellë edhe Agronin i cili kishte hapur një biznes tregtar në Prishtinë. Në mungesë të mjeteve financiare, ai ishte detyruar të futej në kredi prej 13 mijë euro për hapjen e biznesit. Për këtë kredi ai ishte i detyruar ta kthejë gati dyfishin e saj, përreth 20 mijë euro, për shkak të kamatës së kredisë prej 18%.
Megjithatë, duke u sfiduar me barriera e konkurrencë joreale ai filloi të zhvillonte biznesin tregtar në të cilin si shumicë kishte produkte vendore. Por, për shkak të rënies së konsumit dhe qasjes në financa, pas 3 viteve të funksionimit të biznesit, ai vendosi ta mbyllë atë. Ai thotë se nga institucionet gjegjëse nuk ka aspak mirëkuptim ndaj bizneseve dhe prodhuesve, por vetëm ndëshkime nga më të ndryshme.
Po ashtu thekson se bankat që operojnë me kamata të larta të kredive janë të papërballueshme për bizneset. “Njëherë përnjëherë nuk ka asgjë në zhvillim të bizneseve të ekonomisë së vendit. Mirëpo, nëse realizohen vetëm 20% e premtimeve të qeveritarëve, do të ishte një lehtësim i madh për biznesin dhe prodhuesit”, shprehet Agroni, derisa shpreh zhgënjimin e tij në drejtim të Qeverisë së vendit për mosaplikim të politikave stimuluese për sektorin privat.
Po ashtu, një biznes tekstili shumë i njohur në kryeqytet i cili kishte afaruar për shumë vite është në shuarje të aktivitetit për shkak të rënies së shitjes. Ky biznes kryesisht me mallra greke, nuk po sheh alternativë tjetër përveçse mbylljen. Por, krahas mbylljes së këtij biznesi, fati i keq po i përcjell edhe gjashtë punëtorët e tij, të cilët do të mbesin pa punë. “Nga shtatori mbetemi pa punë për shkak se po mbyllet dyqani. Ky vit ka qenë më i dobëti prej se kam filluar punën para 4 viteve, e sidomos gjashtë muajt e fundit edhe përkundër mërgimtarëve të cilët gjatë verës sa kanë qëndruar në Kosovë kanë bërë blerje të shumta, këtë vit ka qenë shumë dobët. Dyqani po mbyllet, ndërsa për ne punëtorët edhe më keq, sepse shumë vështirë për të gjetur punë”, ka thënë njëra nga kryepunëtoret e këtij dyqani, e cila nuk ka dashur të flas me emër.
Mehdi Pllashniku, drejtor i Drejtoratit për Çështje Administrative të Regjistrimit të Biznesit në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) në kuadër Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka bërë të ditur se deri në fund të korrikut të këtij viti janë mbyllur 1,022 biznese. Derisa, sipas tij, gjatë vitit 2013 janë shuar 1,361 biznese, kurse në vitin 2014 janë shuar për rreth 200 më shumë, pra 1,506 biznese.
Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit thonë se shuarja e më shumë se 1,000 bizneseve gjatë këtyre muajve të këtij viti duhet të jetë shqetësuese për Qeverinë e Kosovës, e cila duhet ta merr me shumë seriozitet këtë indikatorë për të bërë më tepër në këtë drejtim.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë për revistën “Ekonomia” se ambienti biznesor në Kosovë nuk është në funksion të zhvillimit dhe perspektivës. Ai thotë se arsyet kryesore të shuarjes së bizneseve janë mungesa e sundimit të ligjit, kamatat e larta të kredive bankare, qasja në financa alternative, rënia e fuqisë blerëse dhe konkurrueshmëria.
“Nëse kemi shuarje të bizneseve, atëherë si do të krijojmë vende të reja të punës, si do të përmirësojmë bilancin e pagesave dhe si do të promovohen vlerat e Kosovës përmes produkteve ‘Made in Kosova’? Kosova do të jetë e gjykuar paraprakisht që të eksportojë para të gatshme dhe të shndërrohet në shtet të varur nga importi. Kjo është shqetësuese dhe duhet një përkushtim i madh për gjetje të mundësive për mbështetje”, vlerëson Gërxhaliu.
Sipas tij, duhet të hulumtohen alternativat e dhënies së kredive të buta në aspekt afatgjatë me qëllim që biznesi të ketë frymëmarrje, në të kundërtën, ardhmëria e Kosovës do të jetë e zymtë dhe në qoftë se nuk do të ketë zhvillim ekonomik, nuk mund të ketë stabilitet ekonomik dhe social dhe as përshpejtim të proceseve integruese. Sipas tij, ka edhe shumë biznese që janë të regjistruara dhe nuk kanë qenë aktive fare, po ashtu një grup biznesesh për hir të mungesës së parasë kesh dhe vështirësive për të bërë biznes, ato mbyllen ose çregjistrohen.
Bizneset në Kosovë janë në gjendje të vështirë, duke filluar nga tarifat e larta të energjisë elektrike e ndërprerja e saj pa paralajmërim, normat e larta të interesit të kredive, taksa doganore e politika jo të mira fiskale.
Arian Zeka, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), thotë se numri i mbylljes së bizneseve bartet nga viti në vit dhe për këtë duhet një analizë më e detajuar në terren me pronarët e bizneseve të cilat janë mbyllur, e që është vështirë për t’u realizuar.
Zeka thekson se numri i mbylljes së bizneseve i cili paraqitet në statistikat zyrtare mund të jetë shumë më i lartë në realitet me biznese pasive të cilat nuk operojnë, nuk kryejnë asnjë veprimtari afariste dhe biznesi i tyre është i shuar për shkak të procedurave të rënduara burokratike.
“Ata hezitojnë t’i kryejnë këto procedura burokratike dhe si të tilla këto biznese nuk çregjistrohen në mënyrë zyrtare”, thotë ai. Mbyllja e bizneseve, sipas tij, është shqetësuese dhe duhet të jetë një alarm për institucionet e vendit. Mirëpo, ai shpreson se veprimet e fundit që janë ndërmarrë nga ana e institucioneve përfshirë edhe përmirësimin e legjislacionit tatimor që po mundëson lirim nga pagesa e tatimeve për bizneset e reja dhe disa biznese të caktuara do të jetë në funksion të fuqizimit të sektorit privat dhe rritjes së bizneseve të vogla. Konkurrenca në shumë fusha është e pabarabartë. Për këtë në të ardhmen, institucionet e vendit duhet të fokusohen në ofrimin e plotë të të gjitha kushteve që mundësojnë zhvillimin e një ekonomie të tregut të lirë, që për momentin lë shumë për të dëshiruar në Kosovë. Kryeministri i Kosovës në një takim me përfaqësuesit e biznesit ka thënë se Qeveria në periudhën e ardhshme do të fokusohet në luftimin e monopolit dhe ofrimin e një konkurrence të barabartë për të gjitha bizneset. /Revista Ekonomia /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Dhjetë familjet më të fuqishme në SHBA - tri prej tyre janë veterane të Shtëpisë së Bardhë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova