Konsumatorët e kompanisë më të madhe për shërbime të telefonisë mobile dhe internetit në Kosovë, PTK, do të mund të furnizohen me mbushje elektronike edhe nga postierët e Postës së Kosovës.
Treqind (300) postierë të Postës do të ofrojnë mbushje elektronike (USSD) për secilin konsumator të Valës, në territoret që mbulojnë këta postierë, në gjithë Kosovën, veçanërisht në ato zona ku Zyrat Postare dhe pikat shitëse të PTK-së ndodhen larg qytetarit.
Secili qytetar mund të kërkojë dhe blejë mbushje elektronike nga postierët, ndërkaq çmimi është plotësisht i njëjtë sikur në Zyrat Postare të Postës, do të thotë nuk ka kurrfarë provizioni.
Të dyja ndërmarrjet publike, Posta e Kosovës dhe PTK-së këtë projekt e lansojnë me qëllim që shërbimet të cilat i ofrojnë të jenë sa më afër qytetarit. Posta e Kosovës ka një rrjet prej 157 Zyrash Postare, në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe fshatra, mirëpo, angazhimi i 300 postierëve jemi të bindur se do të mirëpritet nga konsumatorët.
Marrëveshja për këtë shërbim të ri që ofrohet për herë të parë në Kosovës është nënshkruar të martën nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha dhe Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Agron Mustafa.
Udhëheqësit e të dyja ndërmarrjeve publike, Hoxha dhe Mustafa janë zotuar se përmes bashkëpunimit mes Postës dhe PTK-së qytetarëve do t’u ofrohen shërbime të reja dhe cilësore edhe në të ardhmen.
Posta e Kosovës është ndarë nga PTK në gusht të vitit 2012 dhe që nga ajo kohë vepron si Ndërmarrje e pavarur Publike, mirëpo, të dyja ndërmarrjet kanë një bashkëpunim të ngushtë dhe strategjik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj