Të krishterët e Mosulit (provincë irakiane e Ninivës), të tmerruar kanë braktisur qytetin vetëm me rrobat që kishin në trup… Kryqe të djegura, dorëshkrime të shkatërruara. Dhe, nuk ekziston as një ushtri e vërtetë. Po shkohet drejt katastrofës.
Kështu shkruan patriarku i Kaldenjëve, Fortlumturia e Tij Louis Sako, për situatën që po kalojnë të krishterët në Irak. Po ashtu edhe Papa Françesku, që po ndjek me shqetësim këto ngjarje, ka bërë apel për mosheshtjen ndaj kësaj situate të papranueshme.
Deri tani vetëm Franca ka thyer indiferencën absurde të vendeve perëndimore mbi fatin e të krishterëve në Irak. Ajo përveçse dënoi dëbimin e tyre nga Iraku, gjithashtu ofroi azil për të larguarit nga Kalifati islamik i ISIS-it. Por, heshtja vazhdon të shoqërojë fatin e qindra mijëra të krishterëve, të cilëve iu ra në shpinë ky cunam ekstremist i një mendësie përjashtuese e absolutisht jo në përkim me parimet e të Drejtave Universale të njeriut e gjithashtu me sa duket as me vetë parimet kuranore.
Ekzistenca e të krishterëve në Lindjen e Mesme është e rrezikuar shumë e vazhdon të jetë e tillë. Është absurde që pikërisht ato vende, të cilat në kohë të shkuara kanë qenë vendet ku kanë jetuar së bashku kultura të ndryshme, qysh me persët e asirët, të kthehen në një “shkretëtirë” apo në një hapësirë ku i ndryshmi shikohet si inekzistent.
Imazhet e eksodeve pothuajse biblike që përcjellin këto ngjarje, nuk po ngacmojnë aq sa duhet ndërgjegjen tonë. Si në shumë raste, Perëndimi hesht, pikërisht Perëndimi i të drejtave të njeriut. Por, edhe secili nga ne hesht. E shumta bëjmë ndonjë status në FB, i cili pas disa orësh nuk lexohet më, pasi moria e madhe e informacioneve tashmë ia ka zënë vendin.
Para disa kohësh Papa Françesku foli për globalizimin e indiferencës, duke e akuzuar me forcë këtë dukuri, e cila ka marrë përmasa planetare: përtej gardhit tim nuk më intereson asgjë. Është e njëjta logjikë që shoqëron makroshoqërinë dhe mikroshoqërinë. Kështu bëjnë kombet e mëdha, por po kështu bëjmë edhe ne më të vegjlit, edhe në lagjet e qytetet tona. Të heshtësh sot e të mos flasësh me ngulm për të krishterët të cilët po përzihen nga shtëpitë e tyre vetëm sepse kanë një religjion të ndryshëm nga shumica e pretenduar e terroristëve të ISIS-it, duhet të na shqetësojë.
Indiferenca pjell përbindësha, sikurse polli Hitlerin, Musolinin, Stalinin, Maon e Enver Hoxhën me dukuritë përkatëse të nazizmit, fashizmit e komunizmit. ISIS është një turp i modernitetit, një përbindësh i tij. Duhet ndalur sa nuk është vonë.
Nëse nga njëra anë është për t’u lavdëruar përpjekja e qeverisë franceze, e cila akuzoi fenomenin dhe dha gatishmërinë e saj për të pritur të dëbuarit, duhet thënë se kjo nuk mjafton. Ata të krishterë duhet të ndihmohen të qëndrojnë në vendet e tyre, pasi në rast të kundërt, dihet “refreni i kësaj kënge”. Ata do të ikin, do të shkelin në vendet perëndimore, aty do të lindin fëmijët e tyre, të cilët nuk do të duan më të kthehen. Ndërsa, prindërit e tyre do të varin “kitarat” në shelgjet e Perëndimit për të mos i kënduar më kurrë këngët e vendlindjes së tyre. Kështu shuhen tradita e mohohen afekte e përkatësi.
Te them te drejtën, më zemëron pak fakti qe edhe në vendin tonë heshtet për këtë gjë. Ne si Shqipëri, nëse mburremi me modelin e dialogut ndërfetar, kjo nuk duhet të na çojë në përfundimin qe ne jemi mirë, shikojmë veten tonë se të tjerët nuk na interesojnë. Jo! Neve na intereson edhe Gaza, edhe Mosuli, edhe Siria, por edhe Libia, Sudani, Koreja e gjithë bota. Duke ngritur zërin tonë bëhemi pjesë e një kori njerëzish vullnetmirë që promovojnë paqen dhe të mirën.
Do të më pëlqente shumë që ministri i Jashtëm i vendit tim të bënte një proteste, të thoshte diçka për të krishterët e Mosulit, për fëmijët e Gazës, për të krishterët e Libisë, për kishat e djegura dhe xhamitë e shkatërruara në Irak, për varrin e përdhosur të profetit Jona, i dashur për të tria besimet monoteiste etj. Një protestë e tillë është në përputhje me Kushtetutën e vendit, e cila e mbron të drejtën e religjionit, por edhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, të cilën vendi ynë e njeh dhe e pranon. Një protestë e tillë jo vetëm nuk e cenon laicitetin e shtetit, por i jep atij vlera më të mëdha, sepse bëhet pikërisht modeli i promovimit të lirive themelore të njeriut.
Ne kemi nevojë për këtë laicitet, i cili ngre zërin jo vetëm kur cenohet pushteti nga religjioni, por edhe kur cenohet religjioni nga pushteti i çfarëdolloji qoftë ai. Po ashtu do të isha i lumtur nëse Këshilli Ndërfetar në Shqipëri, apo edhe bashkësitë e veçanta fetare, të bënin deklarata të forta, të qarta e pa ekuivoke në dënim të të gjithëve atyre që shkelin ditën për diell të drejtat e të tjerëve, e sidomos të drejtën e religjionit. Këtu luhet edhe ekzistenca jonë.
Të paktën ne si të krishterë në Shqipëri nuk jemi ndier të rrezikuar nga prirjet fundamentaliste të këtij lloji, sikurse në Irak, por kjo nuk garanton imunitet për të ardhmen.
Megjithatë, falë Zotit, atë që nuk e bëjnë shtetet, institucionet zyrtare, fetare apo politike, e bëjnë njerëzit e thjeshtë që me dashurinë e tyre bëjnë sa munden në ndihmë të vëllezërve të tyre me të cilët kanë ndarë shekujt e kohërat, të njëjtat rrugë e të njëjtat shkolla. E mira nuk mund të mbytet, edhe nëse ne e heshtim me indiferencën tonë, pasi “instinkti” i së mirës është shkruar brenda nesh nga Krijuesi. Vetëm kështu e kupton se si njerëzit e thjeshtë myslimanë të Mosulit kanë mbrojtur sa kanë mundur të krishterët atje dhe se si myslimanët në Bagdad kanë marrë pjesë në meshë për të dhënë solidaritetin e tyre me të krishterët. Vetëm kështu mund të kuptosh se pse besimtarët ortodoksë në Gaza kanë liruar oborrin e kishës që myslimanët të falin namazin. Këto gjëra japin shpresë.
Ne të krishterët këtu në Shqipëri u munduam të bëjmë diçka, ndoshta shumë të vogël, por t’i kushtojmë një ditë lutjeje Zotit për Irakun dhe ata që po vuajnë atje nga njerëz të paskrupullt e të papërgjegjshëm e kriminelë, që vrasin e dëbojnë në emër të Zotit, të krishterë e jo të krishterë.
(Marrë nga: Panorama)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij