LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e prindërve

Për maturantët po afrohet përfundimi i vitit shkollor – fundi i një etape dhe fillimi i një etape shumë të rëndësishme në shkollimin dhe jetën e tyre. Besoj se çdo prind (bile një herë) ka qenë në mbledhje të prindërve.

Klasa e 13-të. Kujdestarja e klasës kishte caktuar mbledhje të prindërve, të fundit për këtë gjeneratë. Para shkollës ishte një numër i konsideruar i prindërve. Zakonisht vinin pesë apo gjashtë. Bisedonin, dhe nga bisedat e tyre kuptova se mendonin se çështja për të cilën ishin ftuar ishte organizimi i mbrëmjes së maturës. Tash e kuptova pse kishin ardhur aq shumë prindër: sigurisht fëmijët ishin ata që kishin këmbëngulur në ardhjen e tyre, pasi që disa shoqëroheshin edhe nga vetë nxënësit.

Ne jemi më shumë për dasma e ahengje. Po i thirre në dasmë 150, vinë 200 vetë, ndërsa për mbledhje të prindërve disa s’kanë kohë, disa s’i kushtojnë rëndësi, e disa nuk informohen fare nga ana e fëmijëve të tyre.


Shkolla ishte e porsandërtuar, e bukur. Shikoja muret e bardha dhe mu kujtua “Aurona e New Bornit”. Kujdestarja filloi me rendin e ditës. Pika e parë: suksesi! “Gjendje alarmante”, tha ajo, “gati e tërë klasa (përpos 3-4 nxënës ) kanë sukses negativ”. Ra heshtja… Ulën kokat dhe askush nuk fliste. Kujdestarja fliste më hollësisht, derisa unë fillova ta pyes veten si do t’i përmirësojnë notat? Kur, kur kanë vetëm disa javë efektivë? Po nëse mbesin në provim? Po testi i maturës? Si kemi ardhur deri në këtë gjendje?

Kjo po ndodh jo vetëm në këtë paralele, jo vetëm në këtë shkollë, por në mbarë Kosovën. Këtë gjendje e dinë të gjithë. E kur të publikohen rezultatet e testit të maturës, sikur befasohemi pse është përqindja e kalueshmërisë kaq e ulët (e cila njëkohësisht tregon gjendjen e mjerueshme në arsim).

Kush ka faj për këtë gjendje. Stimulimi jo i mjaftueshëm i mësimdhënësve? Neglizhenca e nxënësve? Testet e komplikuara? Apo kanë faj ata që bëjnë eksperimente (Kosova është e njohur për këtë) me klasën e 13-të?

“Ushqimi tek nxënësit është luks”, shtoi ajo. “Ata hanë më mirë se ne profesorët që kemi rroga. Në ditët e sotme, po se dërgove djalin ose vajzën me veturë në shkollë dhe po s’ia dhe pesë euro, mos u mundo fare. Bile-bile porosisin edhe pica”.

Në fund të klasës ishte shporta e tejmbushur apo më mirë të them e tejderdhur nga mbeturinat e ushqimit që kishin përdorur nxënësit.

Kujdestarja arriti në pikën fundit të rendit të ditës: organizimi i mbrëmjes së maturës, se sa do të ishte në gjendje të përballoj xhepi i prindërve këtë. Mirëpo, prindërit u gjendën në ‘mat’ që nga pika e parë e rendit.

Mbledhja përfundoi, prindërit u shpërndan të zhgënjyer, të pakënaqur. Nuk do t’i dëgjonin as lajmet e mbrëmjes, sepse për ta sot ky ishte lajmi kryesor. Në ballin e tyre u shtua edhe një rrudhë, edhe një brengë…

Në trend

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Kalo në kategori