Mbi moralin e politikës
Po e nis esenë time me shprehjen e filozofit gjerman Friedrich Nietzsche “Një grua që dashuron sakrifikon nderin e saj, një dijetar që “dashuron” sakrifikon ndoshta njerzillëkun e tij, një Zot që dashuroi u shndërrua në hebre…”. Ndërkaq, politika shqiptare dashuron moralin shpirtëror tek na hiqet mbi joshjen e sublimes mbi planin e një ekzistence të mirëfilltë racionale, kinse garantohet e drejta e secilit qytetar. Ky plan është tejet ekzistencial, sepse kujdeset për ngritjen e vetëdijes intelektuale dhe ekonomike të shoqërisë me anë të masave politike e morale nga individ të caktuar politik. Megjithatë, këtu mbaron ironia, dhe thuhet e vërteta: politika shqiptare është aq e bindur të dashurojë moralin, saqë ndonjëherë sakrifikon edhe nderin e popullit të tij, duke i dhënë llum të përhershëm, ose çhumanizim social që të shndërrohet në makineri e zakonshme.
Morali në politikë nuk është koncept i rastësisë. Morali i një elite politike, të paktën këtu tek ne fitohet me punë ose shprehje demagogjike duke na fryrë në kokë. Gjithçka që është e moralshme në politikë është shprehje drejt tërheqjes në hon të përgjithshëm. Është një ftesë drejt fundosjes së universales. Pra, duke e bërë krejt të pavlefshme interesin e përgjithshëm të shoqërisë duke u marrë me çështjet e tyre të brishta. Për këtë shkak mahnitës, politika shqiptare, por dhe ajo mbarëshqiptare është e prirë të pjellë një moral të tillë që më lehtë të mund të mbështesë energjitë e tyre të konkurrencës. Një ftesë publike u bëhet direkt qytetarëve të marrin pjesë në arenën ku fatet e tyre humane, tepër njerëzore, tek ftohen të vështrojnë nga afër-larg moralet politike; ku njëmendtë viktima është vetë publiku. Një arenë ku bindjet nuk përfundojnë asnjëherë.
Nga kjo farsë e stërzgjatur kemi parë që, vetëm politika shqiptare mund të triumfojë mbi të drejtën e racës dhe shpirtit të lirë, e madje, triumfon vertikalisht edhe mbi niaiserie allemande (gomarllëk gjerman). Duhet të jetë një lojë e shpikur në terren me anë të drejtëzave të moralit politik shqiptar, moral ky që ka aftësinë e mundshme për t’u shndërruar në diçka të jashtëzakonshme, pra në diçka të brendshme hyjnore për të gjitha interesat e përgjithshme të shoqërisë. Që do të thotë politikisht dhe moralisht e ndihmon llojin e racës mondane ose atë mjerane.
Së fundmi, është tejet e rëndësishme dhe e përsosur për masën civile që kultura të nis prej vendit të duhur, dhe ta frenojë moralin politik që na gërryen në heshtje, veçse me frazë e përpjekje demagogjike kundrejt të gjithëve. Aty kundrejt të gjithëve jemi ne populli, zoti i tyre. Është mëkat i pazëvendësueshëm të mbahet peng një popull i denjë për hir të këtij morali të rrejshëm që po ua përplas në mënyrë jo njerëzore të gjitha shijet e tyre fisnike për muri. Vendi i duhur për ta mënjanuar këtë moral politik ka vetëm një metodë pragmatike; ai është shpirti ose mendja progresive, pse jo revolucionare që nxjerr në shesh njohjen e vërtetë, dedikuar këtij realiteti njerëzor.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin