Haki Morina
Kohët e fundit ka një shpërthim të papërmbajtur opozitar në lidhje me marrëdhëniet shumë të afërta mes Kosovës dhe Turqisë! E kuptoj frikën e kundërshtarëve të kësaj afërsie, por mendoj që s’mund të ketë asgjë të dëmshme, sepse këto marrëdhënie s’mund të ndikojnë në krijimin e mosbesimit euroatlantik në përcaktimin proevropian të Kosovës dhe Shqipërisë!
Këtë afërsi "vëllazërore" nuk e kanë krijuar ndjenjat "pro-turke" e as ato "pro-myslimane", por janë kontradiktat dhe raportet mes popujve e shteteve në Ballkan, të tilla, që krijojnë këtë gjendje "vëllazërore" me Turqinë, të cilat pse mos t’i shfrytëzojë shteti i vogël dhe i ri i Kosovës?!
Plot kundërshtarë të marrëdhënieve të afërta me Turqinë, ankohen për mosvënie të kushteve politike për të ndërtuar miqësi të mirëfilltë, duke mbështetur këtë fakt me "borxhin" 500 vjeçar të pushtimit osman në trojet shqiptare! Të mos kuptosh që Kosova nuk është në pozicionin që mund të vë kushte të tilla, do të thotë të tregosh hapur naivitet të lartë politik e diplomatik. Nëse është e kundërta, atëherë unë kërkoj falje dhe do ta ndryshoj mendimin menjëherë!
Këtu nuk flitet për "orientimin ideologjik" të shqiptarëve, por për marrëdhënie të mira miqësore me një vend të madh Ballkanik. Është krejtësisht i pajustifikueshëm mendimi që Turqia do të kthehet ndonjëherë si pushtues në Ballkan! Rrethanat aktuale janë krejt tjera nga ato që ishin këtu e 600 vjet me parë, kur Sulltan Murati sulmoi Ballkanin. Prandaj, ndërtimi i marrëdhënieve ndërshtetërore me Turqinë aspak nuk rrezikon interesat nacionale e as rrugëtimin properëndimor të shqiptarëve!
Edhe naivi me i madh në politikë sot e di që Shqiptarët nuk i kanë "sytë" tash nga Turqia (Orienti), por nga Gjermania (Perëndimi)! Janë të paktë dhe pa ndikim ata që zgjidhjen e gjejnë tek bota e pazhvilluar e Orientit. Përkundrazi, janë me qindra-mijëra shqiptarë të interesuar të jetojnë në botën e zhvilluar perëndimore!
Politikën e jashtme të Kosovës me Turqinë, por edhe me Serbinë e me vendet tjera e diktojnë raportet e saj me SHBA-në dhe BE-në, sepse ky është interesi ynë! Dhe natyrisht që SHBA-ja dhe BE-ja nuk mund ta pengojnë Kosovën për marrëdhënie të mira me Turqinë, përderisa vet ata kanë raporte normale me këtë shtet të madh "islamik"!
Me logjikën që shtete të caktuara, në të kaluarën e largët, na kanë borxhe, në kontekstin e rrethanave aktuale në të cilat gjendet faktori shqiptar, nuk mund të realizojë asnjë raport miqësor me vende me ndikim botëror, siç është për shembull "Evropa kurvë" e cila vendosi ndarjen e tokave shqiptare me 1913, e edhe tash po e "mbanë" anën e Serbisë, por pa të cilën ëndrrat tona kombëtare vështirë se do të mund të realizohen!
Dhe, të kërkosh prej Turqisë të drejta kombëtare për minorietet do të thotë të mos duash të kesh marrëdhënie diplomatike me këtë shtet? Me atë logjikë askush s’do të kishte marrëdhënie diplomatike me këtë shtet të paçliruar nga nacionalizmi! Por, edhe sikur Turqia t’i lejonte shkollat shqipe atje, shqiptarët nuk do të ishin të interesuar të shkollohen në këtë gjuhë, me sa fëmijët e Xhim Belushit në Amerikë!
Joprofesionalizmi opozitarë vazhdon të jetë karaktersitikë e politikës së Kosovës. Në përgjithësi qëndrimet në raport me politikën e jashtme, të kryesuara nga kryeministri Thaçi, janë të gabueshme. Sa thonë Thaçi po e rikthen Serbinë, të nesërmen e harrojnë Serbinë e thonë na pruri Turqinë! Të pasnesërmen e shajnë se është servil i perëndimorëve, duke harruar që më parë e kritikuan për orientimin pro-turk! Të bësh opozitë s’do të thotë të kundërshtosh regjimin edhe kur ai ka të drejtë. Të bësh kështu do të thotë të mbjellësh në kokën e njerëzve ide dhe koncepte të gabuara, të cilat kanë pasoja në zhvillimet e mëvonshme.
Vërtetë duhet të mësohemi ta duam veten, por jo edhe të dashurohemi në vetvete siç po ndodhë! Sa mirë do të ishte që të ekzistonte kjo frikë e asimilimit kombëtar edhe në kohën kur ishim të pushtuar nga Serbia! Me siguri robëria jonë nuk do të zgjaste aq shumë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë