Mbi lirinë
Liria jonë nuk ekziston. Ose ekziston diçka e ngjashme me këtë duke e provuar vetëm realisht sipas një qëndrimi hyjnor, i cili na dikton lirinë me një kusht për t’iu bindur rregullave natyrore në shoqëri. Liria jonë ka një kufij ku më tej nuk mund të veprojmë asgjë. Edhe nëse liria na jep mundësinë e të qenit plotësisht të lirë, një rregull i vendosur nga fryma hyjnore na godet pas kurrizit: “Është deri këtu, më tej po rrezikohet sistemi”! Natyra dhe njeriu janë në disunitet të përhershëm duke mos qenë aspak të aftë të kontraktojnë logjikshëm për qëllimet e tyre të nevojshme. Edhe përkundër insistimit dhe ambicieve të pazakonta të njeriut natyra (ligjet e saj) mbetet egoiste duke na trajtuar gati gjithnjë me termin, siç e quan Kanti, “mosmarrëveshje”.
Ne tashmë e dimë që Zoti ekziston, se ai e ka krijuar universin, botën dhe njeriun. Unë nuk e kuptoj thelbësisht përse ndodh lloji i mosmarrëveshjes midis njeriut dhe natyrës? Ngjan më shumë të jetë një rregull që çon drejt sprovës. Liria e njeriut është e kurdisur që t’i përgjigjet kësaj “mosmarrëveshjeje” të natyrës. Nëse vërtet do të kishte një liri për të vepruar drejt qëllimit vetjak, atëherë nuk do të kishte lojë të diktuar. Ne diktojmë lojën tonë duke na dhënë tjetërkush rregullat, të cilat në esencë janë të ngurta. Ne jemi të lirë, por nuk mund të shkëputemi totalisht nga realiteti njerëzor. As lirinë nuk e kemi zgjedhur, as ekzistencën, thjesht na kanë dhënë si dekor për ta shfrytëzuar sipas përgjegjësisë sonë njerëzore. Pastaj kjo moszgjedhje e jona qëndron pas lojës së diktuar. Në të kundërt liria të jepet si vullnet i lirë për të vepruar, pastaj është kjo liri ajo që të shtyp.
Ne jemi të lirë të zgjedhim dhe të veprojmë varësisht intelektit dhe vullnetit tonë, por në fakt ky është një kusht befasues i yni që na detyron të kthehemi brenda kësaj, duke dashur ta mendojmë dhe fundin e lirisë, që përkon me frymën hyjnore, që më pas është ajo liri që të sundon dhe gjykon. Nëse një liri e tillë ka këtë efekt, atëherë për çfarë i hyn në punë njeriut kjo? Liri ne e quajmë këtë kusht; që ne të moszgjedhim kushtin tonë për të vepruar tërësisht sipas bindjeve tona të shkëputura nga sistemi hyjnor, dhe tjetërkush të na e zgjedhë kushtin e përditshëm dhe rregullin e ngurtë, që fundja duket kaq e logjikshme? Ka shumë gjasa që të mos e duam asnjë zgjedhje që na është ofruar nga vullneti i jashtëm, por detyrimisht jemi të diktuar ta pranojmë kushtin e përcaktuar të lirisë paraprake. Kjo mbetet një lojë e diktuar që domosdoshmërisht hidhet mbi përgjegjësinë tonë. Kishte plot të drejtë kur Spinoza e mohonte lirinë e vërtetë të njeriut , duke ia veshur shqetësimet një qenie të domosdoshme. Nëse më ndodh diçka, kjo më parë është e përcaktuar nga liria e tjetërkujt.
Kjo gjë nuk është aspak e favorshme për të mirën e njeriut i cili bën detyrën e filozofisë apo artit. Sepse kjo mund të mos shkoqë tiparet ose dallimet e arteve dhe shkencave midis qenies së domosdoshme. Këtu liria mund të sherbëjë si efekt reciprok mbi triumfin e saj, se sa mbi triumfin e shkencave dhe arteve… Këtu njeriu përfiton më shumë nga përvoja e tij e diktuar, pra nga ajo që unë e quaj “kurdisje”, se sa nga vetë liria. Dallimet i gdhend Zoti me anë të termit liri, e jo njeriu. Liria jonë është bërë vetëm për t’iu përshtatur ‘mosmarrëveshjes” së natyrës duke u ndodhur midis një loje të diktuar.
Liria ndikon fuqishëm edhe në efektet ndiesore të dashurisë. Edhe dashuria është peng i një vullneti të jashtëm. Ndonjëherë na diktohen rregulla që janë jashtë çdo parimi shpirtëror. Shumica e dashurive edhe sot përfundojnë me përcaktimin e vullnetit të jashtëm. Ngjan të kuptojmë se rrallëherë na është lejuar të zgjedhim domosdoshmërinë e llojit për të mirën tonë, por më shumë na është theksuar efekti i diktuar i përcaktimit nga vullneti i jashtëm qoftë njerëzor ose hyjnor. Ne nuk zgjedhim as në dashuri, duket shkoqur të jetë një përcaktim nga vullneti dhe fryma hyjnore. Ndryshe si do të kishte kuptim liria e cila pas një joshje të rremë mbyllet në fund hermetikisht?! Ky është kushti për të cilin askush nuk ndien përgjegjësi jashtë vetes, por brenda tij. Dy liri të ngjashme nuk mund të ketë asnjëherë, patjetër se ndodh një kusht përcaktues që i fut brenda një qëllimi të nevojshëm… Dashuritë e mëdha asnjëherë nuk janë pajtuar brenda një përcaktimi ndiesor e shpirtëror, por kanë qenë jashtë vullnetit të tyre për t’u bashkuar realisht. Diçka e kundërt ose një përcaktim i jashtëm do t’i rrënojë muret vertikale brenda tyre.
Liria ime mbetet e panjohur. Edhe nëse vdekja do më detyrojë me çdo kusht të shmang këtë ekzistencë që ma ka dhënë një Zot, sigurisht se nuk do më ndihmojë asnjë liri të mos e zgjedh këtë akt të padëshiruar. Edhe vdekja e mund lirinë tonë, sepse është një përcaktim i llojit hyjnor. Prandaj natyra dhe njeriu janë në “mosmarrëveshje”, sepse ndonjëherë ne nuk pëlqejmë të jemi viktimë e imponimit të diçkaje të keqe që s’e meritojmë assesi. Domethënë natyra është triumfi i njeriut dhe i lirisë sonë. Liria jonë mbetet vetëm një ëndërr e ndrequr sipas aftësisë dhe dëshirës sonë, e diktuar sipas efektit të jashtëm, dhe rrallëherë qëndron si liri e së mundshmes drejt qëllimit dhe lëvizjeve tona vetjake…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin