LAJMI I FUNDIT:

Mbani vijën trupore me agrume

Mbani vijën trupore me agrume

Flavonoidi i fituar nga agrumeja jep rezultate premtuese kur bëhet fjalë për parandalimin e kilogramëve të tepërt dhe simptomave të tjera, të cilat mund të çojnë deri te zhvillimi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabeti.

Një studim i realizuar te minjtë eksperimentalë ka treguar se te minjtë, të cilëve u është dhënë naringenin (flavonoidi i fituar nga agrumeja), është ngadalësuar rritja e nivelit të triglicerideve dhe kolesterolit në gjak, dhe njëkohësisht naringenina ka penguar edhe zhvillimin e rezistencës në insulinë.

Po ashtu është treguar se me konsumimin e naringeninës më lehtë mund të kontrollohet trupore.