Mashtruesit me qibrita
Filmat e mirë, gjëmojnë kohë të gjatë. Kështu edhe filmi “Xhango”, të cilin do ta përmend edhe një herë, duke u kujtuar në një fjali nga ky film: “Kjo është një përrallë gjermane, patjetër që të ketë mal në të…”. Mendova, kur ne do të kishim apo do të ishim tregimi, çka do të ishte ajo diçka, pa të cilën ky tregim nuk do të ishte i yni. Diçka që e posedojmë, por edhe e cila gjë neve, deri në posedim, na përshkruan. Mendoj se nëse ky tregim do të ishte për bashkëkohësinë tonë, kjo diçka patjetër do të ishte: hedhja e qibritave në Urën e Gurit në Shkup. Mashtruesit me qibrita, si një nga brendet më të njohur të Shkupit.
Sinqerisht dhe shkupjançe, më vjen keq dhe turpërohem, por prej vitesh një nga punët më të njohura për Shkupin ishin pikërisht këta mashtruesit me qibrita. Kjo ishte kështu në të gjitha krahinat për të cilat Shkupi ishte Qyteti (me Q të madhe), prej Novi Pazarit dhe Serbisë Jugore, përmes tërë Kosovës e deri në Follorinë e Peshkopi. Personalisht, të vetmen herë kur jam ndier, edhe i turpëruar e edhe krenar njëkohësisht, ishte kur më ndaluan disa mashtrues me qibrita në Sarajevë, të marrë pjesë në lojë, vetëm se isha prej Shkupi?! Krenar, për shkak se bllokimi, mu si censura, është një ndër komplimentet më të mëdha; por, i turpëruar për shkak se me përkatësinë time Shkupit, për ata mashtrues, isha njeri që e dija mashtrimin. Me këtë edhe bashkëpjesëmarrës në të, me definicion.
Po, për keqardhje dhe turp është ajo që, krahas aq shumë gjërave dhe brendeve të mira, na doli nga Shkupi edhe një kësi anti-brend. Mirëpo, mashtruesit me qibrita janë realiteti dhe tregimi ynë për aktualitetin tonë. Aq është i rëndomtë truku në ato tre qibrita dhe zarën, të cilat edhe sot e kësaj dite hedhen në mes ditë në Shkup te Ura e Gurit, që për shumë shkupjanë është, thjeshtë e pabesueshme, që ende ka “kurbanë” të cilët bien pre e kësaj.
Por, e rëndomta nuk është e thjeshtë dhe për shkak të kësaj, mashtrimi me qibrita është operacion i ndërlikuar dhe hedhja e qibritave institucion serioz. “Kurban” në zhargonin e mashtruesve me qibrita quhet viktima e cila bie pre e shpërblimit të shumëfishtë për zarën e gjetur. Që viktima të bie pre, në atë paraprakisht marrin pjesë shumë të tjerë, që duken si viktimë, të cilët, në mënyrë të rrejshme fitojnë apo humbin, por me këtë i bindin të tjerët në atë se gjetja e faktit se në cilin qibrit fshihet zara, është punë intelektuale?! Ata janë aq aktorë, sa që duken edhe si pensionistë edhe si studentë nga ndonjë qytet tjetër. Pas tyre ka edhe një strukturë tjetër: rojtarët. Në të dyja skajet e Urës së Gurës nga një i cili qëndron qetë dhe vështron që mos rastësisht ka ndonjë polic apo inspektor, nga ata jashtë rrethit, i cili ja, atë ditë vendos që t’i përzë mashtruesit me qibrita dhe me këtë të shpëtojë ndonjë kurban të rastësishëm, që të mos bëhet më i lehtë nga paratë e xhepit, pensioni, rroga apo honorari i tij!
Dhe, struktura e fundit bashkangjitur e atyre mashtruesve janë të ashtuquajturit “ngushëllues“. Ata një herë u tregojnë kurbaneve se ku është zara e fshehur, që pas operacionit të thonë krejtësisht për në qibritin tjetër se në fakt ka qenë aty, dhe viktimat i përcjellin me një goditje në shpinë. Mirëpo, kjo goditje është ndonjëherë aq e fuqishme, sa që ajo dhimbje, viktimat harrojnë dhimbjen nga paratë e humbura. Për këtë shkak këta quhen “ngushëllues”?!
Të them edhe atë se përse mendoj se, tani dhe këtu, mashtruesit me qibrita janë tregimi ynë, përveç faktit se iluziviteti i gjendjes politike dhe shoqërore në Maqedoni është qëmoti si skena në Urën e Gurit ku hedhen qibritat. E para, i kemi të gjitha strukturat e mashtruesve me qibrita. Nga disa rojtarë që kinse janë nga fusha e medias, organizatës joqeveritare dhe fushës eksperte, por në të vërtetë këta janë disa nëpunës shtetërorë me punë të përkohshme në parti. Të tjerët, disa pjesëmarrës në lojë, që herë aktrojnë opozitë, herë aktrojnë si të pavarur. Dhe të tretët, më të rrezikshmit e më të dhunshmit, ngushëlluesit, të cilët ende nuk mundemi t’i dimë, ngase loja është në rrjedhë, dhe të cilët, në kurriz të vetin do t’i ndiejnë vetëm kurbanët.
Kurse kurbanë, me krejt si janë, ka shumë: Zijadin Sela në Strugë, Teuta Arifi në Tetovë dhe Vllado Buçkovski në tërë Maqedoninë. Këtyre tre personave, sinqerisht u rekomandoj të shëtitin një herë kah Ura e Gurit dhe të përpiqen, aty për aty, ta mësojnë trukun e rëndomtë, por jo të thjeshtë, të qibritave: zara nuk është në asnjërën nga qibritat, ajo është në duart e mashtruesit. Kështu, sikur duket tani, sipas shenjave, pikërisht këta tre janë të parët, nga viktimat e shumta, të cilët do ta ndiejnë dhimbjen që do t’u shkaktohet nga ngushëlluesit gjatë zgjedhjeve të para që do mbahen, çfarëdo qofshin e kurdo qofshin ato.
E dyta, tani ndoshta për herë të parë kemi polic jashtë rrethit, i cili ka mundësi t’ua prish hilen e mashtruesve me qibrita (Branko Cërvenkovski). Por, edhe inspektor apo inspeksion në përfaqësuesit ndërkombëtarë. Kemi edhe të bllokuar për lojën, njerëz të cilët, ose nuk janë këtu ose nuk janë ashtu, por janë shumë me vend për Maqedoninë tani, sepse e dinë trukun e rëndomtë të mashtruesve me qibrita.
Kemi edhe dije edhe shpresë, por na duhet aksion dhe iniciativë, edhe atë nga ne, më të shumtit dhe më të këqijtë. Them më të këqijtë, sepse ne jemi ata që e dimë trukun, dhe të cilët edhe pse çdo ditë, në mes të ditës dhe në mes të Shkupit, kalojmë pranë mashtrimit dhe nuk ndërmarrim asgjë që ta pengojmë atë.
Ne të gjithë duhet të marrim pjesë në pengimin e të keqes dhe padrejtësisë, sepse do njihemi nga kjo gjë. E turpshme dhe e dhimbshme, por e saktë, mu sikur që Shkupi njihet edhe për këta mashtrues me qibrita. Nëse nuk i shpëtojmë kurbanat, ne do jemi kurbana të turpit tonë personal, vetëm ngase kemi heshtur dhe përskaj mashtrimit dhe padrejtësisë, qetë kemi kaluar!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit