Para më shumë se një muaj, në periferi të Prishtinës u bë një ndejë e madhe. Pjesëmarrës në aheng ishin dhjetëra përfaqësues të sistemit prokurorial dhe atij gjyqësor. Sebep që ajka e drejtësisë të mblidhej në një hotel ishte Enver Hasani. Pasi ai po e përmbyllte mandatin si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, e kishte parë të udhës që ta organizonte për të një ceremoni lamtumirëse.
Organizimi shkoi si më së miri, ndonëse sot e kësaj dite askush nuk dha sqarime pse Hasani i Supremes e bëri gjithë atë shpenzim për një zyrtar që deri atëherë e kryesonte një gjykatë krejt tjetër e që në fakt s’kishte të bënte asgjë me gjykatat e tjera.
Por, kjo ka më pak peshë në krahasim me rrethanën kur u organizua ndeja.
Një muaj më herët, Enver Hasani ishte ftuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të paraqitej në Departamentin për Krime të Rënda për shkak të veprave penale: “falsifikim i dokumentit zyrtar dhe keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Pra, në kohën sa po qëndronte aty, ai dyshohej për dy vepra: një të kryer në kohën kur ishte rektor dhe tjetrën në kohën sa ishte gjyqtar kushtetues.
Me veprën e dytë e ngarkonte Avokati i Popullit. Ai pretendonte se Hasani, bashkë me kryetaren e tashme të Kushtetueses, Arta Rama-Hajrizi, kishin vënë mbi një vendim nënshkrimin e gjyqtarit kushtetues amerikan, Robert Carolan, me qëllim qe ta përligjnin hedhjen poshtë të lëndës së ngritur prej tij, lidhur me (pakushtetutshmërinë e vendimit të presidentes Jahjaga, për vazhdim të mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë.
Derisa Prokuroria Speciale ende nuk e kishte marr rastin, Avokati i Popullit publikisht u ankua se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar. dhe shefi i Misionit EULEX, Gabriele Meucci, po i pengonin hetimet që ishin duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për shkelje ligjore dhe kushtetuese të kryera nga Hasani.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Hasani po i jepte fund mandatit në Kushtetuese duke qëndruar në mesin e atyre njerëzve që parimisht do të duhej ta vënin në bankën e të akuzuarit.
Njëri nga të pranishmit, i cili ishte në ndejë si anëtar i Këshillit Prokurorial, le që nuk shihte asgjë të keqe që i cakërronte gotat me një të dyshuar për falsifikim, por haptas e pranonte se do të ndihej keq sikur të mos ftohej në atë ceremoni.
Për fat të keq ai nuk jeton në një vend si Japonia. Atje, ish-ministri i Drejtësisë, Keishu Tanaka, kishte paraqitur dorëheqje vetëm pse kishte pranuar se kishte qenë i ftuar nderi në dasmën e një pjesëtari të mafisë japoneze, Yakuza, 30 vjet më parë.
Prokuroria Speciale bëri mirë që i mori për bazë dëshmitë e ofruara nga Avokati i Popullit, por Hasani e Rama-Hajrizi nuk u paraqiten asnjëherë në gjykatë duke u thirrur në imunitetin kushtetues.
Për lëndën e ngritur nga Avokati i Popullit, Hasani edhe mund ta bëjë këtë gjë, pasi lidhet me fushëveprimin e tij si gjyqtar kushtetues, por imuniteti nuk i hynë në punë në aktakuzën që ka ngritur tash Prokuroria Speciale për veprën e parë, “Mashtrimi në detyrë”, në kohën sa ka qenë rektor i Universitetit të Prishtinës.
Hasani ka vjet që i ka zhveshur nga imuniteti deputetët, ministrat, por edhe vet kreun e shtetit në rastet e ndjekjeve penale që nuk lidhen me fushëveprimtarin e tyre. Zhveshja nga imuniteti tash duhet të vlejë edhe për të.
Nëse konfirmohen pretendimet e prokurorisë se ai bashkë me dy persona të tjerë kanë falsifikuar kontratën origjinale, “Përkthimi i librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, për nevojat e Universitetit të Prishtinës”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, atëherë del se Hasani është një falsifikator kronik.
Hasani, për shumë vjet është ndier padron i ligjit në Kosovë. Atij nuk iu tërhoq vërejtja kur e shpërfilli Kuvendin e Kosovës dhe e mori të drejtën që t’u kërkonte drejtpërdrejtë presidentit të atëhershëm të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe ish-zyrtares së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, vazhdimin e mandatit të tre kolegëve ndërkombëtarë, sikundër që nuk iu tërhoq vërejtja as atëherë kur e pranoi kthimin e kundërligjshëm të Carolanit në gjykatë, edhe pse Ligji për Gjykatën Kushtetuese e ndalonte kategorikisht çdo kthim pas dorëheqjes.
Hasani nuk ka dhënë llogari që bashkë me të tjerët e kanë thyer parimin e shumicës parlamentare, që kanë gjykuar me kute të dyfishta dhe që e kanë zhvatur pamëshirshëm buxhetin.
Të tillë Gjykatës Kushtetues nuk i janë dashur e as nuk i duhen vendit!
Hasani gjatë gjithë kohës ka folur në emër të ligjit, prandaj në emër të ligjit duhet të përgjigjet edhe për akuzat që rëndojnë mbi të.
(Autori është drejtor i informacionit në Tribuna Media Group)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Ushqimet që duhet t'i hani për syfyr për të pasur energji gjatë agjërimit

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi