LAJMI I FUNDIT:

Mashkulli ideal nuk ekziston!?

Mashkulli ideal nuk ekziston!?

Femrat të cilat vazhdojnë të kërkojnë ‘mashkullin e duhur’ edhe pas moshës 30-vjeçare, janë të gjykuara që të jetojnë vetëm- thotë Lori Gottlieb, autore e librit kontrovers “Marry Him: The Case for Settling for Mr Good Enough”.

Ajo kërkon nga fermat që të mos e kërkojnë mashkullin e përsosur, por të zgjedhin atë që iu përshtatet.

Gottlieb thotë se besimi se ekziston mashkulli ideal është vetëm një mit, ndërsa për këtë fajëson filmat romantikë të cilët i nxisin femrat të kërkojnë dashuri të tillë.

Problemi i femrave, sipas Gottlieb, është se e teprojnë me idealizimin e martesës, ndërsa, gjithmonë sipas autores, ideja e dashurisë romantike është thjeshtë një fantazi e cila i bën femrat të lumtura në momentin kur mendojnë për diçka të tillë. /Telegrafi/