Masakra që u harrua nga pushtetarët
Dymbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk po mund ta besoj këtë realitet. Deri tani kanë ndodhur shumë gjëra, duke filluar nga bombardimi i NATO-s më 1999, zbarkimi i misionit të UNMIK-ut, mbajtja e disa palë zgjedhjeve, shpallja e pavarësisë së Kosovës e vendosja e një misioni të ri ndërkombëtar, EULEX-it.
Dymbëdhjetë vjet pas tmerreve që përjetuam, sikur harruam çdo gjë nga e kaluara jonë e dhimbshme, sikur po shohim shumë të ardhmen tonë dhe po “punojmë” me aq zell për të ardhmen e “ndritur” që e kanë vizatuar në mendjet e tyre liderët tanë.
U harrua diçka e rëndësishme, që vetëm dymbëdhjetë vjet më parë të gjithë ne qytetarët e Klinës, pas një urdhri të paramilitarëve serbë lëshuam shtëpitë tona, ikëm me një ndjenjë tmerri që tani nuk e përshkruajmë dot…Tmerr, frikë, britma nënash e fëmijësh, krisma armësh, ecje maratonike në këmbë, tentim për të hyrë në një fshat, përballje me forcat serbe. Kur ne po niseshim në drejtim të Gjakovës, forcat e UÇK-së na dolën në rrugë dhe na preferuan të ktheheshim në Kralan. Kësisoj Klina u nda në dysh, në Kralan dhe Pastasel. Ishte gëzimi i parë pas disa orë rrugë që takuam forcat e UÇK-së, ata ishin shqiptar që na udhëzonin kah të shkonim. Por ky ishte vetëm gëzim i momentit, pasi edhe fjalët e premtimet e tyre ‘se mund të ju mbrojmë me javë për shkak të pozicionit të Kralanit’, ishin të momentit sa për të ndikuar në qetësimin e masës dhe kaq!?
Pas katër ditë qëndrimi në Kralan, forcat serbe depërtuan në fshat, kështu ndodhi dhe në Pastasel. Premtimet e UCK-së mbeten fjalë për ngritje morali në luftë, sepse nuk kaluan orë që forcat ushtarake serbe të hyjnë në fshat dhe të përballeshin me qytetarët e Klinës dhe më gjerë, që të gjithë civilë. Të radhitur në atë mënyrë sa nuk dinim cka të bënim, dëgjonim fjalët ‘po ndajnë’, ‘s’po ndajnë’, ‘dorëzohemi’, ‘ikim malit’, ‘Zoti ju ndihmoftë’, ‘mos na vini pas’, ‘presim këtu’, ‘merremi vesh me ta’…. Kështu vazhduam rrugën drejt fshatit ku edhe nisi ndalimi i të gjithë meshkujve. Disa pasi vërejtën se po i ndalonin të rinjtë provuan fatin duke ikur malit, ndërsa fëmijët, gratë, vajzat vazhduan drejt e në Shqipëri në këmbë.
Ishte 2 prilli 1999. Në dy netët më pas nga grupi i Kralanit u liruan disa, ndërsa nga 4 prilli mbetën burrat dhe të rinjtë më të shëndoshë të Klinës, për të dëgjuar për herë të fundit ndonjë informacion për ta. Edhe sot një numër i madh i tyre konsiderohen të zhdukur dhe i mungojnë familjeve, Klinës e Kosovës.
Si askund tjetër, rasti i Kralanit ka mbetur aq i heshtur, njerëzit që ishin në këtë grup, duke përfshirë edhe vëllanë tim, Hisni Krasniqi (atëbotë 22 vjeçar) nuk u përkujtuan as edhe një herë të vetme për këto dymbëdhjetë vjet lirie. Sot ne familjarët bëjmë shumë pyetje për të cilat nuk po marrim përgjigje. Pse kjo heshtje, pse kjo harresë për njerëzit që u flijuan për lirinë e Kosovës, pse pushtetarët me vite u fshehën pas fjalëve: ‘janë gjallë’, ‘do të kthehen’, ‘kemi folur’..? Kufomat e disa të rënëve gjatë luftës në Kosovës janë gjetur, por rreth dy mijë tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. Shpresat se ata janë të gjallë kanë filluar të vdesin dhe të zëvendësohen me lutjet për të gjetur eshtrat e tyre.
Masakra e Kralanit ishte më e madhja ku pësuan qytetarët e Klinës me 86 burra e djem të rinj që vazhdojnë të jenë të zhdukur. Dymbëdhjetë vjet pas lufte nuk e përkujtua 28 marsi kur ndodhi ekzodi për popullatën e Klinës dhe më gjerë, nuk u përkujtua institucionalisht as edhe dita e fundit që ne qytetarët e Klinës e kaluam bashkë me këta baballarë, bij e nipa, kur lëshuam dhunshëm shtëpitë tona. Nuk u përkujtua 4 prillin si datë zyrtare e zhdukjes së shumë qytetarëve të Klinës dhe më gjerë. Dymbëdhjetë vjet pas çuditem me ‘harresën’ e atyre që s’do të duhej ta lejonin këtë. Komuna e Klinës, me apo pa vetëdije, me apo pa qëllim e ka harruar këtë datë! Kurse ne familjarët i përkujtojmë ata që na mungojnë në shtëpitë tona, duke pritur miq dhe farefis që na vizitojnë për ta ndarë dhembjen me ne, presim njerëz që nuk kanë harruar se në prill 1999 në Klinë ka ndodhur një masakër e madhe, masakra e Kralanit.
(Autori është vëllai i të rënit, Hisni Krasniqi)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin