LAJMI I FUNDIT:

Martesa me djallin

U kapa të shkruaja për një ngjarje tronditëse kisha me quajt, që po ndodhë në qytetin e Shkodrës, që ende nuk po më hiqet nga koka. Në Shkodër ekziston një shoqatë që po merret me ndërmjetësim të martesave, ndërmjet meshkujve serb në moshë të thyer dhe vajzave të reja shqiptare të viseve rurale të Shkodrës. Dhe kjo shoqatë deri më tash paska bërë ndërmjetësimin e 87 martesave të tilla. Edhe 8000 meshkuj serb të regjistruar në këtë shoqatë, po presin të gjejnë një “nuse” shqiptare për tu martuar. Prindërit e atyre vajzave të reja në këmbim të lekëve, po ju japin vajzat e tyre këtyre serbëve për “nuse”.

Këtë fakt që po ndodhë në Shkodër e pata dëgjuar edhe më herët nëpër media, por të them të drejtën nuk doja të besoja që vajzat shqiptare po e bëjnë një gjë të tillë, të martohen edhe me djallin, por ja që kjo ishte e vërtetë dhe dorën në zemër më irritojë pa masë. Në një qytet si Shkodra që njihet ndër shekuj për traditat e larta kombëtare, të ndodhë një gjë e tillë kurrë se kisha besuar dhe akoma s’po mundem të besojë. Haj me det kombi ynë se në çfarë niveli ka ra. Turp, derisa në Kosovë plagët e luftës ende janë të hapura, 15000 shqiptarë të vrarë, 2000 shqiptarë konsiderohen akoma të zhdukur, mijëra femra shqiptare të dhunuara nga kriminelët serb dhe mbi 120000 shtëpi të djegura, dhe femrat tona të martohen me armikun nuk e kisha besuar kurrë. Por, fatkeqësisht një gjë e tillë po ndodhë. Ky është një krim i rëndë që po u bëhet vajzave të pafajshme shqiptare, nga prindërit e tyre, por edhe nga ajo shoqatë që po merret me ndërmjetësimin e këtyre martesave të çoroditura. Ato vajza kurrë s’do të jenë të lumtura në ato martesa, por vetëm të përbuzura.

Andaj, Qeveria e Shqipërisë duhet të alarmohet dhe të reagojë për këtë që po ndodhë në qytetin e Shkodrës, dhe jo të heshtin dhe të rijnë duarkryq para këtij krimi që po ndodhë, ata përfaqësues të asaj shoqate t’i arrestojë që po bëjnë ndërmjetësimin e këtyre martesave të imponuara, por njëkohësisht edhe prindërit e atyre vajzave të dalin para organeve të drejtësisë, që në shkëmbim të lekut po ju japin vajzat e tyre meshkujve serb për “nuse”. Ky reagim i qeverisë shqiptare duhet të ndodhë për dy arsye, e para për çështje humane për hir të atyre vajzave, dhe e dyta për çështje atdhetare. Me armikun kurrë s’duhet të bëhen martesa, armiku mbetet armik, “ujku qimen e ndërron, zanatin se harron”.


(Autori është publicist dhe gazetarë në NacionalAlbania)

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori