LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për tregti, rrezikon marrëdhëniet Kosovë – Turqi

Marrëveshja për tregti, rrezikon marrëdhëniet Kosovë – Turqi

Marrëveshja për tregti të lirë mes Kosovës e Turqisë, është ratifikuar nga Parlamenti i Turqisë dhe tashmë është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare. Parlamenti i Kosovës ndërkaq, ende nuk po merret me këtë çështje.

Ekspertët nga ana tjetër kanë mendime të ndryshme për sa i përket marrëveshjes. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEAK), Safet Gërxhaliu shprehet për ratifikim të shpejtë të marrëveshjes, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, marrëveshjen e sheh si sfiduese.

Marrëveshja e cila është asimetrike duke i mbrojtur prodhimet vendore kosovare në afat prej 10 vjetësh, për kryetarin e OEK-ut Safet Gërxhaliu është e pranueshme, prandaj kërkon ratifikim nga Parlamenti i vendit.


“Në rend të parë një prolongim i nënshkrimit të një marrëveshje të tillë dhe ratifikimit nuk i bën nderë raporteve Kosovë e Turqi. Është koha kur duhet të jemi shumë më pragmatik dhe nuk duhet të kemi frikë nga partneriteti dhe dialogu konstruktiv. Duhet të të gjendet modaliteti që bashkërisht të jemi aktorë në projekte të mëdha edhe jashtë Kosovës edhe jashtë Turqisë”, tha ai.

Gërxhaliu nuk frikohet nga marrëveshja për Tregti të Lirë me Turqinë, sepse sipas tij, Kosova për Turqinë, është një treg i vogël. “Nuk është interesi i Turqisë të jetë vetëm për tregti në Kosovë sepse është treg i vogël, por ne duhet të dimë ti adresojmë kërkesat dhe të kemi biznes-plane konkrete që t’iu ofrojmë dhe të hyhet në partneritet”, thekson ai, raporton radio Kosova.

Po ashtu Gërxhaliu beson në atë që shumë prodhues në Kosovë s’po mund të besojnë, se edhe Kosova mund të eksportojë produkte në Turqi. “Nëse shkoni e vizitoni tregun e Turqisë, atje shihen produkte të ndryshme të botës. Nëse të tjerët mund të depërtojnë pse nuk mundet edhe Kosova me depërtua”, thekson i pari i OEK-ut.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), nga ana tjetër, ka qenë një prej asociacioneve të vetme që ka ofruar listë të produkteve nga Kosova që duhet të mbrohen nga marrëveshja në fjalë. Por, drejtori i kësaj Ode, Arian Zeka, marrëveshjen e sheh sfiduese.

“E para për shkak se Turqia është një fuqi e madhe industriale e cila sfidon edhe ekonomitë e vendeve më të zhvilluara, dhe e dyta për shkak se në të njëjtën kohë para hyrjes në fuqi të këtyre marrëveshjeve për tregti të lirë nuk kemi pasur një rritje të fuqisë konkurruese të prodhuesve vendorë, nuk kemi parë politika mbështetëse në këtë aspekt nga ana e institucioneve të vendit”, tha Zeka.

Edhe pse marrëveshjen e sheh si sfiduese, Zeka marrëveshjet për Tregti të Lirë në parim i sheh si mundësi. “E kemi diskutuar shumë shpesh me biznese, edhe unë personalisht besoj që marrëveshjet për tregti të lirë paraqesin mundësi dhe jo aq shumë sfidë, por po flasim në rrethana të tjera. Natyrisht që hapja e tregut me Turqinë do t’iu mundësonte edhe bizneseve kosovare që ti eksportonin produktet e tyre atje. Por tash kthehemi tek çështja e kapaciteteve të mangëta”, u shpreh Drejtori i OEAK-së Arian Zeka.

Ndryshe, të gjithë shtetet përreth Kosovës, duke u nisur nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja e Hercegovina si dhe Mali i Zi, kanë ratifikuar marrëveshjet e tyre për tregti të Lirë me Turqinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori