LAJMI I FUNDIT:

Marketing Kingdom Istanbul, ngjarja të cilën duhet ta përcjell çdo i punësuar në marketing

Marketing Kingdom Istanbul, ngjarja të cilën duhet ta përcjell çdo  i punësuar në marketing

Profesionistët më të njohur për marketing nga kompani si Facebook, Twitter, Google, Coca-Cola, Carlsber, Lego dhe P&G do të tubohen në Marketing Kingdom Istanbul nga 26-27 Maj 2016 në Stamboll për të diskutuar trendet dhe sfidat e sotme në marketing që ndryshojnë dita ditës.

Ky event ekstravagant për marketing do të përfshij prezentime rreth trendeve më aktuale duke u fokusuar në teknologji dhe marketing, mobile marketing, përmbajtje e gjeneruar sipas shfrytëzuesit, fushata të personalizuara dhe menaxhim me komunitetin.

Istanbul banner

Lista e folësve në Marketing Kingdom Istanbul përmban kremin e industrisë së marketingut:

•Andreas Toscano Mielenhausen, Drejtor kreativ për ZOO – për Itali&Spanjë, Google
•Amira Rashad, Udhëheqës rajonal i Brand Advertising, Facebook
•Facundo Lavino, EMEA Partner për shitje në Twitter
•Richard Harless, Menaxher për Gjermani në Shazam Entertainment
•Tim McLoughlin, Udhëheqës i Rrjeteve Sociale, Saatchi and Saatchi
•Anja Jakubowski, Drejtor Gjeneral për Polsk dhe Baltic, Coca-Cola
•Lars Silberbauer, Udhëheqës global për Rrjete sociale dhe kërkim në LEGO
•Katie Morse, Nënkryetar për Social Media, Nielsen
•Greg Allum, Udhëheqës i rrjeteve sociale , Sony
•Daniel Fellows, Menaxher i lartë për ndërveprim digjital dhe social në Vodafone
•Rohini Behl, Drejtor marketingu dhe ekselence në Unilever
•Daria Radota Rasmussen, Drejtor global për komunikime të integruara në Carlsberg Group
•Andrea Monaci, Drejtor i Marketingut në Cloud për Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë në HP
•Adam Clyne, Udhëheqës digjital në EMEA, Weber Shandwick
•Pierandrea Quarta, Menaxhere globale digjitale për brand në Head & Shoulder, Procter & Gamble
•Maksimilian Kallhed, Themelues dhe drejtor i The Pop Up Agency
•John Brown, Drejtor dhe udhëheqës për ndërveprim në Hotwire PR

Për informacione rreth agjendës dhe çmimeve vizito: http://www.thepworld.com/pevents/event/122/marketing-kingdom-istanbul /Telegrafi/