Nuk i preferon shumë intervistat ndaj shpesh dhe i refuzon gazetarët. Gjithsesi këngëtarja e njohur shqiptare Mariza Ikonomi, pas albumit të fundit “Ditari” dhe videoklipit të suksesshëm të saj “S’të kam harruar”, nё njё intervistё pёr “Unё gruaja”, tregon planet e së ardhmes, emocionet e një vere të kaluar mes Jugut të Shqipërisë dhe Spanjës, jetën e natës me gjithë aspektet që e përbëjnë atë dhe pa dyshim dhe shumë detaje të jetës së saj intime....
Një rikthim tek natyra e vërtetë e Marizës. Cilat janë elementet e kësaj natyre, që e cilëson si të vërtetë, të thellë, autentike?
-Gjatë viteve të fundit kam eksperimentuar në muzikën që kam bërë. Kam shartuar disa rryma dhe tendenca muzikore. Por ajo e vërteta e imja është rroku dhe altenativja. Aty jam e apasionuar dhe mendoj se jam më shumë vetvetja.
Një tendencë që nuk dallohet në videoklipin që ka qarkulluar gjatë verës. Ideja e performancës vizive ishte e huazuar nga filmat e Celentanos?
-Ka qenë një ide e huazuar nga mbresat e lëna nga ato filma, pse ta fsheh. Unë jam rritur me ato imazhe, jam brumosur dhe me kinematografinë italiane. Ishte një klip veror dhe duke qenë se deti, shkëmbinjtë ishin konsumuar mendova për vreshtat e rrushit. Dhe kënga ishte e veçantë dhe pak surprizë, sepse njerëzit nuk ishin mësuar me atë lloj imazhi, tek unë. Për sa i përket zhanrit ka qenë dhe ky një eksperiment i mbështetur paksa tek muzika popullore e Jugut por ka shumë pjesë nga vetvetja dhe nga natyra e vërtetë e imja.
Një imazh tejet sensual. Kjo është natyra juaj e vërtetë?
-Mendoj se po. Unë jam e çiltër, e qeshur, diellore. Fakti që dhe në klip kam qenë e tillë më pëlqen. Por imazhi i videos le të themi që nuk është ai i vërteti.
Ndërkohë përflitet se je duke menduar për diçka të re. Mund të themi më shumë detaje për klipin në vijim?
-Do jem vetëm. Mendoj se do realizohet në Shqipëri dhe pse shumë detaje nuk dua t’i tregoj. Do jetë ndryshe luku, kënga. Do jetë ai rikthimi tek Mariza e vërtetë dhe tek rroku dhe alternativja.
Vera është një periudhë e artë për këngëtaret. Duhet të ketë qenë e tillë dhe për llogarinë tënde bankare?
-Ka qenë me të vërtetë e tillë. Kam kënduar në shumë vende të Shqipërisë veçanërisht në Jug. Kam ndërthurur punën me plazhin, kam pushuar dhe jam gati që sezonin e ri ta nis përsëri fuqishëm.
Flitet shpesh për fitimet e majme të këngëtareve, ndonjëherë dhe shifra të ekzagjeruara. Sa paguhet Mariza për një koncert?
-E kam parim në punët e mia të mos them shifra. Por jam pjesë e tregut të vlerësuar dhe janë shifra të konsiderueshme dhe të mira. Mendoj se varet ku shkon dhe imazhi që ke. Kur je këngëtare e mirëfilltë është pak më e vështirë pasi shpesh herë tregu kërkon të jesh një kukull që lëviz gojën, gjë që unë nuk mund ta bëj. Muzika live për mua është jetë dhe nuk mund të bëj kompromis me artin tim. Megjithatë ka shumë njerëz që e vlerësojnë këtë të fundit dhe unë jam vërtet e kënaqur në vendet që zgjedh për të kënduar.
E çuditshmja e kësaj vere?
-Një javë kam qenë pa gjumë. Isha në Spanjë dhe kam eksploruar çdo cep duke ecur pa fund.
Përveç videoklipit të ri plane të tjera?
-Jam duke u përgatitur për 3 koncerte të rëndësishme, dy në New York dhe një në Hollandë. Bën një jetë të mbushur me gjallëri, koncerte, muzikë, zhurma.
Ka diçka tjetër të rëndësishme në jetën tënde?
-Ka. Unë merrem me muzikën dhe më kënaq fakti që këndoj, që kompozoj, që futem në një botë tjetër ku rri me orë të tëra. Por më pëlqen dhe kundrimi i natyrës, librat, baleti, pasioni për kafshët, sporti. Ka shumë gjëra që më bëjnë të ndjehem mirë në të përditshmen time.
Ju atribuohen shpesh lidhje me djemtë. Të dashur që ndërrohen, aludohen dhe flirte. Sa të vërteta ka brenda tyre?
-Mediat gjithnjë ekzagjerojnë. Nëse mund të ketë pasur diçka një pëlqim ato gjithnjë e kanë ekzagjeruar. Nuk kam një lidhje aktualisht.
Je në kërkim?
-Jo. Do doja të kisha dikë që t’i përkushtohesha dhe të më përkushtohej. Por ndonjëherë gjërat vijnë atëherë kur nuk i pret.
Tregu i muzikës gëlon nga femrat këngëtare. Ka shumë xhelozi mes jush?
-Sigurisht që ka. Arti sado i bukur është ka shumë intriga brenda vetes, gjë që të tjerët nuk e kuptojnë. Vetëm ne që jemi brenda i dimë shumë mirë. Këto ekzistojnë në të gjitha fushat e jetës, por në art janë më agresive. Marrëdhëniet e mia me koleget janë shumë të mira. Kam shumë kolege të cilat i kam shoqe me kufi.
Po armike ke shumë?
-Patjetër që po. Në rrugën e muzikës nuk jam mërzitur kurrë nga armiqësitë e të tjerave. Armiqësia e kolegeve më shtyn të eci përpara dhe të kuptoj talentin që kam dhe të kuptoj vlerat e mia më mirë.
Fotografohesh shpesh nëpër pube dhe je një frekuentuese e jetës së natës. Çfarë ka atje të veçantë që të tërheq?
-Më pëlqen jeta e natës. Jam mësuar të punoj aty që e vogël. Më pëlqen muzika, ambienti, lirshmëria që kanë njerëzit, njohja me njerëz të rinj. Të lejohet diçka më shumë. Fakti që kërcej më bën të ndjehem mirë. Sidomos kur përreth kam njerëz që i dua.
Pijet dhe alkooli pjesë e këtyre netëve të pagjuma?
-Futet dhe alkooli. E konsumoj por jo shumë. Ndonjëherë nuk ka nevojë të pish kur ke muzikë të mirë, biseda të këndshme mes miqsh. Kjo më bën të ndihem më mirë se sa të pi alkool. Më shumë pi ujë pa gaz…(qesh)
Je një vajzë me fat? Të gjitha aspektet e jetës tënde shkëlqejnë. Tek ti çfarë nuk ndriçon?
-Edhe unë kam pasur ëndrrat e mia në sirtar. Mendoj se njeriu duhet të kënaqet me arritjet e veta dhe duhet të kuptojë rëndësinë që kanë. Të gjithë ne kemi lindur për një qëllim. Jam me fat që këndoj, që jam një njeri normal, që ekzistoj, që kam njerëz që më duan dhe më lumturojnë. Pastaj ndonjëherë diçka shkon më mirë ndonjëherë pak më mirë. Duhen dhe këto që jeta të mos të bëhet monotone.
Ndërkohë je 25 vjeçe. Shumë moshatare të tuat janë rritur, kanë një bashkëshort në krah dhe kanë dhe fëmijë. Bëjnë pjesë këto në planet e tua?
-Kjo gjë nuk bëhet me plan. Unë i adhuroj fëmijët,më pëlqen që nesër të kem një familje, të cilës do i dhuroj gjithë dashurinë. Por tani për tani nuk ekziston. Por kur se pret vijnë shumë gjëra. Jeta ka të papritura. Ndoshta më vonë.
Ke kënduar që e vogël dhe nuk je nga ato vajza që shoqërohen nga të afërmit nëpër koncerte. Ke abuzuar ndonjëherë me lirinë që të është dhënë?
-Nuk e mbaj mend. Abuzimi i lirisë ndodh vetëm atëherë kur cenon lirinë e tjetrit. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Me prindërit kam qenë gjithnjë e hapur dhe mbase kjo gjë i ka bërë ato të më lënë dhe më të lirë./Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?