Maqedonia, një shtet artificial dhe aspak funksional, gjithnjë e me shumë po jep shenja që nuk ka të ardhme. Se sa do t’i zgjatet jeta një shteti i cili në emërtimin e tij është Maqedoni, por se në esencë përbehet nga kombe krejtësisht tjera nga sa thirret, mbetet koha t’i përgjigjet.
Maqedonia, republikë e krijuar artificialisht gjithnjë në shërbim të politikave shoviniste serbo-sllave, të cilat janë vazhdimësi e përpjekjeve të zhbërjes së shqiptarëve gjithandej. Në kohën e ish Jugosllavisë kishte vetëm një qëllim ndarjen e shqiptarëve dhe këtë qellim vazhdon ta ketë edhe sot.
Por, pse ende është në këmbë një shtet i tillë edhe pas zhbërjes së Jugosllavisë, këtu faji është i shumanshëm, madje një pjesë të madhe të ti e bartin vet shqiptarët.
Ekzistenca e shtetit maqedonas me asocion me ish Perandorinë Osmane, në kohen kur politikisht ishte shembur dhe tentativa e vetme për ta shpëtuar kishte mbetur pikërisht në trojet shqiptare.
Pse ndodhi kjo në atë kohë? Besoj se ishin investimet e trekëndëshit greko-turko-sllav, i cili qëllim kishte zhbërjen e shqiptarëve, përmes konventave tashmë të njohura, duke investuar në skenarë nga me të ndryshmet, kinse shqiptarët nuk eksitojnë, dhe, këta të cilët janë në kryengritje për liri dhe pavarësi, na qenkan milet osman të cilët po e mbrojnë Perandorinë, duke u dhënë përpjekjeve të shqiptarëve ngjyrim fetar e jo kombëtar, në mënyrë që para botës të dominoj propaganda e tyre.
Elemente të ngjashme po paraqiten edhe sot në protestat e shqiptarëve në Shkup, Tetove dhe gjithandej Maqedonisë. Përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe demokraci u jepet ngjyrosje fetare, pasi që me apo pa vetëdije, vet po e tolerojnë një gjë të tillë, duke lejuar që në mesin e protestuesve të paraqiten edhe elemente dhe simbole aziatike dhe tek të cilat fokusi i mediave është i madh.
Qëllimi i armiqve të shqiptarëve është armiqësimi i tyre me Evropën, për këtë qellim është investuar me shekuj, por për fat të keq edhe ne kemi bashkëpunuar me ta, në forma të ndryshme. Prandaj, protestat shqiptare duhet të jenë të organizuara mirë, me mbështetje nga politika dhe të eliminohet çdo përpjekje për ngjyrosje fetare. Në protestat shqiptare s’ka çka kërkon asnjë simbol pos i atij kombëtar shqiptar.
Çështja e problemit maqedonas nuk është aq e thjeshtë sa të strukturohet si e karakterit fetar. Aty thyhen shpata të mëdha, madje mund të cilësohen edhe si përplasje e fuqive të mëdha, njëjtë siç mund të cilësohen edhe përplasja e Ukrainës me Rusinë.
Shteti Maqedonisë kontestohet nga Greqia, për shkak të emrit, por që në zhbërjen e tij janë të interesuara edhe shtetet tjera fqinjë të cilat kanë pretendime etno-kulturore e territoriale. Në këtë kontekst shqiptarët vazhdojnë të jenë etnia e cila edhe përkundër faktit se ky shtet nuk i respekton as si komb shtetformues e as si pakicë, shqiptarët dalin si forca mbrojtëse e këtij konstrukti shtetëror.
Politika shqiptare në Maqedoni nuk tregon asnjë vizion për një të ardhme ndryshe, por nën frazën e Marrëveshjes së Ohrit e cila tashme respektohet dhe përflitet vetëm nga ata vet dhe assesi nuk është ne agjendën shtetërore maqedonase. Për politiken shqiptare lufta është shndërruar në dhe për pjesëmarrje në qeveri, luftë e pakompromis me të gjitha mjetet.
Thirrjet e fundit drejtuar BDI-së për të dalë nga koalicioni, nëse kjo do të ndodhte, nuk do të ishte befasi, nëse këtë rast do ta shfrytëzonte menjëherë PDSH-ja për t’u futur në qeveri, pasi që kanë treguar se qëllimi i tyre nuk është ai i të mirës së përgjithshme, interesi i shqiptarëve, por qëllimet partiake. Modele këto të cilat tashmë i kanë mësuar nga politika në Prishtinë dhe Tiranë.
Maqedonia është vendi ku shqiptarët përpos që shtypen brutalisht, iu shërben agjenturave të ndryshme antishqiptare për të shkatërruar imazhin e shqiptarëve në botë, dhe përçarjen mes tyre, në mënyrë që në një ndryshim eventual të kufijve në këtë rajon, të mos jenë të bashkuar dhe të mos gëzojnë përkrahjen ë komunitetit ndërkombëtar, njëjtë siç ndodhi në kohën e luftërave ballkanike.
Shqiptarët duhet urgjentisht në nivel nacional të ulen dhe të krijojnë strategji kombëtare, e për këtë përgjegjësia bije në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Shqiptarët nuk duhet të bëhen faktor destabilizimi i rajonit, por as nuk bën të lejohet të luhet me ta. Është e papranueshme që edhe sot të mos kemi projekt mbarëkombëtar dhe të lejojmë që çdokush të luaj me ne sit ë ishim jetim.
Do të ishte i mirë apeli ndaj qeverive të Tiranës dhe Prishtinës dhe politikës shqiptare në përgjithësi që të ulen në bashkëpunim dhe të tregojnë mature duke e vendosur çështjen kombëtare në rënd të parë dhe duke krijuar strategji afatgjata kombëtare të përbashkëta, në bazë te të cilave do të përputheshin politikat e brendshme dhe të jashtme të vendeve respektive.
Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur për ndryshime të mëdha, të jenë proaktivë në ndërtimin e strategjive gjeopolitike dhe ndërtimin e miqësive me komunitetin ndërkombëtar (Evropën) e mos të besojnë që duke vjedhur e plaçkitur vendin të tjerët do t’i kryejnë punët tona.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin