Duke ndjekur propagandën e pandërprerë luftënxitëse të medieve të Beogradit, shtrohet pyetja se për çka dreqin po bisedojnë shqiptarët e serbët në Bruksel?
Sa më shumë që kalojnë vitet e luftës në ish-Jugosllavi, vërehet qartë ballkanizim i politikës se BE-së kundruall Kosovës, por edhe ndaj Ballkanit Perëndimor në tërësi.
Çdo përvjetor i çlirimit në Kroaci, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, nxjerr në skenë gjithë makinerinë propagandistike serbe për krimet që paskan bërë të tjerët ndaj serbëve.
Makineria propagandistike serbe nuk e thotë edhe një fjalë për luftën që e filluan vet serbët dhe për gjithë krimet e shkatërrimet që bënë ata në të gjitha trevat ku kaluan. Shtypi i Beogradit shkruan për vrasje fëmijësh serbë, për spastrim etnik, për krime lufte dhe dëbime masive të serbëve nga trojet e tyre, duke mohuar vendosmërisht gjenocidin serb në Srebrenicë, masakrimin e kroatëve në territoret që kishte pushtuar Srpska Kraina, pushkatimin e gjithë stafit mjekësor dhe të pacientëve të spitalit të Vukovarit, vrasjen e 3372 fëmijëve boshnjakë, 700 fëmijëve shqiptarë të Kosovës dhe dëbimin e një milion shqiptarëve etnik nga trojet e tyre.
Vërehet qartë se pikësynim i Serbisë është inkriminimi me çdo kusht i NATO-s dhe SHBA-ve në vrasjen e serbëve dhe bombardimin e Serbisë, pa theksuar asnjëherë pse ndodhi bombardimi dhe ndërhyrja e forcave ndërkombëtare. Nuk shkruan as nuk flet Serbia për mijëra të zhdukur shqiptarë e boshnjakë, me kufomat e të cilëve Beogradi akoma bën politikë. Nga shkrimet e shtypit serb fitohet përshtypja se shqiptarët paskan shkuar të varrosen e zhduken vet në varrezat masive në Batajnicë, Petrovo Selo e Ribnicë. Kjo nuk mund të quhet ndryshe përpos ironi fashiste e lindur serbe.
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rusia sërish me veto pengon miratimin e rezolutës për gjenocidin serb ndaj boshnjakëve në Srebrenicë. Fushatës së shfrenuar serbe iu nënshtrua edhe diplomacia evropiane dhe kështu në manifestimin e shtetësisë së Kroacisë nuk pranuan të marrin pjesë shumë përfaqësues shtetëror evropian, të ftuar për këtë festë. Krimet dhe pastrimi etnik serb përmendet tepër rrallë. Fitohet përshtypja se konfliktin ne ish-Jugosllavi e nisën kroatët, boshnjakët e shqiptarët, e jo serbët.
Në Kosovë, pas rezistencës njëvjeçare kundër formimit të Gjykatës Speciale për krimet e shqiptarëve ndaj serbëve, më në fund Kuvendi i dha leje formimit të këtij monstrumi juridik, i cili do ketë selinë jashtë vendit.
Megjithëse shkrepja e armëve mes shqiptarëve të Kosovës dhe soldateskës serbe, formalisht ka përfunduar tash 16 vjet, propaganda mediatike e Beogradit vazhdon akoma ofensivën e plotë luftënxitëse. Serbia tashmë ka filluar të shënojë edhe rezultate konkrete në këtë plan. Shërbimet sekrete serbe të infiltruara në çdo pore të jetës në Kosovë, në BeH dhe në Kroaci, po realizojnë me sukses objektivat e tyre. Madje, mund të thuhet lirisht se edhe në planin evropian Serbia ia ka dalë të kosovizojë jo pak edhe skenën politike në Bruksel.
Zhvillimet aktuale në skenën propagandistike dëshmojnë se Serbia paguan mjete të mëdha për autorët e shkrimeve antishqiptare, antiboshnjake e antikroate, jashtë vendit. Ndërsa, përmes grupeve të huliganëve serbë të cilëve ua paguan çdo shpenzim udhëtimi edhe jashtë vendit, ka shkaktuar një varg incidentesh të rënda në ndeshje futbolli e protesta rrugësh, jo vetëm në një qytet të Evropës.
Në vargun e këtyre veprimeve, kryekëput të inskenuara nga shërbimet sekrete serbe, është edhe botimi i librit të autorit me origjine serbe, Aleksandër Dorin, në Zvicër, i cili mohon në tërësi gjenocidin serb në Srebrenicë. Megjithëse ky autor është paraburgosur, shtypi serb publikisht po kërkon donacione për mbrojtjen e tij.
Tashmë si rezultat i kësaj propaganda, Kosova duhet ta themelojë Gjykatën Speciale, e cila kryekëput është produkt i shkrimeve të medieve serbe dhe i ryshfetit qe mori Dick Marty për raportin e tij të njohur, por edhe jo pak ndihmëtarëve shqipfolës.
Madje, duke ndjekur nga afër edhe përvjetorin e çlirimit te Kroacisë, Serbia me propagandën e saj ia doli te ndikojë në largimin nga pjesëmarrja të shumë individëve e delegacioneve shtetërore nga bota, në Zagreb. Serbia iu gëzua pa masë edhe ndërprerjes së punës se komisionit të arbitrazhit të kufirit detar mes Kroacisë dhe Sllovenisë.
“Stuhia” ushtarake kroate tashmë është shndërruar ne “stuhi” mediatike serbe.
Shkuarja e Vuçiqit ne Srebrenicë, megjithëse ishte e diskutueshme që nga fillimi, doli e suksesshme, ndërsa gurët që u hodhën mbi kryeministrin serb, e ngritën atë në piedestal, duke i sjellë jo pak poenë politikë, që i duheshin aq shumë në këtë periudhë të qeverisjes së tij. Njëzetvjetori i gjenocidit serb në Srebrenicë u la anash në tërësi dhe, në çdo titull gazete, në rend të parë doli koka e radikalit të Sheshelit, Vuçiq.
Në gazeta e portale kosovare u botuan njëqind lajme të rrejshme, kinse Greqia do ta njoh pavarësinë e Kosovës në vjeshtë të këtij viti. Çdo titull gazete a portali serb, që u publikua e demantonte titullin e çdo lajmi të publikuar në mediet shqiptare. Me këso gazetarie e gazetarë që shkruajnë sipas tekeve të tyre, pa as edhe një grimë realiteti e morali, zor se mund të dalim nga kjo katrahurë informimi. Diplomacia serbe reagoi menjëherë, duke kërkuar sqarime nga Greqia lidhur me njohjen e Kosovës dhe natyrisht Athina deklaroi se ky lajm është rrenë e gazetave dhe gazetarëve shqiptarë.
E di dikush se çka po bisedojnë serbët dhe shqiptarët në Bruksel? Çka përmban marrëveshja e nënshkruar mes dy kryeministrave te Kosovës dhe të Serbisë? Çka është realizuar deri tash nga kjo marrëveshje? A është realizuar deri në fund qoftë edhe një pike e vetme e marrëveshjes?
Kur ulen në tryezë të bisedimeve, përfaqësuesi i BE-së kujdeset që në prapavijë të mos duket asnjë simbol i shtetësisë së Kosovës dhe natyrisht në mur qëndron i varur flamuri i Unionit Evropian, ndërsa kur bisedohet me përfaqësuesin e Serbisë, krahas flamurit të BE-së shohim përherë atë të Serbisë.
Unioni Evropian përball statusit të Kosovës, vazhdimisht mban qëndrim neutral dhe de fakto nuk e njeh Kosovën e pavarur. Nuk ndodh këtu asnjë rastësi. Simbolet e shtetësisë se Kosovës nuk duken askund, megjithëse se paku publikisht dhe zyrtarisht pavarësinë tonë e njohin shumica e vendeve anëtare të BE-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale