LAJMI I FUNDIT:

Lutje për shëndet të gjyqtarëve!

Lutje për shëndet të gjyqtarëve!

Partitë e bllokut paszgjedhor, nga e marta duhet t’i luten Zotit për shëndetin e shtatë gjyqtarëve kushtetues, mbi të cilët rendon përgjegjësia për ta dhënë verdiktin mbi (pa)ligjshmërinë e zgjedhjes së Isa Mustafës, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Pa plotësimin e një vendi vakant dhe pa Kadri Kryeziun, i cili me të drejtë u qortua dhe u dënua nga komisioni i ngritur nga Enver Hasani, Gjykata Kushtetuese ka mbetur me numrin minimal të gjyqtarëve që janë të domosdoshëm për të marrë çfarëdo vendimi. Mjafton, njëri të mungojë, për shkaqe nga më të ndryshmet dhe Gjykata të “paralizohet”. E paraliza e saj do ta zgjaste ngërçin institucional që e ka kapur (pu)shtetin që nga 17 korriku, ditën kur u kontestua zgjedhja e Mustafës, spiker i dhomës përfaqësuese.

Gjykata Kushtetuese, edhe ashtu, kur e ka pezulluar vendimin për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe vendimmarrjen nga Kuvendi deri më 18 shtator, nuk i pati marrë parasysh tri gjëra: që shtetin e ka lënë pa zëvendësues të presidentit/es, që në mungesë të shefes së shtetit askush nuk do të mund ta shpalltë Gjendjen e Jashtëzakonshme dhe se as vetë si Gjykatë e asnjë institucion tjetër nuk mund t’i detyronte deputetët të pushojnë me zor! Kur ekspertët kushtetues u patën pyetur se cilat janë alternativat për udhëheqjen e shtetit, në rast se presidentja nuk do të mund ta ushtronte funksionin në këtë kohë, pa përjashtim u patën lutur vetëm për shëndetin e saj.

Por, nga një Gjykatë që vepron me kute të dyfishta, në radhë të parë në raport me anëtarët e saj, është e pritshme të veprojë jo mbi bazën e profesionalizmit, jo mbi bazën e parandalimit të krizave shtetërore, por mbi bazën e interesave të caktuara politike. Një Gjykatë e pavarur do të duhej të vepronte njësoj edhe me kryetarin e saj. Edhe Hasani, njëjtë si Kryeziu, u zu në qytetin prej nga vjen – në Mitrovicë në takim me anëtarin e Kryesisë së PDK-së, Bajram Rexhepi dhe me eksponentë tjerë të së njëjtës parti. Por, Gjykata nuk ngriti asnjë komision që do të hidhte dritë mbi pretendimet e ngritura ndaj tij, pikërisht në kohën kur është duke e shqyrtuar kërkesën e PDK-së mbi ligjshmërinë e vendimeve të 17 korrikut.


Një gjyqtar që e ka marrë besimin me votë të fshehtë të shumicës së përfaqësuesve të popullit e që është betuar para presidentit të shtetit se do të punojë me nder, nuk ka pse të takohet as “fshehtas” e as “publikisht” me zyrtarët e partive politike. Duhet ta ruajë reputacionin personal, të institucionit që përfaqëson dhe të institucionit që ia ka dhënë mandatin. Kuvendin si themelues, në fakt ka muaj që e ka shpërfillur vetë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar drejtpërdrejt presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe zyrtares së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, të cilëve u skadon kontrata edhe 10 ditë, përkatësisht më 31 gusht.

Një veprim i tillë, edhe pse ka rënë ndesh me Kushtetutën, pasi ky dokument ka afro dy vjet që është pastruar nga neni 152, i cili e përcakton përbërjen e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, nuk u morë asnjëherë seriozisht nga ligjvënësit e legjislaturës së kaluar. Bile, të njëjtët, me shumicë ratifikuan letër-këmbimin Jahjaga-Ashton dhe i dhanë vulë kthimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.

As ligjvënësit e rinj, të cilët marrin pagë vetëm pse janë betuar, nuk e problematizuan asnjëherë çështjen pse Gjykata Kushtetuese u përcaktua të shkojë në limitet e skajshme kohore gjatë shqyrtimit të kërkesës së PDK-së. Duhet përkujtuar se para pranimit të kërkesës së presidentes rreth çështjes së mandatarit, Hasani qe zotuar se Gjykata do të vepronte me profesionalizëm dhe do të vendoste në afat rekord për lëndën.

“Ju e dini, ne nuk kemi shkuar as në pushim për shkak të ligjeve për amnisti e Ligjit për buxhet dhe në një afat rekord e kemi prodhuar aktgjykimin që i ka pasur përmbi 200 faqe. Kështu që ne do të veprojmë kështu çdo herë”, pati thënë ai.

Duhet pranuar se ashtu ka ndodhur me rastin e parë. Por, pse Hasani nuk e dha të njëjtin zotim edhe për shqyrtimin e kërkesës së dytë – atë për kryeparlamentarin. Në vend të tij, pushimet i sakrifikuan ambasadorët e Quintit. Të gjithë u panë se janë në Prishtinë, ditën kur policia i arrestoi mbi 40 të dyshuar për veprimtari terroriste dhe kërcënim të sigurisë së shtetit. Hasani, do të paraqitet në Gjykatë, tek në ditën kur të deleguarit e partive parlamentare do kenë zërë vend në ndonjërën nga sallat ku do të mbahet seanca dëgjimore lidhur me (jo)kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Mustafës, kryetar.

I sapokthyer nga riviera turke, s’do mend se do të ketë ndërruar ngjyrë. E shteti, herët a vonë, do të dal nga bllokada.

(Autori është redaktor i politikës në gazetën Tribuna)

Në trend

Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Debat me tone të larta, G Bani - Amberit: Ike nga shtëpia se të tha Gjesti do të të çojë për ‘strip club’

Debat me tone të larta, G Bani - Amberit: Ike nga shtëpia se të tha Gjesti do të të çojë për ‘strip club’

Magazina
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Azia
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Lajme
Gjesti thotë se u bë keq nga deklarata e Jozit: Fjala vret më shumë se plumbi

Gjesti thotë se u bë keq nga deklarata e Jozit: Fjala vret më shumë se plumbi

Magazina
Kalo në kategori