Nga: Janan Ganesh / Financial Times
Përktheu: Telegrafi.com
Është aq e fuqishme dhe e famshme “Teoria e të çmendurve” e Richard Nixonit – për marrëdhëniet ndërkombëtare – sa që e vë në errësirë përfundimin. Në vitin 1968, presidenti i ardhshëm i ShBA-së shpresonte se do të përfitojë koncesione nga Vietnami i Veriut, duke e paralajmëruar se “mund të bëjë gjithçka” me arsenalin bërthamor të Amerikës. Aq shumë u trondit armiku nga ky kërcënim, saqë luftoi edhe për pesë vjet të tjera dhe, gjatë këtij rrugëtimi, i shkatërroi rreth 20 mijë jetë të tjera amerikane. I çmendur? Goxha.
Por, kjo kolumne nuk mëton të tregojë se gjëja e duhur në politikën e jashtme është nëse armikut i jep diçka më shumë seç duhet. Ata që sillen në mënyrë jo të duhur me SHBA-në, jo kudo dhe gjithmonë frenohen nga prania e një koke të nxehtë e të paqëndrueshme në Shtëpinë e Bardhë. Mirëpo, pyetja është se çfarë mendojnë votuesit amerikanë për këtë. Duke gjykuar me 56 përqindëshin që e shohin Presidentin Joe Biden si “jo sa duhet të ashpër” ndaj Rusisë, dera tel të jetë e hapur për një lloj të liderit të ashpër amerikan.
Kriza në Ukrainë nuk është fundi i Donald Trumpit. Liberalët kanë të drejtë kur i përmendin flirtet e tij të kaluara me Kremlinin, por e mbivlerësojnë dëmin që kjo do t’ia sjellë votës së tij elektorale. Fillimisht, pak liderë perëndimorë të këtij shekulli kanë ndonjë histori për t’u mburrur në lidhje me raportet ndaj Rusisë. Bideni i përkiste një Shtëpie të Bardhë që i “resetoi” marrëdhëniet me Moskën, pas pushtimit të Gjeorgjisë në vitin 2008. Ish-shefi i tij, Barack Obama, e hodhi poshtë nocionin për Kremlinin si kërcënimin kryesor ndaj Amerikës. Më e mira që mund të thuhet për atë administratë – në lidhje me politikën ndaj Rusisë – është se ishte më e matur se ajo e Angela Merkelit. Po, Trumpi është i dëmtuar nga gjërat që thuhen për të, por jo në mënyrë të veçantë.
Problem tjetër – nëse përmendet e kaluara e tij – është citimi selektiv. Po, Trumpi i lajkatoi të fortët e huaj. Por, edhe i kërcënoi. Botëkuptimi i tij ka qenë gjithmonë përzierje e kontradiktave konfuze: lëvdata për tiranët, por edhe një shtytje e maço-konkurrencës me ta; shmangia e barrëve të huaja ushtarake, por edhe tmerri për çdo gjë që shfaqte dobësi apo tërheqje. Trajtimi i tij ndaj Kim Jong-unit të Koresë së Veriut ndërronte mes dashurisë atërore dhe reagimit për ta zhbërë nga planeti përmes armëve bërthamore. Në vitin 2017, ndryshe nga paraardhësi, ai e imponoi vijën e kuqe të Obamas kundër përdorimit të armëve kimike në Siri.
Shkurtimisht, Trumpi e plotëson përkufizimin e “çmendurisë” strategjike. Ai beson se një udhëheqës amerikan duhet të jetë i ashpër e madje i pamatur për ta mbrojtur paqen globale. Është bindje që i thjeshtëzon interpretimet. Mund të jetë arsyetim për gjërat që thjesht janë instinkte të tij të pakontrollueshme. Por, në sipërfaqet po del një besueshmëri më e madhe për këtë sesa disa muaj më parë.
Po të dilte tani me Bidenin në zgjedhje, imagjinoni aspektet e sulmit që i ka në dispozicion. A duhet vërtet një president amerikan të presë që Rusia ta pushtojë një vend e pastaj t’i vendosë sanksionet? A duhet të deklarojë paraprakisht (hiç më shumë se përmes cicërimave në Twitter) për atë çfarë nuk është i gatshëm të bëjë për Ukrainën? Çfarë ndodhi me ambiguitetin strategjik? Dhe, pse Trumpi është i vetmi lider amerikan i zgjedhur në këtë shekull, nën kontrollin e të cilit Vladimir Putini nuk e ka sulmuar ndonjë vend fqinj?
Nuk duhet të nxiteni nga këto pyetje (ose të mendoni se Trumpi ka pozitë morale për t’i bërë ato) për ta kuptuar ndryshimin që votuesit mund ta bëjnë. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, amerikanët i kanë zgjedhur për presidentë ata që e korrigjojnë për të mirë politikën e jashtme se paraardhësit. Biden doli nga shovinizmi i njëanshëm i Trumpit, i cili doli nga “mos udhëheqja” e Obamas, që doli nga shtrirja ushtarake e George W Bushit. Është lehtë të paramendohet këndvështrimi popullor për vitin 2024 se Bideni, me gjithë koordinimin e tij të shkathët me aleatët, është lider shumë konvencional për një epokë brutale. Logjika e tërheqjes politike do ta krijonte kështu skenën për Trumpin ose për dikën si ai.
Duke i parë gjërat nga ky kënd, gafa e supozuar i Bidenit e fundjavës së kaluar, ku doli se e miratonte ndryshimin e regjimit në Moskë, nuk është asgjë nga këto. E futi një element kaosi në një administratë që mund gabojë. Është mungesë kujdesi. Është zbutje e zjarrit.
Këtë muaj, pa e njoftuar Uashingtonin, Emiratet e Bashkuara Arabe e pritën në vizitë zyrtare liderin sirian Bashar al-Assad. Diku tjetër në rajon, princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, ka thënë se nuk ia ndien se çfarë mendon Bideni. Po, ogure të vogla këto, por i shtohen fiaskos së vitit të kaluar në Afganistan dhe një republikan i shkathët mund ta përkufizojë ShBA-në si shtet naiv nën menaxhimin aktual.
Edhe kriza e Ukrainës, nëse zvarritet, do të konceptohet më shumë si rast i kujdesit të tepruar të Bidenit sesa e pafuqisë amerikane dhe e mosndëshkimit rus. Ajo që shpesh i duhet një politikani nuk janë faktet të reja, por interpretim i ri i fakteve ekzistuese. Një vend që lodhet nga Bideni si diplomat i kujdesshëm, do ta kërkojë një lider që “mund të bëjë gjithçka”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj