Lufta e engjëjve të zinj
Në sallat e gjyqeve, siç thotë publicisti gjerman Hans Habe, shprehet lufta e engjëjve të zinj e të bardhë, ndërmjet prokurorëve në njërën anë dhe mbrojtësve e klientëve të tyre. Lufta e engjëjve të zinj shprehet edhe në politikë. Serbia po orvatet të zë hapin, të sigurojë sa më shumë "dëshmi" për t’iu kundërvënë shtetit të Kosovës, në procesin gjyqësor që pritet të nis në dhjetor të këtij viti në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Ende pa nisur procesi, presidenti serb Boris Tadiq dhe ministri i tij Vuk Jeremiq krekosen, i ushqejnë të "vetët" me propagandë se do të triumfojnë. Harrojnë ata se në gjyq, vlerësohen provat e faktet juridike, e jo thashethemet, pallavrat.
Serbët s’ flenë as natën, bëjnë plane, shpikin incidente. Njëri nga "margaritarët" e Boris Tadiqit është shpikja e "grupeve terroriste", "stërvitja" e tyre në trekëndëshin në mes të Kosovës, Maqedonisë dhe komunave Preshevë e Bujanoc. Ata e përgatisin terrenin që nesër, nëse e kërkon nevoja, të aktivizojnë aparatin e tyre shtetëror, në Luginë të Preshevës, për t’i ndjekur "terroristët".
Serbët para lufte, gjatë luftës, por edhe tash shqiptarët e Kosovës i qajnë "terroristë". Kjo shprehje u është ngulitur në tru, vështirë e kanë ta heqin. Diplomati amerikan Robert Gelbardi në takimin që ka pasur para dhjetë vjetësh në Beograd me Sllobodan Millosheviqin ka biseduar për luftën në Kosovë. Millosheviqi i është ankuar se është në zor prej "terroristëve". Gelbardi ia ka kthyer se në Amerikë i vrasin terroristët. Millosheviqi e ngrëni karremin, i ekzekutoi "terroristët", civilët shqiptarë, pleqtë, gratë shtatzëna, fëmijët… I pati rënë zhetoni Millosheviqit, atëbotë Gelbardin e shpalli persona non grata.
Edhe babai i psikanalizës, Zigmund Frojdi kishte aversion ndaj serbëve. Në librin e tij Psikopatologjia e jetës së përditshme (1904) bëhet fjalë për serbet e paturpshëm. Në parathënien e këtij libri, të përkthyer në serbishte, hebraiku dr. Hugo Klajn, në faqen 22, thekson:"Të kujtojmë zgjimin e tij të serishëm, kur 58 vjeçari Frojd i mahnitur është përcaktuar për marshimin e Austrohungarisë kundër "serbëve të paturpshëm" ("drskih Srba").
Serbët, siç dihet, para nëntë vjetësh, në Beograd, mbajtën procesin e shekullit, i akuzuan në mungesë dhe pastaj i fajësuan duke u caktuar dënime kapitale burrshtetasëve dhe zyrtarëve më të lartë të NATO-s, Klintonit, Blerit, Shirakut, Solanës, Klarkut… Serbët , të mikluar nga faktori ndërkombëtar, marrin guximin të shtinë edhe në paqeruajtësit, pjesëtarët e NATO-s.
"Poternica" e tyre dështoi ndaj gjeneralit, ish-kryeministrit të Kosoëvs, Agim Çekut. Merreni me mend, për serbët Agim Çeku na del "krimineli më i madh pas Luftës së Dytë Botërore". Në dosjen e lëndës që kanë sajuar për Çekun, figurojnë edhe emrat e dy personaliteteve, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchneri. Po ashtu dosje të veçante serbët kanë edhe për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, ministrin Fatmir Limaj etj.
Të çuditshëm janë serbët. Tipat e sëmurë, siç është partizani, shërbëtori i të gjitha regjimeve, i Titos dhe i Sllobodan Millosheviqit, Dobrica Qosiqi në librin e tij shqiptarët i ka quajtur "fundërrinë". Po të ishte gjallë Frojdi, do të merrej me shkaravinat e Qosiqit, këtij tipi të sëmurë, i cili, nuk do mend, do të ishte personazh i shumë psiko-analistëve.
Zjarrit po i fryn pasardhësi i Sllobodan Millosheviqit, Boris Tadiqi, i cili shtiret të jetë proevropian. Ai e bën të madhe "stërvitjen" e përmendur në një gazetë të policisë në Serbi, ndërsa pohimet e tij, siç dihet i përgënjeshtroi Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Serbët nuk e kanë dert, pse dikush ua qetë rrenat në fushë, ata i "bien pusit", s’e vrajnë mendjen se lagen, nuk skuqen e as nuk zverdhën.
Shpikja e Tadiqit për "stërvitjen e terroristëve" në trekëndëshin e përmendur ndodhi pas idesë së përhapur të kongresistit amerikan Dana Rohrabacher për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Fjala është për pjesën veriore të Kosovës dhe Luginën e Preshevës. Idenë e Rohrabacherit e kundërshtuan krerët e Kosovës, e kundërshtoi edhe Mark Toner, zëdhënës i Byrosë për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit amerikan.
Vrasjet, kur viktima janë serbët, politizohen deri në skajshmëri. Kështu ndodhi edhe me vrasjen e dy bashkëshortëve në Partesh të Gjilanit, në lokalitetin e banuar me serbë, e cila ngriti në këmbë Beogradin. Ministri serb, që ka "sektor" Kosovën, Goran Bogdanoviqi këtë vrasje e cilësoi të jetë kryer nga motivet etnike, sipas tij krimin e paskan kryer shqiptarët. Bogdanoviqi e bën propagandën e tij, harron se hetimet për këtë rast i bëjnë edhe hetuesit e Eulex-it. Sipas logjikës së mbrapshtë, nëse serbët i godet kometa, fajin ua lënë shqiptarëve.
Dikur serbët në Kosovë hidhnin vallen e djallit, inskenonin thyrjet e varreve, dhunimet e plakave, madje edhe të igumenes së Manastirit të Graçanicës. Udhëheqësin e atëhershëm të Jugosllavisë, komunistin Fadil Hoxha e nxorën në shtyllat e turpit, e nxorën në gjyq. Njëkohësisht pasuan protestat e serbeve të pakënaqura, të cilat patën defiluar nëpër rrugët e Prishtinës. Protestueset serbe i patën ngritur fustanet duke brohoritur:"Ne s’jemi kurva…".
Para 24 vjetësh serbët e "kallën" Jugosllavinë për rastin e Gjorgje Martinoviqit nga Gjilani, i cili duke punuar në një arë në periferi të këtij qyteti ia futi vetës shishen në anus. Shkruanin gazetat se si shqiptarët e bënë këtë "krim të rëndë", por pastaj doli se Martinoviqi ishte vetëlënduar. Serbët i mbanin mitingjet e tyre, pinin shlivovicë, asnjë fjalë nuk e thonin për "viktimën", pos çirrjes së tyre:"Do t’i vrasim shqiptarët…". Por, ajo kohë, e regjimit të Sllobodan Milloshevqit, ka perënduar.
Serbët po i fryjnë edhe akuzës hipotetike të ish-kryeprokurores Carla Del Ponte për trafikimin e organeve serbe në një fshat të thellë të Shqipërisë. Në këtë valle kanë hy edhe i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martyn, i njohur si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës dhe organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, e cila paska të dhëna se gjatë luftës në Kosovë në Shqipëri qenkan dërguar deri në 500 serbë. Me çka i bartën serbët në Shqipëri, me kamionë, autobusë, a!
Njëri nga kushtet, standardet për të hyrë në Bashkimin Evropian (BE) është që shteti kandidat s’duhet të ketë probleme me fqinjë. Megjithëkëtë, Serbia, vitin e ardhshëm, iu lejua që të nxjerrë "biletën" për Bruksel, të bëjë kandidaturën për në BE, para Kroacisë dhe vendeve të tjera të ish-Jugosllavisë. I jepet "bileta" Serbisë, e cila bëri agresion, gjenocid dhe krim kundër njerëzimit jo vetëm në Bosnje e Hercegovinë por edhe në Kosovë.
Kështu ngjet në jetë, shpërblehen engjëjt e zinj.
E mira e së mirës është që serbët t’i lënë këto dokrra, klishetë komuniste, ngase u bënë gazi i botës. Të heqin dorë nga kjo propagandë qesharake, të këndellen, më mirë sot, se nesër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht