Simbolet e shtetit, himni, flamuri dhe stema, në rrethana normale, janë simbole që unifikojnë dhe mobilizojnë qytetarët e shtetit përkatës, por në Kosovë edhe pas 10 vjetësh të shpalljes së pavarësisë së saj, kjo nuk po ndodhë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve në vend.
Publicisti Milazim Krasniqi, profesor në Katedrën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se lidhur me simbolet e shtetit të Kosovës, ende ekziston një konfuzion, sikurse është konfuz edhe pozicioni ideologjik ndër shqiptarët e Kosovës.
Sipas tij, qytetarët ende mbeten të ndarë në dy rryma, njëra që anon kah irredentizmi me iluzionin e bashkimit me Shqipërinë dhe rryma tjetër, ajo e pavarësimit të Kosovës. Rryma e parë, siç thotë profesor Krasniqi, është më agresive në retorikën dhe veprimet e veta dhe në një mënyrë e ka frikësuar rrymën tjetër.
Sipas tij, elitat politike janë fajtorët kryesorë për, siç thotë ai, lojën me simbole.
“Në kushte normale, simbolet, quhen simbole, por do të duhej të ishin mite. Pra, mit me të cilin mobilizohet shteti, qytetarët e një vendi. Kjo te ne nuk ka ndodhur. Them se faji kryesor është i konfuzionit ideologjik, i kalkulimit që bëjnë elitat politike dhe pse jo edhe i arsimit publik. Për gjithë këto vite, arsimi publik nuk e ka një platformë të qartë se si duhet të afirmohen vlerat shtetërore dhe si duhet të bëhet identifikimi i qytetarëve me këtë shtet”.
Sociologu Shemsi Krasniqi, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se simbolet shtetërore të Kosovës, të cilat janë bërë të ditura me shpalljen e pavarësisë së vendit në vitin 2008, nuk janë pritur me ndonjë emocion të veçantë nga shqiptarët e Kosovës. Kjo për shkak se, sipas tij, për kohë të gjatë ata kanë pritur të identifikohen në masë të plotë me simbolet kombëtare.
“Simbolet shtetërore, në njëfarë mënyre kanë dalë pak si në befasi, sepse qytetarët shtetin e kanë pritur, pavarësinë e kanë pritur, por simbolet e tilla çfarë janë, nuk i kanë pritur. Nuk kanë pasur mundësi edhe t’i paramendojnë ndoshta se do të jenë asistoji dhe e kanë përjetuar, themi kushtimisht, si një lloj shoku, në momentin kur i kanë parë. Por, unë mendoj se tash, në një masë të madhe, qytetarët e Kosovës janë pajtuar me realitetin, të cilin e prezantojnë simbolet, sepse e kuptojnë që këto janë simbole shtetërore. Ndërsa simbolet kombëtare mbesin edhe më tutje, si simbole me të cilat identifikohen në kuptimin kombëtar”.
Por, a kanë arritur vërtetë shqiptarët e Kosovës që t’i definojnë drejtë pikëpamjet emocionale karshi simboleve shtetërore dhe atyre kombëtare, si dhe ndarjen e drejtë të këtyre emocioneve?
Profesor Milazim Krasniqi shpreh mendimin se krijimi i iluzionit se pavarësia e Kosovës është vetëm një fazë drejt bashkimit kombëtar me Shqipërinë, karshi të gjitha parametrave gjeopolitik si dhe vetë kritereve të krijimit të shtetit të Kosovës, të cilat e pamundësojnë një gjë të tillë, fshehin hilenë e qasjes ndaj këtyre simboleve.
“Kjo hileja, me të cilën ne kemi jetuar gjatë, është bërë si mënyrë e të menduarit dhe mënyrë jetese dhe njerëzit, pak a shumë, jetojnë në mënyrë skizofrenike. Kjo ka bërë që të lihen anash jo vetëm simbolet, por edhe përkushtimi emocional dhe qytetar për shtetin e Kosovës. Kjo shkallë kaq e lartë e korrupsionit, e prostitucionit, e formave devijuese të jetës sociale nuk do të ishte e mundur po të kishte një shkallë më të lartë të atdhedashurisë së qytetarëve. Në anën tjetër, po të kishte atdhedashuri të qytetarëve ndaj këtij shteti, ajo do t’i mbante elitat politike që të mos ishin kaq abuzive sa janë tash”.
Në anën tjetër, sociologu Shemsi Krasniqi beson se për shkak të traditës më të gjatë të simboleve të identitetit kombëtar, lidhja emocionale e shqiptarëve të Kosovës me to është më e rrënjosur sesa me simbolet e identiteti shtetëror.
“Gradualisht do të familjarizohen dhe identifikohen më tepër me to, por tash për tash është kështu si është. Nevojitet që të jepen shembuj të mirë, sidomos udhëheqësit dhe drejtuesit e shtetit, në mënyrë që edhe shteti të pasqyrojë dhe të realizojë funksionin për të cilin ekziston si i tillë. Natyrisht që një forcim i shtetit nënkupton edhe forcim të simbolit, si dhe forcim të ndjenjës në raport me simbolin”, tha sociologu Krasniqi.
Çështja e simboleve shtetërore të Kosovës ka qenë temë debati dhe polemikash në opinion që para shpalljes së pavarësisë së vendit në vitin 2008, por edhe pas saj. Debatet dhe polemikat e tilla vazhdojnë edhe sot, madje edhe ndërmjet politikanëve që përfaqësojnë institucionet e shtetit në nivelin qendror dhe në nivelin lokal. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova