Loja me referendumin për emër
Maqedonasit do të duhej të pajtoheshin me faktin se, për momentin, nuk ka dokument e marrëveshje që mund ta shpëtojë këtë shtet përveçse Marrëveshja e re në mes të maqedonasve dhe shqiptarëve (dhe jo ajo maqedonase-greke) që në arenën politike po e hedh Menduh Thaçi, marrëveshje politike e cila me sukses po e sfidon dhe po e mbyll si të pavlefshme dhe të skaduar Marrëveshjen e Ohrit
Bota demokratike deri më sot paskësh njohur dy lloj referendume: politike dhe konsultative. Për shembull, referendum për pavarësi dhe referendum në duam të kyçemi në një sistem të ri organizativo-politik apo të sigurisë, bie fjala, në EU apo në NATO! Asnjë shtet në botë nuk e njeh dhe nuk është përballur me një tip të referendumit të ri, si kjo që po dëshirojnë ta imponojnë strukturat aktuale qeveritare të Maqedonisë! Referendum për ndërrim të patjetërsueshëm të emrit të shtetit!
Shqiptarët dhe identiteti i ri maqedonas
Maqedonia është në prag të pranimit të një pako ndryshimesh kushtetuese, duke filluar që nga ndryshimi i emrit të shtetit, identitetit kombëtar, kushtetutës, historisë, gjeografisë për shkak të toponimeve, denarit e deri te simbolet dhe shenjat e komunikacionit. Një ndryshim që do të kushtojë qindra miliona dollarë e që do të duhej të subvencionohej nga buxhetet evropiane. Këtu është arsyeja se pse strukturat qeveritare po e sforcojnë kaq shumë dhe po e aktualizojnë kaq fort ndryshimin e emrit të shtetit të shoqëruar me një paketë të tërë ndryshimesh. Kjo është arsyeja se pse kjo qeveri po ngulmon kaq shumë në antikitet dhe në vjedhjen e identitetit historik të një kombi, elementet e të cilit sot mund të hasen ose te grekët ose të shqiptarët e sotshëm.
Hajdutët profesionalë kurrë nuk do të pranonin që sendet e vjedhura t’ia kthejnë pronarit të vërtetë, por t’ia shesin. Një pjesë e historianëve maqedonas kohëve të fundit gjithnjë e më shumë janë ngritur kundër kësaj vjedhje të turpshme kombëtare ndërsa vetëm historianët shqiptarë po heshtin. Mbase për shkak të qëndrimit politik të të dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët, për motive të paqarta dhe kurrë të arsyeshme, e pranuan Maqedoninë me emër duke mos i kontestuar asgjë maqedonasve, të vetmit popull në botë që mundohet të gjej prehje kombëtare në përpjekjet sharlantanteske të strukturave qeveritare e të verbuar nga nacionalizmi i tyre absurd.
Megjithatë, duhet pranuar, në këtë sharlantantizëm të qeverisë së Gruevskit ka diçka që i jep esencë intrigës së përkryer. Tërë kjo përpjekje për antikuizimin e çdo gjëje maqedonase të ditës së sotshme, tërë kjo këmbëngulje që maqedonasit e këtyre dy viteve të fundit të llogariten si pasardhës të maqedonasve antik dhe të Aleksandrit të Madh, në fakt është përpjekje për ta shpëtuar qasjen dilentanteske të kësaj qeverie që po i vie fundi, një fund i trishtë, fund që në analet e historisë së përbotshme do të dëshmojë për një strukturë qeveritare që do të hedh turp mbi popullin e vet, do të mbetet si legjenda e Ali Babës me dyzet hajdutët, si një histori e përpjekjeve të dështuara për një vjedhje të turpshme historike.
Ndonëse askush në botë nuk e ka të qartë këtë ikje nga identiteti i vërtetë i kësaj qeverisje aktuale maqedonase, megjithatë një gjë po qartësohet gjithnjë e më shumë. Kemi të bëjmë me një kryeministër karikaturë i cili në mënyrë qesharake, në raport me shqiptarët e Maqedonisë, po kërkon që t’i gjejë rrënjët te Aleksandri i Madh dhe, për më keq, si një narcis i sëmurë, t’i imponohet botës si shpëtimtar, tashmë jo vetë ushtarak por edhe ekonomik dhe politik. Me këtë përpjekje do ta manipulojë vetëm popullin e vet, në fakt, elektoratin e vet tepër rural dhe dilentantesk. E ka shumë të qartë se këtë betejë dhe këtë luftë do ta humb ndaj, që bota mos ta perceptojë si humbës dhe mos ta fusë në listën e emrave qesharak të historisë së përbotshme, ai ka vendosur që këtë humbje t’ia mveshë popullit të vet maqedonas! Referendum gjithëpopullor!
Gruevskianët sot mendojnë se, në rast se do të gjunjëzoheshin para faktorit ndërkombëtar, me një referendum të tillë do të shpëtonin duke kërkuar nga populli i vet, respektivisht nga elektorati i vet, një votim ndryshe nga kërkesa ndërkombëtare! Jo, ka një hile të madhe këtu! Referendumi do të falsifikohet, me të vetmin qëllim që faji t’i mbetet vetë popullit. Për herë të parë në historinë e njerëzimit do të fajësohet kolektivisht një popull. Loja do të ishte shumë e ngushtë nëse ky fajësim nuk do të hidhej edhe mbi popullin shqiptar të vendit. Ndaj dhe, papritur dhe pa kujtuar në “ekipin negociues” kohë më parë u ul edhe zëvendëskryeministri maqedonas, Abdylaqim Ademi, si përfaqësues i shqiptarëve të vendit.
Edhe ky përfaqësues, si dhe lideri i vet, Ali Ahmeti, mendon se do t’ia hedhë maqedonasve, do të tentojnë që të bëjnë numër votuesish që të ngulen maqedonasit! Një gjë është e qartë: çfarëdo referendumi për ndërrim të emrit të Maqedonisë do të ngulen dhe kryqëzohen vetëm shqiptarët. Pas kësaj do të marrë fund çdo kontekst etnik i vendit. Bota nuk do të merret mijëra vjet me Maqedoninë. Kjo është prapavija politike e Gruevskit dhe e nacionalistëve të tij: të deklarohen edhe shqiptarët për një sistem të ri politik dhe për një histori të re politike e shoqërore të vendit.
Gruevski dëshiron konflikt me shqiptarët që të shpëtojë nga grekët
Nga ana tjetër, lideri shqiptar i PDSH-së, Menduh Thaçi, tërë kohës apelon që të marrin fund manipulimet dhe truket politike të nacionalistëve maqedonas. Nuk ka kurrfarë zgjidhje të statusit të Maqedonisë pa rehatinë e përhershme të shqiptarëve të vendit. Shqiptarët e Maqedonisë nuk do të duhej të përfshiheshin në këtë zgjidhje dhe, jo vetëm kaq, por, t’i bëhej me dije tërë botës se pa fjalën e shqiptarëve nuk mund të funksionojë ky shtet pavarësisht zgjidhjes me të cilën do të “pajtoheshin” ndërkombëtarët.
Çka kërkon Menduh Thaçi në emër të shqiptarëve! Asgjë më tepër se sa respektim të identitetit, dinjitetit, kombit dhe vlerave shqiptare të vendit. Nëpërkëmbja e dinjitetit shqiptar në funksion të shpëtimit kombëtar maqedonas do të jetë i papranueshëm sot e përgjithmonë. Ali Ahmeti duhet të pajtohet me faktin se, sot për sot, Menduh Thaçi e ka ngritur shumë lart topin kombëtar. Nuk bëhet fjalë më për garë politike në mes të partive por për garë etnike në mes të maqedonasve dhe shqiptarëve. Maqedonasit mezi po presin që në tërë këtë rashomoniadë fajtorë kryesorë të nxjerrin shqiptarët e vendit, ndërsa shqiptarët e këtushëm duhet maksimalisht të angazhohen që kjo Maqedoni të perceptohet si shtet edhe i shqiptarëve.
Me këtë duhet të pajtohen edhe maqedonasit nëse dëshirojnë të kenë shtet ku do të jetonin, pavarësisht identitetit të ri kombëtar. Maqedonasit do të duhej të pajtoheshin me faktin se, për momentin, nuk ka dokument e marrëveshje që mund ta shpëtojë këtë shtet përveçse Marrëveshja e re në mes të maqedonasve dhe shqiptarëve (dhe jo ajo maqedonase-greke) që në arenën politike po e hedh Menduh Thaçi, marrëveshje politike e cila me sukses po e sfidon dhe po e mbyll i të pavlefshme dhe të skaduar Marrëveshjen e Ohrit.
Këtë vit qeverisjeje Gruevski ka dhënë qindra prova se do konflikt me shqiptarët, madje tashmë e ka pajisur më armatim dhe teknikë luftarake edhe strukturën ushtarake të cilën mendon se do të mund ta urdhërojë dhe ta dirigjojë në luftë kundër “terroristëve dhe guerrilës”! Dinjiteti shqiptar shkelet në çdo sekondë e në çdo milimetër hapësire. Ali Ahmeti nuk po arrin të gjejë shteg dhe arsye për të dalë nga kjo qeveri.
Mbase në strategjinë e tij politike është edhe nxitja dhe përkrahja e referendumit nacional për emrin e Maqedonisë. Mezi e pret këtë sekondë, sepse, ai tashmë e ka të qartë se nuk ka ndikim mbi popullin shqiptar për sa i përket arritjes së interesave meskine nacionale maqedonase. Kjo u vërejt me rastin e apelit për votim të Kryetarit të shtetit, Gjeorgie Ivanovit, për të cilin, siç thotë z. Thaçi, votuan vetëm familja e ngushtë e Ali Ahmetit dhe e një grupimi “politikanësh” të ricikluar (që këtu del emërtimi “demokracia e re”, ambalazh i ri i shisheve të zbrazëta! Mund të ndodhë e të përgjigjet për referendum vetëm një përqindje e vogël. Dhe kjo përqindje vështirë se do të jetë më shumë se 55 për qind. Le të jetë edhe pak më e madhe. Po përqindja tjetër që mund ta refuzojë apo ta bojkotojë!
Kjo si duhet të sillet përveçse të reagojë ashpër dhe të protestojë duke shkaktuar ndonjë padëgjueshmëri qytetare deri në rrënim të sistemit aktual diktatorial. Tashmë është e dokumentuar se maqedonasit nuk dinë të arrijnë deri te ndonjë marrëveshje politike pa shkaktuar konflikt të përmasave të mëdha. Ky është mësim që në Ballkan e ka ligjëruar diktatori i fundit në Evropë, Millosheviqi. Popullit të lashtë, antik e hyjnor i kanë faj të gjithë! Po ç´do në këtë kategori fatale edhe populli maqedonas, i cili, pa dyshim, do të jetë populli i fundit dhe më i riu i formuar në Evropë. Vetëm marrëveshjet politike ofrojnë shpëtim dhe jo konfliktet apo luftërat.
Përfundimisht, Gruevski duhet ta hedhë peshqirin e bardhë në ring. Kombëtarja e tij po humb dhe është mirë që kjo humbje mos të shoqërohet me nokdaun të rëndë apo me çarje arkadash. Strategët e mëdhenj do të dorëzoheshin në situata të tilla, pikërisht në atë çfarë po ndodhet për momentin me popullin maqedonas, të cilin nuk do të mund ta shpëtonin jo dhjetëra Gruevska por as qindra Abdylaqima.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin