Liria dhe politika
Liria është sensi i ekzistencës njerëzore. Pa lirinë thelbësore nuk do të mundej të zhvillohej një jetë normale e asnjë qenie njerëzore, sepse liria është domosdoshmëri shpirtërore e dhënë nga qiejt. Ndonjëherë, ne mund të provojmë lirinë e pjesshme duke u errur si brendia e lajthisë, për faktin e hidhur të mungesës së lirisë. Aty brenda rrumbullakes së lajthisë ka një terr që mezi frymon pak liri intime. Gjithçka gati e mbyllur si hermetikisht.
Kështu ndodh dhe me politikën që mbyll çdo udhë të shoqërisë në mënyrë hermetike. Ne, gati shpeshherë jemi ndodhur brenda rrumbullakes së lajthisë, duke provuar një rreze terri që mezi duket tej liria jonë e vërtetë. Vërehet se është një ndryshim i tmerrshëm që nuk të rehaton asgjëkundi. Ciflosja e lirisë nga tjetri është një opium që të vë në gjumë letargjik, ndonjëherë, nevoja e lirisë te njeriu i artit bëhet i zakonshëm brenda të jashtëzakonshmes. Atëherë, të tjerët mbeten vetëm të tjerë, dhe kësisoj nuk ndikohet askush nga asgjë e keqe kundrejt askujt. Duket shkoqur se kemi udhë të vështirë, pra të ndërlikuar me plot ironi, andaj duhet t’i biem me grusht realitetit të hidhur të kësaj elite politike që është kthyer në një tejngopje të përditshme kundrejt vullnetit shoqëror. Askush nuk duhet askënd ta lejojë të hyjë brenda nesh, përderisa ne nuk pajtohemi të hapen portat!
Koha perëndon, vetëm nëse ne perëndojmë, pra liria. Unë shoh që ne akoma nuk kemi perënduar me gjithë “çmenduritë”, dhe ciflosjet apo paciflosjet tona që na detyrojnë me çdo kusht. Ne njerëzit e rëndomtë kemi nevojë për liri, dhe për drejtësi të ndershme që të mund të përjetojmë të mirën brenda llojit tonë. Në të kundërt ndodh të rebelohemi drejt një revoltë që nuk sjell asgjë konkrete. Shoqëria jonë doemos të ketë kujdes nga politika verbuese. Ta ndjekë, ta kuptojë si model i një rëndësie të veçantë shoqëror, dhe në raste të tjera ta shpërfillë në momentin kur mohohet e drejta parimore e shoqërisë në masë.
Shoqëria mbetet ende thelbi i qëllimit të politikës. Politika e ka për detyrë dhe të drejtë morale që të shërbejë për të mirën e shoqërisë. Plani politik ka lindur si nevojë për ta çuar të drejtën shoqërore drejt përsosjes dhe mirëqenies, dhe jo t’i mohohet liria e veprimit ndaj qëllimeve vetjake. Këtu tek ne duhet një ndryshim politik që të vihet si rregull për ngritjen e shoqërisë në baza morale dhe shpirtërore, duke u bërë produkt i së mirës kapitale. Politika duhet të ndryshojë. Dhe si pasojë e ndryshimit të mirë mund të provojmë një shoqëri të formuar mirë si në ngritje morale ashtu dhe në atë intelektuale. Pa liri të domosdoshme nuk do të kemi as politikë progresive.
Askush nuk e pëlqen realitetin e hidhur shoqëror, andaj kërkohet ndryshimi për të pasur liri dhe veprim të arsyeshëm ndaj gjithçkaje. Një liri e pakushtëzuar do të jepte një politikë reale dhe progresive për të drejtat shoqërore, ndërkohë, unë konsideroj se, liria mbetet kushti bazë për ta ndërtuar politikën e një shteti demokratik. Sepse demokracia nuk është tundim apo forcë për të vepruar sipas planit dhe bindjeve vetjake, por vullnet i palëve që përcakton harmonizim dhe mirëqenie të plotë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin