Nëse dashuria dhe pasioni të mos ishin argumente aq bindës për të bërë seks me partnerin, duhet ta dini që ka edhe shumë arsye të tjera që ju shtyjnë ta bëni këtë!
Studimet që provojnë efektet pozitive të aktivitetit seksual mbi shëndetin, janë përherë e më të shumtë në numër. Për të përfituar sa më shumë nga kjo, gjëja më e mirë do të ishte një jetë seksuale e rregullt, marrëdhënie të qëndrueshme dhe jo rastësore e të fshehta. Ja se si ndikon seksi në mbajtjen e një gjendjeje të mirë fizike…
Rritje e sistemit imunitar
Një jetë seksuale e kënaqshme mban larg bakteret dhe viruset. Një jetë më qetësuese, e krijuar mbi marrëdhënie të rregullta dhe që të dhurojnë kënaqësi, e ndihmon trupin tonë të prodhojë më pak kortizol, hormon që prodhohet në kushte stresi dhe që dobëson sistemin imunitar. Sa më pak brishtësi pra, ndaj agjentëve patogjenë.
Një vaksinë e pazakontë
Njerëzit që bëjnë seks dy ose më shumë herë në javë, duke u ekspozuar më shumë ndaj antigjeneve – substancave që aktivizojnë mbrojtjet imunitare, kanë më shumë antitrupa se sa mesatarja, rreth 30% më shumë. Për të parandaluar gripin dhe të ftohtit: lëng i shtrydhur portokalli dhe ndonjë orë dashuri!
Stërvitje nën çarçafë
Gjatë një marrëdhënieje seksuale të plotë, mesatarisht konsumohen nga 300 deri në 600 kalori. Një orë dashuri pra, sjell një harxhim energjish të ngjashëm me atë të një stërvitjeje në palestër.
Probleme me zemrën?
Aparati kardiovaskular qëndron më i fortë dhe ka benefitet e veta nga aktiviteti seksual. Meqë bëhet fjalë për një aktivitet aerobik, gjatë marrëdhënies seksuale zemra rreh më fort dhe frymëmarrja është më e shpejtë, duke përmirësuar kështu edhe qarkullimin e gjakut.
Zgjateni jetën tuaj
Studimet e kohëve të fundit kanë nxjerrë si përfundim se një aktivitet intensiv dhe i rregullt ndihmon në pakësimin e rrezikut të kancerit të prostatë. Në popullsinë e studiuar, me rreth 30 mijë njerëz, ata që kishin katër deri në shtatë marrëdhënie në javë, kishin një mundësi zhvillimi të kancerit në prostatë më pak se 11% krahasuar me ata që nuk kishin më shumë se tre marrëdhënie në muaj. Përveç kësaj, pasja e marrëdhënieve seksuale të bën më jetëgjatë dhe tregojnë shtatë vjet më të rinj se mosha e tyre reale.
Eshtra më të fortë
Rritja e nivelit të testosteronit parandalon osteoporozën, përndryshe humbjen e kalciumit në kocka. Testosteroni është një hormon, i cili shndërrohet pjesërisht në estrogjen, hormoni femëror që ka për detyrë të mbrojë kockat. Kështu që, nivelit të lartë të testosteronit i përgjigjet edhe një shkallë e ulët sëmundjeje.
Energji dhe gjendje e mirë shpirtërore
Aktiviteti seksual nxit prodhimin e endorfinës, e cila prodhohet gjatë orgazmës. Janë substanca që veprojnë në mënyrë të ngjashme me morfinën, lehtësojnë dhimbjen dhe ndikojnë për një gjendje të mirë shpirtërore. Seksi nuk është një ndihmë e mjaftueshme për ata që vuajnë nga depresioni, njerëz që, përkundrazi, shpesh kanë një rënie të fortë të dëshirës seksuale. Ndërsa mund të jetë me rëndësi për ata që tregojnë një sjellje të lehtë negative karshi jetës, ku në këtë rast, aktiviteti seksual ndihmon në ngritjen e gjendjes shpirtërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A