Asnjëherë nuk më ka rastisur ta vizitoj xhunglën apo të jem pjesë e eksplorimit të saj, mirëpo, nga ato pak shkrime që kam lexuar për të dhe rreth saj, jam i bindur se xhungla nuk ka ligje. Madje rregull i saj i pashkruar është “vrit ose do të vritesh”.
Ne si njerëz dallojmë nga egërsirat, nga konstrukti fizik dhe ai mendor, por në cilësi dhe tipare mbase ua kalojmë egërsirave me egoizëm, shantazhe, gllabërime, gënjeshtra, marrëzira nga më të ndryshme… Athua ne sot jetojmë në xhungël ku ligji i saj është “vrit ose do të vritesh”, ku ligjet bëhen për të dobëtit dhe zbatohen kundrejt tyre, ndërsa ndaj atyre të ashtuquajturve “luanëve” ligji i vetëm është hesht përball së keqes ose të gllabëroj me fuqinë e mbretit të xhunglës.
Nuk është krejt e rastësishme që ata që i bëjnë ligjet të parët i shkelin ato, sepse është e pa imagjinueshme që i forti të bëjë ligje kundër vetvetes së ti.
Mbreti është luani e për fat të mirë apo të keq ne sot kemi shumë të tillë sa çuditesh se nga u bënë aq shumë kur dikur nuk e lenin rehat as miun ne strofullin e tij të jetoj i qetë, duke u munduar që edhe aty ta shpëtojnë prapanicën e tyre që më shumë u rrinte e lagur se sa e terur. S’ma ha mendja se këta janë të pamposhtur, të pathyer, madje më bëjnë të bindur se këta janë aq të dobët dhe frikacakë, sa po t’ua tregosh dhëmbët e trimërisë dhe së vërtetës, prapë mu këta do t’i shijojnë vrimat e minjve.
Sot ne jemi dëshmitarë se çdo gjë ka marr tatëpjetën, ku po thuajse në çdo çast has në padrejtësi, gënjeshtra, manipulime, shantazhe, vrasje, përdhunime, mashtrime. Sot kur të paditurit, matrapazët dhe gangsterët qeverisin me vendin, krijojnë skema piramidale në çdo fushë të jetës, sepse qëllimi i tyre i vetëm është që vetë të jenë në maje të piramidës. Sot kur çdo gjë lëngon nga vuajtja dhe trishtimi, sot i padituri bëhet me diplomë universitare, doktori ta fut injeksionin në damarin e vdekjes, profesori në damarin e kuletës, politikani në zarfin e tenderit, shërbimi shtetëror në përgjimin e telit. Të gjitha këto rregulla nuk i ngjasojnë asgjëje veçse xhungëls, edhe pse të pashkruara.
S’do mend se luanin njeriu e mbizotëron me zgjuarsinë dhe intelektin e tij, e kundërta luani mund ta mbizotëron njeriun vetëm atëherë kur nga frika njeriu nuk vepron më intelektin dhe zgjuarsinë e tij. Meqë ne jemi dhe duhet të jemi të zgjuar përball egërsirave të tilla, jemi më të fortë nga vullneti dhe dëshira për ta mposhtur çdo egërsirë që na del përpara. Pse s’e bëjmë këtë asnjëri nga ne? Apo shumë nga ne do të themi se meqë rregulli i xhunglës është “vrit ose do të vritesh” e nuk mund të ndryshojmë asgjë, kjo na ka bërë edhe neve deshe apo nuk deshe pjesë të saj.
Mirëpo, unë besoj se çdo egërsirë mund ta mposhtim. Mjafton që të duam, të mos jemi dhe mos të bëhemi të tilla, sepse asgjë nuk fillon nga shumica, por çdo gjë fillon me pakicën duke u bashkuar më pas edhe shumica. Asgjë nga proceset e mëdha nuk ka filluar me shumicën, por ka filluar me pakicën, e këtë e mbështes në shumë fakte dhe argumente anekënd globit. Nuk ka luftë për çlirim, nuk ka revolucion gjithë popullor, nuk ka thirrje për ndalim të padrejtësive diku që nuk ka filluar nga pakica.
Më ka rastisur, duke lexuar biografinë e një shkrimtari dhe njeriu jashtëzakonisht të ditur, ku i vetëm i shpall luftë përmes shkrimeve dhe thirrjeve të tij sistemit mizor të qeverisjes së vendit të tij, që qeverisej aga egërsirat. Ai sistemin e quan xhungël dhe njerëzit e ashtuquajtur “luaj të mëdhenj” i quan egërsira. Mirëpo, thotë ”i vetëm do i shpall luftë këtyre egërsirave”. Jehona e luftës së tij, përmes thirrjes dhe shkrimeve të tij kundër së keqes, kundër padrejtësive që iu bënin popullit të tij, arriti që edhe pse i vetëm ta ndërgjegjësojë një popull të tërë se këto egërsira do të mposhten në çastin kur populli vepron me mençurin dhe intelektin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania