LAJMI I FUNDIT:

Libri i Jahja Llukës, risi në fushën e historisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare

Libri i Jahja Llukës, risi në fushën e historisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare

(Recension për librin ‘Kosova nga ‘Naçertanie” deri te Pavarësia 1844-2008, të autorit Jahja Lluka. Botoi “Dukagjini”, Prishtinë 2014)

Libri ‘Kosova nga ‘Naçertanie” deri te Pavarësia 1844-2008, është një vepër në formatin e një botimi akademik dhe universitar. Vështrimi i ri teorik, që sjell autori Jahja Lluka, është një risi në fushën e historisë dhe në atë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Autori vjen me fakte të reja në këtë botim, duke na pasqyruar në detaje situata dhe ngjarje të historisë së Kosovës, duke ilustruar gjithë strategjinë serbe ndër vite, për asgjësimin e shqiptarëve në Ballkan dhe na vendosë përpara një panorame shumë dinjitoze të qëndrimit dhe mbijetesës shqiptare kundrejt hordhive serbe.


Autori sjellë në vëmendje platformën politike të ‘Naçertanies” si një nga strategjitë politike serbe që ndikoi fort në formimin dhe pavarësinë e shtetit shqiptar. Një koncept ky që gjendet aq prezent edhe në frymën e politikës se sotme nacionaliste të shteteve në Ballkan.

Ky libër, i ndarë në disa kapituj dhe i pasur me një metodologji kërkimore bashkëkohore, bën që libri të ketë origjinalitetin e vet, në mënyrë që të jetë sa më konkurrent midis botimeve intelektuale dhe akademike.

Ndër të gjitha strategjitë politike serbe që sjellë autori është edhe programi i Drazha Mihajlloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë, duke theksuar të gjitha strategjitë për largimin e shqiptarëve, projekte këto të nisura që nga Ilia Grashanini, ish-kryeministër e ministër i Jashtëm i Serbisë së asaj kohe, që nxiti ideologjinë nacionaliste-ekspansioniste serbe për shfarosjen e shqiptarëve, në njërën anë, dhe për dominimin politik e territorial të Serbisë në Ballkan. Këto ngjarje historike të një shekulli më parë, të kujtojnë me aq trishtim ngjarjet e spastrimit etnik edhe në vitet e fundit kundrejt shqiptarëve në të gjitha trevat ku ka popullsi shqiptare.

Baza e konfliktit shqiptaro-serb qëndron në mitizimin e historisë së Serbisë, sipas së cilës, çdo territor ku ka kisha e manastire serbe, është dhe duhet të jetë territor i Serbisë. Shkak i këtij konflikti është, gjithashtu, miti nacionalist serb i viktimizimit, i cili prodhon deduksionin se “serbët fitojnë në luftë dhe humbasin në kohë paqe”. Ky mit hipotetik nacionalist e ka zanafillën e ushqyerjes tek popullsia serbe, hierarkia e Kishës Ortodokse të Serbisë të cilët e thelluan këtë konflikt për shekuj me radhë.

Periudha e dhjetëveçarit të fundit ishte mundësia për sensibilizimin drejt një bote më të qytetëruar, dhe drejt përpjekjeve të shtet-formimit të Kosovës për t’i treguar botës se qytetarët e Kosovës i përkasin një botë të qytetëruar me pasuri dhe veçori dalluese në gjuhë, zakone, tradita dhe mentalitet, duke kuptuar shumë më shpejt se sa serbët trendin e zhvillimeve të botës së sotme moderne, duke arritur për herë të parë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare drejt shndërrimit në subjekt ndërkombëtar. Në këtë kuptim, suksesi i luftës në Kosovë dhe arritja e ndërkombëtareve, e bëri Kosovën faktor stabiliteti në rajon.

Zgjidhja e krizës në Kosovë dhe shpallja e pavarësisë së saj kanë shënuar fundin e konfliktit në ish-Jugosllavi, duke i dhënë Ballkanit konturimin përfundimtar të hartës politike në rajon, duke shpalosur në këtë mënyrë një politikë të re civilizuese midis shteteve fqinje, për të larguar në këtë mënyrë mllefet dhe urrejtjet e forta nacionaliste, edhe pse në ditët e sotme, kur kursi i ri politik evropian kundrejt Ballkanit Perëndimor, është drejt ruajtjes së fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit, nacionalistët serbë vazhdojnë të zgjojnë projektet e vjetra ekspansioniste.

Stabiliteti në Kosovë mvaret nga prezenca dhe qenia aktive e Bashkimit Evropian si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë një garanci e fortë për prosperitetin politik dhe të sigurisë në Kosovë.

Nga pikëpamja e perspektivës së brendshme, Kosova ka një rrugë të gjatë drejt shtet-formimit dhe shtetit të së drejtës, pasi që sot ajo po përballet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit ndërkombëtar, që mbeten sfidat e saj kryesore për të ndërtuar një shtet demokratik në rajon.

Zhvillimet në Kosovë dhe konflikti i saj me Serbinë, kanë qenë dhe mbeten prioritet i shumë studiuesve, por risia e këtij libri qëndron pikërisht në faktet dhe argumentet historiko-politike, ku marrëdhëniet e konfliktet ndëretnike vëzhgohen në këtë studim në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare.

(Prof. Dr. Irna Peshkepia-Dobi është ligjëruese në Universitetin “Kristal” në Tiranë)

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori