Në përgjithësi muzikantët, regjisorët dhe aktorët trajtohen si persona që kanë shprehi të këqija në përditshmëri.
Pas së gjithash, ata janë njerëz kreativë.
Megjithatë, kur është fjala për shkrimtarët, të cilët gjithashtu janë kreativë, për arsye të ndryshme mendojmë se nuk është në rregull që ata t’i kanë shprehitë e njëjta të këqija.
Prandaj, Telegrafi ju sjell më poshtë diçka interesante që ndoshta nuk e keni ditur më parë: disa nga librat më të njohur janë shkruar nën ndikimin e drogave të ndryshme.
Stephen King dhe vitet e tij të 80’ta…
Stephen King nuk përpiqet fare ta fsheh faktin se shumica e shkrimeve të tij janë shkruar nën ndikimin e kokainës. Përveç kësaj, ai as nuk mban mend që i ka shkruar ato. Në një intervistë për ‘Rolling Stone’, ai ka thënë se ka përdorur kokainë nga viti 1978 deri në vitin 1986 dhe gjatë asaj periudhe i ka shkruar 10 novela. Disa nga ato novela janë: “It”, “The Dark Tower”, “Pet Sematary”, dhe “The Stand”.
Ken Kesey dhe klubi i tij i LSD-së
Në vitin 1959, Kesey kishte punuar si asistent i një psikiatri në spital (kujtimet e asaj përvoje në mënyrë të pjesshme janë shfrytëzuar për ‘One flew Over the Cuckoo’s Nest) ku kishte marrë pjesë në disa eksperimente. Ata kishin qenë pjesë e një hulumtimi që merrej me ndikimin e drogës LSD në trupin e njeriut. Në vitin 1964, ai kishte bërë një revolucion psikedelik në SHBA kur e kishte krijuar komunitetin “Merry Pranksters”, i cili e kishte popullarizuar LSD-në. Ata kishin organizuar ahengje të cilat kishin qenë më të mëdha se ajo e stilit “Project X”. Në fakt, ata kishin pasur edhe mish dreri të mbuluar në LSD.
Jean-Paul Sartre dhe dieta e tij
Sipas Annie Cohen-Solal, e cila e ka shkruar biografinë e ekzistencialistit të madh, dieta e tij e përditshme ishte: 2 pako cigare, disa tuba duhani, ¼ e shishes alkool të fortë, 200 miligramë amfetaminë, 15 gramë aspirinë, një pako me barbiturate dhe rreth 20 kordran (përzierje e amfetaminës dhe aspirinës). Shkrimtari kishte vdekur në moshën 74 vjeçare, transmeton Telegrafi.
Shkrimtarët në epokën e NEP-it
Fakt interesant: pas periudhës së revolucionit të Rusisë, më lehtë ishte të gjendej kokainë sesa një shishe vodka. Nuk kishte pasur ligje të cilat e ndalonin përdorimin e saj. Shitej në dyqane dhe me siguri se është origjina e mitit se romanca më e gjatë që ka pasur Vladimir Mayakovsky ka qenë me kokainën.
Charles Dickens dhe kohërat Viktoriane
Dickensi ka jetuar në periudhën Viktoriane, kur përdorimi i drogave (opiumit dhe kokainës) kishte qenë mjaft i popullarizuar, nuk kushtonte shumë dhe nuk ndalohej nga doktorët. Në fakt, shpeshherë drogat edhe përshkruheshin nga doktorët si antidepresues. Shkrimtari i madh kishte qenë i varur nga drogat.
Lewis Carroll dhe kohërat Viktoriane
Edhe Carroll kishte jetuar në kohërat Viktoriane. Ai kishte përdorur laudnaum (opium me alkool) si formë e tretmanit. Shumë njerëz mendojnë se ‘Alice in wonderland’ ka qenë vepër gjeniale vetëm për shkak të përdorimit të asaj droge.
Sigmund Freudi dhe studimet e tij për kokainën
Në vitin 1884, Sigmund Freud ishte i interesuar në një analgjezik të ri: kokainën. Përgjatë tri viteve të ardhshme, ai kishte publikuar disa punime shkencore ku ishte mahnitur me atë çfarë mund të bënte kokaina. Ai kishte filluar t’ia përshkruante kokainën nuses së tij dhe ua rekomandonte miqve. Por në fillim të vitit 1887, shkencëtarët e kishin kuptuar se kokaina nuk kishte qenë e padëmshme aq sa tjerët mendonin, dhe Freud ishte akuzuar për propagandë të drogës. Ai ishte penduar për atë çfarë kishte bërë dhe ishte përpjekur ta hiqte varësinë e drogës deri në vitin 1900. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë
Në këtë shtet evropian femrat kanë gjoksin më të madh në botë!
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë