Libia – turpi i Perëndimit?
Lajmet mbi luftimet midis kryengritësve dhe forcave besnike të Moamar Gadafit në Libi vërtetojnë nga dita në ditë se ai vend është zhytur në një luftë të egër civile. Numri i të vrarëve dhe të plagosurve civilë anë e mbanë vendit, por sidomos në pjesën perëndimore të Libisë është gjithnjë në rritje e sipër nga sulmet e forcave të regjimit terrorist të Gadafit dhe mercenarëve të tij. Sipas lajmeve nga Libia, me mijëra veta mund të kenë gjetur vdekjen nga dhuna në atë vend. Por siç duket Gadafi nuk është i kënaqur që vetëm të vrasë sa më shumë nga kundërshtarët e tij, por pasi është pasuruar vet dhe familja e tij me miliarda dollarë, për të keqësuar edhe më shumë gjendjen në vend, ai gjithashtu u ka dhënë urdhër forcave të regjimit të tij që të sulmojnë dhe të shkatërrojnë edhe pasurinë e popullit libian, duke sulmuar qendra me rëndësi të industrisë së naftës, përfshirë edhe qendrën kryesore të naftës në vend, portin Sidra.
Ndërsa forcat e Gadafit po ushtrojnë dhunë vdekjeprurëse kundër popullatës civile që kundërshton regjimin e tij, vazhdojnë bisedimet dhe takimet diplomatike në Evropë dhe në Kombet e Bashkuara në Neë York për ndalimin e kësaj masakre. Bashkimi Evropian vendosi të zgjasë afatin e sanksioneve ekonomike kundër regjimit të Gadafit dhe Ministrat e Mbrojtjes të 28 vendeve të organizatës së NATO-s po takohen në Bruksel për të shqyrtuar gjendjen në Libi, dhe mundësinë e marrjes së masave ushtarake kundër regjimit të Gadafit. Edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është duke u “këshilluar” për masat e mundshme që mund të marrë ose të rekomandojë Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Me gjithë këto manovrime diplomatike, duket se nuk ekziston asnjë entuziazëm për të ndërhyrë në Libi, përkundrazi, vihet re një ngurrim i dukshëm si në Evropë ashtu edhe në Washington, e lere më në Kombet e Bashkuara, ose në radhët e Ligës Arabe, për të ndërhyrë, sidomos ushtarakisht, për ndalimin e gjakderdhjes që Gadafi po shkakton mbi popullin e vet të pambrojtur dhe për të ndaluar shkatërrimin e pasurive natyrore të vendit. Ndërsa Turqia, vendi anëtar i tretë më i madh i NATO-s është shprehur kategorikisht kundër çdo ndërhyrjeje ushtarake, nuk është për tu çuditur aspak se Rusia e Kina, dy anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të përdornin veton mbi çdo propozim të Kombeve të Bashkuara për ndonjë ndërhyrje ushtarake në Libi. Duket sikur bota, e sidomos Përendemi nuk ka arritur ende një pikë vendimmarrëse mbi masakrat që po ndodhin ne Libi.
Ka ardhur koha që bisedimet dhe konsultimet ndërkombëtare tani të kthehen në veprime. Vendet perëndimore, mundësisht me përkrahjen e Kombeve të Bashkuara, e në mungesë të kësaj përkrahjeje, atëherë me ndihmën dhe angazhimin e NATO-s, duhet t’i dërgojnë Gadafit një mesazh të padyshimtë – siç i beri Gjenerali Clark dikur Slobodan Miloseviqit, se komuniteti ndërkombëtar nuk do të tolerojë masakrimin e popullsisë civile – duke shpallur në minimum vendosjen e zonës së ndalim fluturimit mbi territorin e Libisë, për të ndaluar forcat e Gadafit që të përdorin helikopterët dhe aeroplanët modernë në masakrimin e popullsisë civile që kundërshton atë regjim, dhe të marrin vendim të menjëhershëm që të jenë gati për një reagim të shpejtë për dërgimin e ndihmave humanitare në Libi.
Situata në Libi dhe manovrimet e tanishme diplomatike me sjellin në mend periudhën e para ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë për të ndaluar një tragjedi dhe gjenocid të popullit shqiptar të Kosovës. Mos të ishte për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara që binden NATO-n të ndërhynte dhe të bombardonte Serbinë, Kosova sot do të ishte krejtësisht diçka tjetër, që më frikëson edhe ta marr me mend. Natyrisht se do të ishte e preferuar që komuniteti ndërkombëtar të vlerësojë gjendjen në Libi dhe të vendosë për marrjen e masave konkrete dhe të menjëhershme, por siç duket fatkeqësisht, ose fatbardhësisht, si atëherë edhe sot, janë Shtetet e Bashkuara, fuqia që duhet të jetë udhëheqëse në përpjekjet për të bindur botën se populli libian meriton të shpëtohet nga ky “qen i tërbuar i Lindjes se Mesme”, siç e pat quajtur Presidenti Ronald Reagan në kohën e tij. Zëvendës ambasadori i Libisë në Kombet e Bashkuara, Zoti Ibrahim Dabbashi i bëri thirrje “komunitetit ndërkombëtar që të marrë masat e nevojshme për të ndihmuar popullin libian dhe për ta mbrojtur atë nga gjenocidi me të cilin përballet tani”.
Diktatorët shtypës si Gadafi dhe miku i tij i dikurshëm Milosheviqi nuk çajnë fort kokën për presionet politike e ekonomike të komunitetit ndërkombëtar. Është e qartë se duke u bazuar në standardet njerëzore ndërkombëtare, Gadafi po bën krime kundër njerëzimit duke masakruar popullin e vet, në përpjekje për të mbajtur gjallë regjimin e tij të dështuar. Është detyrë morale, mundësisht me pëlqimin e komunitetit ndërkombëtar, por nëse jo, atëherë Perëndimi, e sidomos Shtetet e Bashkuara, duhet të luajnë rolin udhëheqës për t’i dhënë ultimatum dhe për të detyruar kapitullimin e regjimit terrorist të Moammar Gadafit edhe me forcë ushtarake po të jetë e nevojshme – për ndalimin e kësaj gjakderdhjeje të papranueshme në Libi.
Ishte e drejtë dhe me vend kur NATO bombardoi Serbinë gjatë luftës së Kosovës për të shpëtuar popullin shqiptar nga gjenocidi i regjimit terrorist të Milosheviqit. Është urgjente, e drejtë dhe e moralshme tani ndërhyrja e NATO-s në Libi, bile edhe pa një mandat nga Kombet e Bashkuara, në qoftë se është e nevojshme, për të ndaluar sulmet e forcave ajrore dhe të artilerisë kundër popullsisë civile të paarmatosur. Ka ardhur koha që fjalët e politikanëve dhe zyrtarëve ushtarakë perëndimorë të kthehen në vepra dhe të ndihmohen grupet kryengritëse libiane kundër regjimit të Gadafit, ashtu që të mos përsëritet ai që është quajtur “turpi i perëndimit”, kur bota ndeji duar kryq, duke mos ndërhyrë me kohë në Bosnje për të ndaluar forcat serbe, mosndërhyrje kjo që çoi në një skenarë gjenocidi të vërtetë, mu në mes të Evropës, një pikë e zezë kjo në historinë botërore të pas Luftës së Dytë Botërore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin