LAJMI I FUNDIT:

Lezhë: Dy të vdekur për çështje pronësie

Lezhë: Dy të vdekur për çështje pronësie

Një konflikt për cëshjte pronësie ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kallmet të qytetit të Lezhës. Nga hetimet paraprake policia bën me dije se Preng Bardhi dhe Pjetër Pjetri banorë të fshatit Kallmet janë konfliktuar me njëri-tjetrin për pronë dhe më pas i kanë qëlluar njëri-tjetrit më armën e gjahut. Bardhi nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marrë dhe ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë Pjetër Pjetri ndërroi jetë rrugës, ndërsa transportohej për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, raportoi BW./Telegrafi/