Sytë, tiparet e fytyrës, si dhe çdo pozicion i trupit shprehin ndjenjat dhe personalitetin tonë.
Sot gjestet shoqërojnë shpeshherë fjalët që themi, duke e forcuar ose zbutur kuptimin e tyre. Edhe pse, nga njëri shekull në tjetrin, qëndrimi i trupit e ka humbur paksa vlerën e vet simbolike, përsëri ai është i rëndësishëm për opinionin që të tjerët mund të krijojnë për ne që në takimin e parë. Disa nuk dinë, të tjerëve u janë bërë zakon qëndrime jo të hijshme, mirëpo, të gjithë, me pak vëmendje, mund të mësojnë e të korrigjohen.
Qëndrimi
Mënyra si rrimë, si uleni, si ecni është tepër domethënëse.
Thonë që pamja të gënjen. Megjithatë ajo është përshtypja e parë që krijohet te bashkëbiseduesi ynë sapo takohemi me të. Nuk bëhet fjalë këtu të shtireni, të mbajmë qëndrime stereotipe, por të reflektoj më sa më pozitivisht personalitetin tonë.
Mos e mbani kurrizin të kërrusur dhe krahët të lëshuar. Kurrizi duhet mbajtur drejt, barku i futur. Fjala "rri drejt", që e dëgjonim shpesh të na e thoshin kur ishim fëmijë, është gjithmonë e vlefshme.
Si të rrimë në këmbë?
PO
JO
Si të rrimë ulur?
PO
JO
Ecja
Mund të ecet shpejt, por pa i përplasur takat e pa i tundur fort krahët, sikurse nuk duhet ecur duke i tërhequr këmbët zvarrë. Për të patur një ecje të bukur, përshtatini hapat me trupin, mbajeni trupin drejt e jo si të ngurtësuar.
Si të japësh dorën
Kur takon dikë, kontakti i parë fizik është dhënia e dorës, e cila ka shumë rëndësi për përshtypjen që lë te tjetri. Është kënaqësi kur i jep dorën tjetrit me sinqeritet e siguri:
– asnjëherë mos jepni vetëm majat e gishtave;
– si burrat, dhe gratë, e heqin dorezën kur japin dorën. Si rregull një burrë duhet t’i thotë një gruaje të mos e heqë. Nuk duhet lënë tjetri të presë me dorën shtrirë sa të hiqni dorezën; në këtë rast më mirë mos e hiqni fare…;
– në rrugë nuk i shtrëngohet dora personit që e takon për herë të parë, por përshëndetet me kokë duke buzëqeshur.
Puthja
Gjithmonë duhet të tregojë njëfarë intimiteti; nëse pranohet që një fëmijë mund t’ia zgjasë faqen të gjithëve kur i takon, edhe të panjohurve, pasi mbush të njëzetat mund të puthet vetëm me ata që ka krijuar marrëdhënie miqësore.
Jepet nga një puthje në secilën faqe. Nuk është nevoja ta puthni tjetrin tri-katër herë në një faqe për t’i treguar se sa e doni, edhe pse disa e kanë si zakon krahinor.
Vështrimi
Thonë se është "pasqyra e shpirtit" dhe mesazheri i fshehtë i ndjenjave tona …
– duhet të jetë i sinqertë: kur flisni me dikë duhet ta shihni atë dhe jo të rrotulloni sytë e ta shëtisni vështrimin andej-këtej;
– nuk duhet të vështroni ngultas dikë dhe t’i hidhni vështrime nga lart-poshtë, as të fiksoni pjesë të trupit, pasi do ta vini në vështirësi e ndoshta do të mendojë: ‘Mos kam ndonjë njollë në kravatë?’, ‘mos do të më vjedhë unazën?’; ‘mos është ndonjë maniak?’
– mos vështroni tinëz dikë;
– mos bëni shenja me sy, të cilat mund të keqinterpretohen.
Buzëqeshja
Ajo e ndrit fytyrën dhe i shoqëron aq mirë fjalët, saqë dallohet edhe në telefon. Ju mund të përfitoni, por edhe të abuzoni me të, mjafton që të jetë e sinqertë.
Ndërsa e qeshura tallëse, ironike është një armë, nga përdorimi i së cilës duhet të hiqni dorë.
Gjeste të pahijshme
Disa prej tyre janë të vullnetshme dhe të pafalshme:
– kërcënuese: tundja e gishtit ose drejtimi i grushtit;
– përbuzëse: vështrimi krenar apo ngritja e supeve;
– vulgare: kur godet lehtë faqen ose tëmthat; – të dhunshme: goditja me këmbë e mobilieve, hedhja e objekteve përtokë, dhe, më keq, në drejtim të njerëzve;
– të turpshme: të gjitha gjestet me kuptime seksuale.
Disa mani të papëlqyeshme
Gjeste të tjera janë të pavullnetshme që një sy kritik mund t’i vërë re; me pak kujdes mund të korrigjohen fare mirë.
Të tilla janë:
– të prekësh papushim një monedhë në xhep;
– të bësh gjeste kur flet;
– të prekësh herë pas here bashkëbiseduesin;
– të godasësh lehtë me gisht cepin e tavolinës ose krahët e kolltukut;
– të tundësh këmbët;
– të tundesh në karrige;
– të hash thonjtë;
– të hash çamçakëz;
– të kruhesh;
– të rregullosh të brendshmet;
– të kruash hundët …
Tiku nervor
Në shumicën e rasteve shpreh shqetësime të përkohshme, por kur vazhdon për një kohë të gjatë, tregon se është diçka patologjike, prandaj i duhet drejtuar mjekut për ta kuruar.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4534-1448251979-gettyimages-4564-1-780x439.jpg)
Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron
![Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Who-Are-The-Most-Jealous-Zodiac-Signs-In-Astrology-1-780x439.jpg)
Njihuni me pesë shenjat e horoskopit që tërbohen nga xhelozia!
![Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/debate-780x439.png)
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt
![Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e30b0feb9926a4d0-780x439.jpeg)
Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”
![Sa e njeh vërtet veten? Zbulo cilit tip personaliteti i përket!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/man-holding-mirror-750x350-1-780x439.jpg)
Sa e njeh vërtet veten? Zbulo cilit tip personaliteti i përket!
![Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/98634_shutterstock-2472-780x439.jpg)
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë