Letërsia publicistike në media të shkruar
Shkruan: Ali Dula
Dihet mirëfilli se letërsia, si arti i fjalës, ka poetikën e vet, që ka në themel parimet estetike të ndërtimit të një vepre letrare, që e dallojnë atë nga gjithë format e tjera të krijimtarisë së artit fjalor. Por, në literaturën teorike është pranuar lidhja midis poetikës së letërsisë dhe poetikës së publicistikës letrare. Meqë krijuesit letrarë për nga natyra janë dhe do duhej të jenë idealistë, atëherë shpesh ndodh që nga rrethanat e ndryshme sociopolitike, kulturore e ekonomike, po këta krijues të artit letrar të kalojnë në zhanrin e publicistikës letrare.
Disa teorikë e estetë të letërsisë (F. Konica, A. Pipa, B. Merxhani etj.) mendojnë se edhe publicistika mund të ketë vlera letrare, duke theksuar madje se disa vjersha, drama, tregime a romane! Por, gjithnjë duke ruajtur kufirin si letërsi nga njëra anë dhe me llojet e tjera gazetareske. Madje, me letërsi publicistike janë marr figurat më kapitale të letërsisë sonë nga F. Konica (me revistën Albania), Gj. Fishta (me gazetën Hylli i Dritës) e deri tek shkrimtarët e letërsisë moderne e bashkëkohore, të cilët kishin të bëjnë edhe me faktin se lidhja midis autorit të shkrimit dhe botës shpirtërore e mendore të lexuesit të sotëm kalon përmes një mënyre të veçantë ndërkomunikimi.
Se si filloi dhe u zhvillua ky lloj i shkrimit letrar, që është i vendosur midis letërsisë dhe gazetarisë së mirëfilltë, dhe sa është zhvilluar e paraqitur në hapësirën mediatike shqiptare, do të përpiqemi që të paraqesim të dhëna pikërisht për letërsinë në mediat tona, me zhanre të ndryshme, periodikët letrarë që botonin këtë lloj shkrimi, si dhe protagonistë kryesorë të krijimit të publicistikës letrare.
Ajo që shihet qartazi, këtë lloj letërsie që e lexojmë në media tona, veçmas në ato të shkruara, e krijojnë vet krijuesit letrarë, përkthyesit letrarë, kritikët letrarë si dhe gazetarët që kanë talent për letërsi.
Letërsia publicistike në media të shkruara
Duke i lexuar dhe vëzhguar mediat (sidomos ato të shkruara), hapësira e saj për këtë letërsi publicistike lë shumë për të dëshiruar.
Fati i letërsisë publicistike letrare këto vite të tranzicionit të shoqërisë shqiptare ka qenë jo i mirë për hir të vërtetës, ku krijuesit e saj kanë kërkuar pakëz stabilitet, apo dhe mirëkuptim, porse duket se s’e kanë gjetur. Periodikët letrare janë më së shumti revista letrare apo dhe organe të institucioneve, që publikojnë zhanret e një letërsie publicistike-mediale.
Periodikët letrare apo revistat letrare në vendin tonë, në fakt kanë pësuar luhatje, herë-herë janë mbyllur dhe herë-herë hapur (këtu mund të përmendim revistat që sikundër është “Jeta e Re`). Një tip tjetër i një gazete letrare që doli gjatë viteve të ‘90-ta dhe pak kohë edhe pas këtyre viteve, ishte revista “MM”, por që këtu shkruanin krijuesit letrarë të një strukture avangarde krijuesish letrarë.
E përditshmja “Koha Ditore” përpos që ka krijuar një hapësirë tradicionale të saj për kritikë, studime e shkrime letrare, ajo gjithashtu shpeshherë në një prej faqeve të saj boton dhe poezi të reja të poetëve.
Disa prej revistave kanë vetëm faqet kulturore ku shpesh i përfshijnë aty dhe esetë, krijimet e autorëve të ndryshëm. Duket se të publikosh këto shkrime duhet së pari që redaktori kulturor të jetë i fushës përkatëse, që të gjykoj ashtu siç duhet shkrimin e sjellë në redaksi. Redaktorët në të shumtën e rasteve varen nga pronarët, dhe fati i kësaj letërsie mediale shpesh varet nga ata, nga këndvështrimi dhe dashamirësia e tyre që t’i kushtojnë rëndësi letërsisë në median e tyre.
Duket se gjatë këtyre viteve letërsia publicistike si dhe e autorëve të saj të pakët, edhe kur kanë dashur të trokasin në redaksi, derën jo gjithmonë e kanë gjetur të hapur dhe mikpritëse në mediat shqiptare.
Po përse ky fenomen, përse këtij zhanri po i kushtohet kaq vëmendje e dobët dhe indiferencë?
Shikohet se qartazi se vëmendja sot është përqendruar në lloje publicistike kryesisht me tematikë politike, ku shkrime të tilla zënë vende të para të gazetës, madje përbëjnë dhe editorialet në të shumtët e rasteve. Në këtë fazë tranzicioni të shoqërisë shqiptare, a mos vallë publicistika dhe hapësira e saj në media po kalon fazën e tranzicionit ashtu si dhe vetë media tona?
Letrarë publicistë dhe llojet letrare publicistike
Pse lexuesi që pret llojet letrare publicistike, si fejton, skica, përshkrime, kolumne, reportazhe është i destinuar të mos edukohet me kulturë, argëtohet dhe të mos i gjejë ato në faqet e gazetave të sotme?
Ka një boshllëk të këtyre llojeve letrare, që nuk dihet se kur do të mbushet dhe se kur lexuesi do t`i përjetojë shpirtërisht. Tradita e një kohe të dikurshme për t’iu përkushtuar këtyre llojeve letrare është ndalur dhe kategoria e lexuesve që presin ato po zhgënjehet duke pritur.
Të lexosh një lloj të tillë letërsie, sigurisht që kërkon horizont njohjeje. Meqë lexuesi i tillë nuk po shijon më letërsi në media, kjo do të thotë që gazetat tona shqiptare kanë mungesa të theksueshme të kulturës dhe tipareve letrare. Por, kjo nga ana tjetër do të thotë se ka dhe mungesë burimesh publicistësh. Llojet në fjalë jo gjithkush mund t’i lëvrojë, sado gazetar me përvojë të jetë apo i njohur.
Të lëvrosh letërsinë në media, në radhë të parë nënkupton që duhet të jesh shumë afër letërsisë, duhet të kesh talentin dhe profesionalizmin e të qenit një letrar, por dhe të jesh origjinal në formatin e kësaj lloj letërsie të këndshme që realisht është ngushtuar sot. Po shikojmë orientime të gabuara dhe të atyre lexuesve që duan të lexojnë këtë lloj shkrimi, e po shtrembërohen drejt sensacioneve, realiteteve politike shpesh vulgare dhe të rëndomta dhe kjo është reale në shtypin tonë të ditës sot.
Por, nga ana tjetër e medaljes, shumë publicistë që kanë talent dhe mjeshtëri letrare po i orientojnë gabimisht ato drejt analizave politike.
Por, a duhet të vazhdojë kështu me brezat e rinj në këtë situatë kaotike të publicistikës, të cilët sapo dalin nga bankat e universitetit përballen me këtë realitet të mediave tona për sa i përket publicistikës letrare?
Shpresojmë se do të vijë dita që shumë shpejt koha do t`i vërë në filtër dhe do të bëhet një ndërgjegjësim për vetë redaksitë, duke filluar që nga maja e piramidës së saj (që duhet të jetë kryeredaktori dhe jo pronari) dhe deri tek gazetari i terrenit, për një tjetër këndvështrim të llojeve të publicistikës letrare në faqet e mediave të shkruara.
Puna e gazetarit edhe nga mjeshtëria letrare është me kërkesa të veçanta, specifike, punë që kërkon rritje të mjeshtërisë deri në nivelin krijues publicistik, kurdoherë duke u qëndruar besnik fakteve konkrete të realitetit. Krijimtaria për gazetarin nuk ka atë kuptim si për letrarin, pasi gazetari duhet të krijojë duke gërshetuar e ndërthurur elementët e publicistikës me ato të letërsisë artistike, duke shkruar për njerëz konkretë, për tipa shoqërorë, që kanë një adresë të caktuar, që njihen nga një ambient i caktuar shoqëror.
Kjo e bën më të vështirë krijimtarinë e gazetarit. Publicistika letrare ka në dorë dhe ka forcën të trajtojë problematikat e letërsisë së sotme qoftë shqiptare dhe të huaj, dukuritë, fenomenet, gjithmonë nën një stil letrar me figurshmëritë përkatëse letrare, por gjithmonë nën kufijt e reales, ku flitet pikërisht për të adresuar probleme reale.
Letërsia sot ka nevojë për gazetarë dhe analistë që të vënë në pah këto problematika të saj. Atëherë pse neglizhojnë këta publicistë të marrin lapsin dhe të shkruajnë për këto problematika të shumta që shqetësojnë shkrimtarin, veprën letrare, gjendjen e saj viteve të fundit, librin, leximin, të drejtën e autorit dhe kush më mirë se letërsia publicistike ta jep këtë komoditet?
Përgjigjet i dimë që të gjithë dhe në një farë mënyre ato janë edhe retorike, pasi në përgjithësi në Ballkan vet kultura dhe arti varet nga politika dhe konkurrenca e pandershme dhe ku vetë mediat varen nga politika.
Po të zbresim në terrenin e publicistikës letrare do të shohim se kohët e fundit mungon recensioni i librave të rinj, që dikur i kushtohej shumë rëndësi. Edhe pse ka një prurje shumë më të madhe nga autorët e librave, pak recensione shihen në faqet e gazetave për autorët, idetë emocionale të autorit, ndjenjat, impulset, kritika që është shumë e rëndësishme për një libër të ri. Jo vetëm kaq, po me anë të këtij lloji të munguar letrar-publicistik, ne mësojmë për librat e rinj dhe për vlerat e tyre. Edhe kur recensuesit ftohen në promovime librash, sërish për të shkruar në gazeta nuk kujtohet njeri.
Ndërsa, reportazhi si një tjetër lloj letrar publicistik duket se është një lloj tregimi gazetaresk më i lëvruari gjatë këtyre viteve, pasi reportazhi është më i thjeshtë dhe i adaptueshëm, ku mund të realizohet dhe nga një gazetar me të dhëna publicistikë letrare, i cili ka pak talent letrar.
Reportazhi është përdorur për të na dhënë objekte të ndryshme kulturore, monumente kulture, peizazhe piktoreske dhe turistike, vlera kombëtare e turistike të vendit tonë, por dhe qyteteve apo vende interesante.
Një reportazh mund të dalë interesant kur del dhe nga dora e një gazetari të mirë kulturor, ndërsa po ta krahasosh me recensionin, këtë të fundit jo çdo gazetar apo publicist mund ta bëjë, pasi do një njohës e specialist letërsie.
Gati i njëjti fenomen ndodh dhe me përshkrimin, i cili si lloj letrar publicistik dhe gjini e shkallës së lartë, kërkon një stil shkrimtari dhe letrari të mirëfilltë. Meqë përshkrimi afron shumë me tregimin dhe letërsinë, në faqet e gazetave të sotme rrallë e më rrallë lexojmë përshkrime letrare – edhe pse përshkrimet mund të vijnë ndoresh për të përshkruar objekte, fenomene, portrete artistësh…
“Përfundimi”…
Letërsia publicistike shqiptare kishte filluar në formën e saj të nivelit profesional, qysh me periudhën e Rilindjes Shqiptare tek revista “Albania” e Faik Konicës, ku për afro gjysmë shekulli ai shkroi me qindra artikuj,, pamflete, polemika, shënime, ese etj. Njëherazi kjo revistë konsiderohej dhe kryevepër e tij.
Tek “Albania” shkruanin dhe botonin një pjesë e madhe e shkrimtarëve të kohës si Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Ndoc Nikaj, etj. Madje F. S. Noli thoshte se një prej faktorëve ku shqipen e kishte mësuar ishte pikërisht nga leximi i letërsisë që botohej tek “Albania” e Konicës, i cili ishte një erudit i vërtetë i kohës e i mendjes së ndritur shqiptare si shkrimtar, publicist, gazetar e vizionar.
Sot ka pak gazeta, gati numërohen me gishta, që kanë faqet letrare të posaçme për letërsinë publicistike, për shkrimtarin, studiuesin letrar dhe publicistin, ndër këto mund t`i përmendim të përditshmet “Koha Ditore”, “Zëri”, deri diku dhe “Kosova Sot”, që në krahasim me gazeta tjera kanë krijuar më shumë hapësirë për shkrime letrare.
Nuk duhet harruar që sot kemi dhe shume ueb-faqe të shkrimtarëve të ndryshëm, ku mund të hasim shkrime, analiza, studime e kritikë letrare nga ta, dhe që dhe kjo na shfaqet si letërsi publicistike-mediale.
Për ta mbyllur, mendoj se, meqë letërsia është arti i fjalës, andaj them se për ta lëvruar duhet të jesh artist, dhe një shkrimtar mund të hyjë në formën e publicistikës, ndërsa një gazetar duhet të ketë dhunti për të hyrë në botën e artit dhe letërsisë. Pta, një shkrimtar mund të përshtatet gazetarisë, ndërsa një gazetar ose është shkrimtar ose nuk është.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht