I nderuar z. Rektor, profesor Ramadan Zejnullahu
Po ju shkruaj për dy çështje me rëndësi të cilat janë aktuale ne Universitetin e Prishtinës – afatet e provimeve dhe stafin akademik
Dy ditët e fundit kemi parë e lexuar shumë reagime të opinionistëve, gazetarëve, intelektualëve, mësimdhënësve, profesionistëve të fushave të ndryshme, por reagimet nuk kanë munguar as nga shtresat tjera të shoqërisë. Shumica prej tyre, duke filluar nga ata që kanë studiuar në universitete të njohura jashtë vendit, në universitete private, apo edhe ata të cilët dikur ishin studentë të Universitetit të Prishtinës, dolën kundër kërkesës së studentëve për numrin e afateve të provimeve brenda një viti akademik.
Unë kësaj radhe jam me studentët, për më shumë afate të provimeve për studentët aktualë, por kundër protestave të tyre të politizuara. Pse?
1. Numri i afateve të provimeve në Universitetin e Prishtinës duhet të ndryshojë nga fillimi i vitit akademik 2015/2016 dhe kjo të vlejë vetëm për studentët e rinj, por jo edhe për studentët që aktualisht janë duke studiuar. Kjo duhet t’ju bëhet me dije, me kohë, të gjithë atyre që mendojnë të studiojnë në UP. Kjo duhet të shkruhet si vërejtje edhe në shpalljen e konkursit për pranim të studentëve.
2. Aktualisht janë mijëra e ndoshta dhjetëra mijëra absolventë të drejtimeve të ndryshme dhe nëse ua largojmë afatet mujore, shumica prej tyre do ta kenë të pamundur t’i përfundojnë studimet me vetëm dy e tre afate. Kam frikë se shumica prej tyre në të ardhmen do të mbesin raste sociale, të padiplomuar dhe kjo mund të çojë në situata edhe më të rënda, në veprime të papritshme që mund të na kushtojnë të gjithëve si shoqëri. Uroj të jem gabim.
3. Këto vitet e pasluftës, pjesë e stafit akademik janë bërë shumë militantë të grupeve të ndryshime të interesit, duke filluar nga ato familjare, deri te ato biznesore, mafioze, politike e parapolitike. Shumica prej tyre nuk i respektojnë kriteret e vlerësimit të studentëve të parapara me statutin e UP-së, sepse nuk kanë as njohuritë më elementare për organizimin e mësimit praktik e teorik për lëndën të cilën e ligjërojnë. Në këto rrethana, nuk duhet të lejojmë që viktima të jenë studentët.
4. Sa i përket angazhimit, zgjedhjes, rizgjedhjes dhe avancimit të stafit akademik, kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë pa plotësuar kriteret minimale të parapara me statut. Nuk duhet lejuar që edhe më tutje të kemi asistentë e mësimdhënës me tituj të ndryshëm shkencor e të cilët realisht nuk meritojnë të jenë as pjesë e stafit akademik të UP-së.
(Autori është drejtor ekzekutiv i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi – “KISCOMS”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

“Është rrenë për me më nxjerr” - momenti kur G Bani dyshon se produksioni e gënjyen për babanë e sëmurë

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi