E nderuara Zonja Cecilia Malmström unë jam nga Kosova dhe kam disa vërejtje sa i përket integrimit te Kosovës ne EU.
Ne vitet e fundit kur u hiqen vizat për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, ne, populli i Kosovës, kemi pritur që në një te ardhme të afërt kjo do të ndodhe edhe me Kosovën, por gjer tani nuk është e mundur.
Unë punoj në një ndërmarrje të madhe si drejtor operativ, dhe kam nevojë të udhëtojë çdo muaj. Por, ne ende kemi disa probleme të marrim viza shengen biznesi. Unë personalisht kam aplikuar në Ambasadën e Sllovenisë, por kam pasur probleme serioze që të marrë vizë, derisa kam dërguar ankesë në Ministrinë e Brendshme të Sllovenisë, për çka kam marrë vize vetëm për 10 ditë.
Ne si përfaqësues të bizneseve kemi nevojë që të udhëtojmë ne BE për tregje dhe mundësi të reja, por barriera janë ambasadat e BE-së, të Zonës Shengen, të vendeve te cilat nuk vendosin sipas kritereve dhe dokumenteve të paraqitura po sipas humorit ditor që ata kanë.
Unë e kuptoj situatën në Kosove sa i përket problemeve me Serbinë, krimit të organizuar, papunësisë dhe imigracionit ilegal, por nëse ne jemi një vend i izoluar ne nuk mund të zhvillojmë ekonominë tonë shumë të dëmtuar.
Unë gjithashtu e kuptoj që BE është duke na ndihmuar shume, por unë mendoj që vendi ynë është më transparent kundrejt BE-së sesa Bullgaria dhe Rumania që janë anëtare aktuale të BE-së, pa llogaritur vendet tjera që janë ne listën e bardhë Shengen, sepse EULEX-i është prezent në Kosovë.
Qeveria jonë nuk është duke punuar shumë që të arrijë caqet e caktuara nga BE-ja, por personat që janë duke vuajtur më së shumti janë njerëzit e thjeshtë. Zyrtarët tanë qeveritarë nuk kanë problem, sepse ata kanë pasaporta diplomatike dhe mund të udhëtojnë lirisht në BE.
Unë si përfaqësues i biznesit nuk mund të udhëtoj në EU pa një vize të EU-se. Unë kam humbur shumë mundësi të mira për shkaqe të burokracisë së Ambasadave të BE-së në Kosove e cila është për Librin Ginis te Rekordeve. Humbja e këtyre mundësive do të thotë gjithashtu pamundësi që të hapen vende të reja të punës dhe varfëria e popullit do të qëndrojë.
BE-ja nuk po na ofron neve mundësinë që të zhvillojmë vendin tonë. Siç duket ata duan që vendi të jetë i mjerë vetëm që të nënshkruaj disa kompromise me Serbinë, dhe Serbia si shpërblim po fiton atë që të jetë shumë shpejtë anëtare e BE-së. Ndërsa, Kosova çka po fiton? Vetëm izolim. Është një marri që Kosova është vendi më i izoluar në botë.
Shumica e qeveritareve tanë nuk e kuptojnë rëndësinë e këtij problemi. Ata për vete kanë ndërtuar një të ardhme, por ne dhe të punësuarit tanë jo. Ne kemi një barrierë të padukshme të cilën nuk mund ta kalojmë.
Evropa është ndërtuar duke u bazuar në lirinë e lëvizjes dhe unë nuk mund të kuptojë burokracinë e tyre kundrejt Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave që është çelësi për mundësitë e reja për zhvillimin ekonomik në Kosove.
Ne gjithashtu e dimë faktin që janë pesë anëtare të BE-se që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por nëse BE-ja nuk mund të menaxhojë me anëtaret e veta, çka mund të presim nga BE-ja? Ose BE-ja duhet të pushojë së ekzistuari. Vonesa e integrimit të Kosovës në strukturat e BE-së nuk është problemi me Serbinë, por siç shihet kreu i problemit janë “5” vendet e BE-se që nuk e kanë njoftuar Kosovën si shtet sovran.
Unë dhe duke përfaqësuar kompaninë time, kemi dërguar në BE qindra-mijëra euro për importin e mallrave dhe unë nuk mund ta vizitoj atë vend. Ky është një paradoks i vërtetë.
Ne presim nga Zyra e Cecilia Malmström që të kemi një përgjigje në lidhje me ketë problem.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri