Letër e hapur… kolegëve juristë
Të nderuar kolegë juristë…
I dëshpëruar me gjithë atë se çfarë po ndodh me drejtësinë dhe në përgjithësi sistemin juridik në Kosovë, para një kohe, si një reagim specifik origjinal proteste, kisha shpallur publikisht të pavlefshëm diplomën time të kualifikimit superior, nr. 4322, lëshuar më datën 16.03.1982, nga ana e Universitetit të Kosovës në Prishtinë, duke hequr dorë kështu publikisht nga titulli im profesional i përcaktuar me këtë diplomë, si: Jurist i diplomuar.
Edhe pse ka kaluar bukur një kohë e gjatë nga ai moment, unë, sot, dita-ditës, ende po ndjehem krenar që përmes këtij akti protestues, së paku simbolikisht, nuk i takoj më atij grupi profesionistësh të juristëve të diplomuar.
Aspak. Përmes kësaj paraqitjeje, nuk do t’ju lodhi me citimin e frazave boshe të urtësive latine mbi drejtësinë, sepse, disa sosh, jam i bindur se ju i keni mësuar përmendësh dhe shpesh për ta treguar rrejshëm “potencialin e juaj intelektual”, gati është e pamundur që para laikëve t; mos e thoni ndonjë urtësi të lashtë latine nga drejtësia.
Kuptohet, lavdi përjashtimeve!
Si student i Universitetit të atëhershëm të Prishtinës, në drejtimin juridik, i takoj një gjenerate të vlerësuar nga shumë historian si më e lavdishmja studentore në historikun e saj – asaj të viteve ’81. Gjeneratë kjo e cila përveçse mësoi dhe studioi, me veprën e saj sublime të flijimit – edhe në emër të çështjes madhore kombit dhe atdheut – bëri historinë. Historinë vazhdimësie sakrificash të këtij populli, deri në kurorëzimin e kësaj fitoreje të cunguar që ne sot po e quajmë pavarësi.
Ta studioj juridikun dhe këtë fushë ta kem si orientim timin jetësor profesional, atëbotë e kam zgjedhur jo rastësisht dhe përherë jam krenuar me këtë profilizim si orientim. Juristët gjithnjë i kam konsideruar si njerëz të përzgjedhur dhe të pajisur me një kulturë dhe dije të lartë, njohuri të gjerë jo vetëm nga lëmi i ngushtë profesionale, por edhe dije të gjithanshme akademike për shumë sfera tjera të jetës sonë shoqërore-politike. E, mbi të gjitha, ata i kam paragjykuar si atdhetarë të devotshëm, të cilët, gjatë shërbimit të vetë në këtë profesion, kurrë nuk udhëhiqen nga interesat e ulëta personale meskine, por se atdhedashurinë si moto e kanë përherë në zemër. Mu ashtu sikur thoshte edhe Kadareja ynë i madh: “Problemet e demokracisë e të drejtave të qytetarëve janë të lidhura ngushtë me respektimin ndaj popullit tënd. Shkelja e tyre do të thotë humbja e respektit, pra shkëputja prej tyre”. Andaj, me këto vlera të instaluara përgjithësisht në bindje për juristët, gjatë tërë jetës dhe punës sime profesionale, detyrimisht tentoja që edhe veten ta pasuroja sa më shumë me këtë karakter.
Ama, sikur ishin duke shkuar gjërat më shoqërinë tonë, gradualisht vëreja se nuk ishte ashtu. Realiteti në praktikë u tregua krejtësisht ndryshe. Dita-ditës bindesha se me këto mbivlerësime narcisoide për profesionin tim të vetëpërzgjedhur, dikur e kam pasur gabim. Atëbotë as që kam mundur të ëndërroja se një ditë do të vjen koha që marrja me këtë “zanat” do të konsiderohet: marrëzi, servilizëm, kriminalitet, amoralitet, korrupsion, padrejtësi dhe ati/kombëtarizim.
Të nderuar kolegë të mi juristë…
Parimisht isha gjithnjë “po” që të mbajmë mend, por përherë predikoja se duhet falur atë kohë kur shumica e kolegëve të mijë jurist, u bënë pjesë dhe instrumente besnike të ekzekutimit të ligjeve më antikombëtare shqiptare të atij regjimi (lavdi gjithmonë përjashtimeve). Mjaftë nga ta, përmes aktgjykimeve të tyre të montuara politike, pamëshirshëm dënuan dhe persekutuan shumë shqiptarë të pafajshëm atdhetarë që atëbotë kërkonin liri, drejtësi dhe vetëvendosje për popullin e vet.
Por, marrëzia e kohës dhe “fatit”të tyre nuk mbaron me kaq. Edhe pse pas çlirimit dhe shumë viktimave të dhëna për këtë liri, e cila, sot, është ashtu si është – e mangët, por e fituar me gjak dhe mjaftë sakrifica – fatkeqësisht, shumica e këtyre juristëve të komprometuar ende janë në pushtetet dhe institucione përkatëse të drejtësisë. Të mësuar gjithnjë t’i shërbejnë dikujt, ata edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë argatë të tjerëve.
Ja edhe një shembull konkret nga eksperienca ime personale në këtë drejtim: Në vitin 1989, nga një koleg i imi vendor (bashkëqytetar) isha i dënuar me 40 ditë burgim, për shkak se në një vend publik kisha brohoritur “parullën armiqësore” – “Kosova Republikë” – dhe në shenjë proteste ndaj situatës së atëhershme politike, i kisha ngritur dy gishtërinj në formë të simbolit “V” (Viktoria – fitore). Merrni me mëndë?! Sot, unë, më se 4 vite jam i papunë, ndërsa, gjykatësi im që më kishte dënuar për këtë aspiratë time “armiqësore”, është Prokuror i plotfuqishëm i këtij sistemi juridik të Kosovës Republikë?!!
Të nderuar kolegë të mi juristë…
Me themelimin dhe konstituimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të gjithë ishim optimistë se ky institucion i instancës më autoritative të interpretimit dhe vlerësimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve të ndryshme kontestuese juridike të një shteti, nga padrejtësitë e shumta ekzistuese do të krijoj një rend dhe moral të shëndosh drejtësie në sistemin tonë të përgjithshëm juridik. Por, unë si një rebel i papërmirësueshëm në këtë drejtim, isha gjithnjë skeptik dhe këtë skepticizëm e shprehja publikisht. Fakti se në përbërjen e përzgjedhur të këtij trupi gjykues ishin emëruar tre gjyqtarë të deleguar ndërkombëtarë (mos të flasim për disa vendor që më parë i dija si mediokër të dëshmuar në këtë profesion, të cilët dikur gjatë testimit nuk dinin të shkruanin as një ese), më ishte e qartë se në të ardhmen ky institucion më tepër do të jetë një instrument konspirativ në duart e qarqeve të fuqishme politike ndërkombëtare dhe atyre servile vendore, i cili do ta luaj rolin kyç jo tek aplikimi i drejtë i “sundimin të ligjit” në Kosovë, por për qëllime të caktuara të disa qarqeve, të “sundimit përmes ligjit” me ne.
Edhe pse në fillim të gjithë ishim të entuziazmuar me disa vendime vërtet të drejta interpretuese ligjore të kësaj Gjykate, veçanërisht me ato që kishin të bënin me pozitën kushtetuese dhe zgjedhjen e kryetarëve të Kosovës, me kalimin e kohës, të gjithë po bindemi se shumica e vendimeve të saja janë kryekëput në frymën e interesave politike të ndërkombëtarëve dhe marionetave të tyre të dëgjueshëm politik-vendor.
Të nderuar kolegë të mi juristë…
Vetëm shikoni infrastrukturën e shkruar pozitive ligjore që sot ne e kemi në Kosovë?! Katastrofë! Asgjë origjinale! Aty çdo gjë është e imponuar dhe e kopjuar nga të huajttë.
Në këtë kontekst, lirshëm mund të konstatojmë se si dikur të aprovuar në kohën e UNMIK-ut, ashtu edhe tashti të EULEX-it, nuk ka asnjë ligj apo ndonjë akt tjetër normativ-juridik, që nga aspekti gramatikor, terminologjik apo sintaksor, nuk është “masakruar” apo devijuar nga ana e përkthyesve tanë analfabetë që punojnë në këto institucione ndërkombëtare.
Nëse me vëmendje i analizojmë disa nga këto ligje, aty do të vërejmë shumë shkelje të normës gjuhësore: ka mjaftë fjalë dhe struktura të huazuara sintaksore; zhvendosje të shprehur të rendit të fjalëve dhe fjalive; në kuptimin e tyre ndjehet qartë mungesa e një frymëzimi të përsiatur profesional; nocionet dhe frazat që e ndërtojnë tërësinë e këtyre akteve, shkresave dhe dokumenteve tjera zyrtare fare nuk rrezatojnë ndjenjën e burimit të tyre të vërtetë nga një mendje krijuese ekspertësh të profilit të caktuar që mendojnë dhe flasin shqip, por, thjesht, na shpalosen si përkthime të zbehta të bëra nga ndonjë gjuhë tjetër dhe nga ndonjë përkthyes joprofesional,
Krejt në fund, a nuk jeni edhe ju vetë dëshmitarë se çfarë bindje publike kanë sot qytetarët tanë për këtë profesion aq sublim shoqëror dhe shtetëror? Mjafton diku (në medie dhe shoqëri të zakonshme) të përmendet gjykata, prokuroria, drejtësia… dhe nuk mund të gjesh njëri që nuk i shkon mendja në korrupsion, dallavere, nepotizëm, anarki, ndikim politik të klaneve të ndryshme në to, servilizëm ndaj të huajve etj.
Alarm! Është koha e fundit që së bashku të ndryshojmë diçka në këtë drejtim.
“Vetëm të dobëtit nuk guxojnë të jenë të drejtë”, thoshte dikur filozofi i madh Pitagora, koleg të nderuar juristë…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin