LAJMI I FUNDIT:

Letër e hapur Ferid Aganit

Letër e hapur Ferid Aganit

Çdo ditë në rrjete sociale kemi apele të ndryshme për ndihmë për fëmijë dhe të rinj. Është e pamundur që të shkojë java dhe mos të jetë dikush që ka nevojë për të holla, të cilat do t’i shërbenin për shërim jashtë vendit .

Gjatë viteve të fundit kemi dëgjuar me mijëra emra të cilët kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit. Disa vazhdojnë të trajtohen, e disa tani vetëm e kanë humbur luftën me sëmundjen. Ne si popull kemi treguar edhe me atë pak që kemi se dimë të ndajmë me njëri-tjetrin, por ju keni treguar të kundërtën.

Mijëra kërkesa janë bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, por shumica e tyre asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje, ndërsa pjesës tjetër i është thënë se janë procedura të gjata deri në aprovimin e kërkesës së tyre. Këto procedura dikujt ja humbën jetën, sepse përderisa kërkesat ishin duke u hedhur herë në një tavolinë në tavolinën tjetër, dikush humbte jetën për shkak të mungesës së të hollave dhe këtyre procedurave të zgjatura.


Çdo prind ëndërron ta ketë fëmijën e shëndosh, por ja që jeta nganjëherë është e padrejtë me dikë. Por, ju si mundeni ta lëni në gjysmë ëndrrën e një fëmije me pretekst se duhet respektuar procedurat. Po pse këto procedura nuk vlejnë për shpenzimet enorme që i bëni në dreka e darka, në mbushje telefonike e karburante? Athua këto kanë rëndësi më shumë se jeta e një fëmije?!

Përderisa procedurat po zgjasin, ne sot në mesin ton nuk e kemi më Diellzën, Agnesën e shumë e shumë të tjerë, dhe rrezikojmë që akoma të humbim edhe shumë të rinj tjerë. Ty, nuk po të duket shqetësuese kjo gjendje?

Sot lexova edhe për një vajzë të vogël Eljesa Hyseni. Ajo ishte vetëm 15 muajshe dhe thuhet se vuan nga leukemia akute. Athua edhe për ketë vajzë do vlejnë këto procedura?

Duhet shkurtohen këto procedura për hir të Eljesës dhe shumë fëmijëve tjerë. Ata sapo e kanë filluar jetën dhe meritojnë ta jetojnë atë. Mos të bëhen shkak procedurat e panevojshme që dikush mos të jetojë më. Ju lutem ndaloni shpenzimet në dreka e darka, në mbushje telefonike e karburante, shpëtoni një jetë se ajo jetë ka kuptim, sepse këta fëmijë nuk i kanë kushtet sikur fëmijët tuaj.

Unë e di se ti deklarohesh edhe si praktikues i fesë islame por, në realitet po ndodh e kundërta, sepse Islami dhe Kurani janë që t’u ndihmohet të tjerëve e jo t’ju pamundësohet ndihma.