Lëri punët e tua të flasin rreth teje, kurse ti vet hesht! S’ke përse mban ligjërata e predikime për të treguar arritjet, suksesin dhe biografinë tënde të pastër e të pasur. Kështu, thjesht do të tërheqësh vëmendjen e përgënjeshtruesve dhe ziliqarëve, do të biesh pre e ironive dhe cinizmave. Ajo që duhet të bësh, është të ofrosh diçka të re, të paprecedent dhe të dobishme për njerëzit, diçka që u ndryshon jetën dhe u kthen shpresën. Për shembull, bëhu sebep për ngjalljen e një morali dhe virtyti të mirë, pasi ajo është dëshmia më e lartë për madhështinë tënde.
Dështakët janë llafazanët më të mëdhenj, të mbysin me fjalë, por s’ia kanë idenë nga punët. Ata të radhisin kushedi sa vepra imagjinare, arritje fantastiko-shkencore dhe simpati nga njerëzit, gjë e cila ua shton më tepër urrejtjen e njerëzve dhe neverinë karshi tyre. Eh, sikur të mjaftoheshin me kaq, pasi niveli i thashethemeve të tyre është në maksimum, kohën e vrasin me gjëra të kota dhe kanë hequr dorë përfundimisht nga marrja me diçka të dobishme. Kontributi i tyre i vetëm janë fjalët, edhe ato boshe.
Sakaq, njerëzit e suksesshëm ofrojnë rezultate të mrekullueshme dhe magjepsëse, të cilat të tërheqin vëmendjen dhe të bëjnë përshtypje.
Momenti më i rrezikshëm i mendjes është ai kur njeriu zbraz arsenalin e tij, gjoja të veprave dhe kryeveprave madhështore. Ai turret me vërtik si ajo makina e dalë jashtë rruge, pa shofer, dhe merr tatëpjetën, duke u hedhur sa djathtas majtas, derisa të përplaset në fund të humnerës.
Lexues i dashur! Hiq dorë nga fjalët e tepërta dhe pa fajde, jepi fund kohës që kalon me “tha ky, e bëri ai”, e cila të çon dëm kapacitetet reale të tuat!
Përgatite veten për diçka të dobishme dhe të frytshme, në vend të tendosjes maksimale të kordave zanore dhe torturimit të vetes gjatë rendjes pas shkarjeve dhe gabimeve të miletit! Çohu që tani, falu, lexo, përmend Zotin, studio, shkruaj, rregullo bibliotekën tënde, rregullo shtëpinë, bëhu i dobishëm për të tjerët, vriti fjalët me punë dhe jepi fund përtacisë e dembelizmit!
Jeta nuk i njeh ata që qëndrojnë në të njëjtin vend, të gozhduar dhe të harruar në të njëjtën kasolle të kalbur. Nga ana tjetër, ajo u hap krahët dhe i mirëpret punëtorët, ata që ngjisin shkallët e lavdisë njëra pas tjetrës, ata që përmbushin misionin e tyre në jetë konform qëllimit të krijimit, ata që i përgjigjen zërit të natyrës së pastër: “Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa përgjegjshmëri”? (Kijame, 36)
Prandaj, hesht dhe lëri punët e tua të flasin, jep kontributin tënd se do të gjesh njerëz me ndërgjegje të gjallë që luten për ty, të lëvdojnë dhe i vlerësojnë veprat dhe kontributet e tua. Njerëzit janë dëshmitarët e Zotit në Tokë. Ziliqarëve thuaju: Përgjigjja ime është ajo që shihni dhe dëgjoni!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania