LAJMI I FUNDIT:

Lëngjet përmbajnë më shumë vitaminë C

Lëngjet përmbajnë më shumë vitaminë C

Një ekip farmakologësh nga Universiteti Santiago de Compostela ka vërtetuar se shumica e lëngjeve të pemëve dhe pijeve joalkoolike, përmbajnë shumë më tepër vitaminë C sesa shkruan në produkt.

Nga 17 mostra të analizuara, është parë se lëngjet që përmbanin më shumë vitaminë C, ishin: lëngu i mollës (840 mg/l), ananasit (702 mg/l) dhe portokallit (352-739 ml/l)- ndërkohë që vlerat e shkruara në produktet për sasinë e vitaminës C te këto lëngje varironin nga 30.2 deri në 261 mg/l, shkruan revista “Food Chemistry”.

Duke qenë se vitamina C shpesh përdoret si shtesë në industrinë ushqyese, nuk është befasuese përmbajtja e madhe e saj në lëngjeve të cilat edhe ashtu janë të pasura me këtë anti-oksidues të rëndësishëm./Telegrafi/