LAJMI I FUNDIT:

LDK e iluzioneve!

Lajmi se Lidhja Demokratike e Kosovës është tërhequr nga koalicioni qeverisës nuk qe edhe i befasishëm. Kjo ndërmarrje është pritur nga kreu i LDK-së (ish-presidenti i Kosovës), Fatmir Sejdiu. Mirëpo, tendenca e Fatmir Sejdiut, për të larë atë që bëri, nuk do të jetë jetëgjatë. Kjo ndërmarrje e Sejdiut në perceptimin e qytetarit të Kosovës, u konsumua ashtu si edhe e merito. Sejdiu para opinionit u shfaq si njeri i uritur për pushtet, i cili është i gatshëm ta vë vendin në qorrsokak për interesa të tij të ngushta. LDK e pas presidentit Rugova, është LDK e “piliqave”, dhe si e tillë është ditur se nuk do të mbijetojë gjatë në skenën politike të vendit. Ky grupim politik, çdo ditë e më shumë po shkon drejt minimizimit të influencës së saj në skenën politike të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës në periudhën e pasçlirimit e ka humbur kredibilitetin e saj karshi votuesit të supozuar, e kjo për faktin se ky votues me të drejt jo rrallë është ndier i tradhtuar. Nëse deri para prishjes së koalicionit, Fatmir Sejdiu, u pa si figurë e cila ndihmonte në rrjedhim e procese politike në Kosovë, ai me potezin e fundit dëshmoi se më shumë sesa njeri konsensual paska qenë lakmitar për privilegje qe sjell ushtrimi i detyrës së presidentit. Me prishjen e koalicionit qeverisës, Fatmir Sejdiu, shumë shpejt i derdhi arrat!

As Partia Demokratike e Kosovës nuk ka arsye të ndjehet më e relaksuar! T’ia kujtojmë me këtë rast, votuesit eventual të PDK-së, ku kjo e fundit ngrite zërin në kupën e qiellit, me retorikën e saj bajate se në asnjërën rrethanë nuk do të bëjë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Mirëpo, ishte po ajo PDK e cila, pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në nëntorin e 2007-ës, për të përmbushur epshet e saj, bëri koalicion me LDK-në duke manipuluar kështu me votuesin e saj. Duhet vënë pikë faktit se klasa politike në Kosovë, (përjashto këtu lëvizjen VETËVENDOSJE), është tejet e brishtë, dhe si e tillë kjo klasë është e karakterizuar me një politikë-bërje të ngritur mbi baza ditore, duke përjashtuar mundësinë e një politike sistemore, afatgjate e me synime të qarta.


Prishja e koalicioni qeverisës menjëherë pas dëbimit të ish-presidentit Sejdiu, flet në mënyrën më argumentuese se etika e një politikani kosovar është në pikën zero. Se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë që moti nga binarët e saj e dëshmojnë shumë faktorë të cilët tashmë janë evidentë për qytetarin e Kosovës. Deklaratat e paskrupullta të zyrtarëve të kësaj partie të cilat i ngjajnë jo një politikani të pjekur, po më tepër një çilimiu të përkëdhelur, gjithsesi se do t’i kushtojnë këtij grupimi politik, i cili po shijon ditët e fundit para shkapërderdhjes së saj përfundimtare.

Nëse ndokush, potezat e fundit të Fatmir Sejdiut i sheh si të qëlluar, jam i bindur se do të gënjehet keq. Pse? Nëse LDK, nuk paska qenë e kënaqur me qeverisjen e vendit deri në këtë periudhë, pse nuk ndërmori hapa më konkret më herët rreth mundësisë së prishjes së këtij koalicioni. Pra, derisa kjo parti politike gëzonte privilegje si pjesë e koalicionit, mbyllte sytë para korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke i duartrokitur keqqeverisjes me Partinë Demokratike të Kosovës, ish-oponentin e saj të dikurshëm.

Politika e kundërvënies mes PDK-së dhe LDK-së në fundin e keqqeverisjes së tyre, nuk do ta ketë efektin për të cilin menduan këto të dyja grupime politike. Ky shkurorëzim i këtij kurorëzimi të panatyrshëm siç me të drejt u quajt, do të ketë efekte negative për këto subjekte për faktin se u bë më shumë për marketing politik se sa për respektimin e shtetit ligjor. Ata që e kanë lexuar Kushtetutën e Kosovës që moti kanë qenë në dijeni se ish-presidenti Sejdiu po shkelte këtë Kushtetutë. Mirëpo, oponentët e Sejdiut këtë kurth ndaj këtij të fundit e bënë me qëllim të përfitimit politik ngase zgjedhjet e ardhshme po afroheshin. Megjithatë, kjo lojë e ndyrë me të cilën u karakterizuan këto të dyja subjekte që nga kurorëzimi i tyre, pati një epilog logjik, ngase i bashkoi epshi për pushtet dhe i ndau epshi për pushtet. E tëra kjo dëshmon se këto të dyja parti politike duhet ndëshkuar keq, me qëllim që mos u jepet rasti as edhe njëherë që të përdhunohet votëbesimi i qytetarit.

Tash kur jemi në prag të zgjedhjeve nacionale, votuesi duhet ta kujtojë edhe njëherë të tërën këtë lojë të ndyrë politike që bëhet në kurrizin e tij. Është në dorën tonë se sa do ja zgjasim jetën hajnisë, nepotizmit dhe krimit të organizuar. Gjithsesi, është koha t’i themi jo politikës iluzioniste të LDK-së, është koha t’i themi jo politikës shantazhiste të PDK-së. Është koha t’i themi po politikanëve që kanë alternativë; vetëvendos(ni)je!

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori