1.
"Jeta jonë është bërë nga vdekja e të tjerëve"!… Mendimin që arrin kufijtë e çelësit të Krijimit, pra vetë tharmin e natyrës njerëzore, do t’mund ta riskajonim në një rrafsh më të prekshëm e toksor. Kështu thoshte Kryemjeshtri Da Vinçi, kurse i zbritur në miljeun kosovar dhe në ballin e pushtetarëve të tij, do të dukej, ndoshta, kështu: luksi ynë është bërë nga mjerimi i të tjerëve!
Cakmbërritjet e Kosovës përvijohen, përgjithësisht, dy udhësh: njëra është gjeopolitika, lojërat a interesat e saj dhe tjetra, puna që bëjnë guvernantët për ta justifikuar aftësinë shqiptare për mëvetësi shtetërore. Ndërsa në të parën ata s’kanë asnjë ndikesë, e dyta, ndërkaq, është krejtësisht në dorën e tyre.
2.
Tani: a ishte paraqitja e këtoditshme e ministrit të jashtëm të Kosovës në Këshillin e Sigurimit, H.Th., e denjë për hymnizimin brohoritës? Fare pak! E, përse? Sepse fjala në këtë Instancë madhore, pos kulturës, retorikës dhe elegancës, në një anë, duhet, mban tjetër – të ketë, më shumë akoma, manifestin rrënues të fakteve. Thjeshtë e qartë, prandaj: struktura e antarësisë së këtij institucioni suprem, është e hallakatur e heterogjene që nga përfaqësues me informacion e ndjeshmëri e deri tek ata, visesh të drunjta, pa asnjërën prej tyre…
Por, të fundmit posedojnë diç tjetër me vlerë: fuqinë e votës kur në orën e pritshme Kosova të aplikojë për aderim në Asamblenë e madhe. Dhe, pikërisht këta, pra, i duan faktet tronditëse e jo xyfjet shterrake sofiste. Faktet 1000 herë të përsëritura. Ja një pjesë e elaboratit testamental të tmerrit: 800 foshnjet e therura nga bajonetat serbe në gjirin e nënave të pafaj shqiptare. Kjo botë është brutale. Ata të gjithë shohin gjak e lot skutave të saj. Por, distanca indiferente është thirrja e ftohtë e detyrës së tyre. Po, së paku, kjo gjuhë ngjan më e kapshme e mendimkrijuese, se truket lojcake që i merr era pa u mbyllur mirë portat e saj.
3.
Mirëpo, ata, për habi, nuk e bëjnë këtë. Mos qoftë kështu, por me gjasë, i druajnë zhvendosjes së lavdisë nga "komandantët" e shumtë – tek ato që dhanë, heshtur deri në tragjikë, bimësinë e zemrës dhe sërish bëjnë përtëritjen e jetës dhe dëshminë e gjallë të truallit arbnor.
Kështu i thurej odë, përplot idolatri e folklor, dhe prezantimit të një ministri tjetër pararendës, S. H., por prapë e gjithnjë, Kosova vijon të jetë temë kujdestare në Kombet e bashkuara, si një territor kontestues në shkallë ndërkombëtare. Rrjedhimisht, përveç në arenë aleancash, raporti forcash e konfigurimi hemisferash planetare, ku Kosova e vogël ka rolin pasiv që i jep vetëm pesha e hapsirës jetike të ndarë nga Zoti – Indipendenca e saj, më parë se kudo, mbrohet në Prishtinë. Por, fatmjerisht, mbrohet keq. Fundja, si mund të shkëlqejë në sallone të politikës së lartë, ai që nxinë në shtëpi?
Ndaj së mbylluri, që thellë kohës, vjen sërish gjeniu i fillimshkrimit. Dhe thotë: kush pasurohet brënda një dite, do t’varet brënda një viti! Mbase. Por, këtej i thonë ende Ballkan. Sidoqoftë, shpata e së drejtës ka tehun e gjatë…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri