Lamtumirë Kërçovë, përshëndetje Shkupi!
”Tani lirisht mund të shkruhet për dashuri“, ishte komenti im i parë i gëzueshëm për marrëveshjen që arriti Fyle dhe me të cilën u sigurua pjesëmarrja e opozitës në këto zgjedhje lokale. Kështu edhe mendoj të bëjë tërë këtë muaj duke mos shkruar këtu, pas lejes nga kryeredaktorja përgjegjëse edhe pas asaj që, ja kështu, do t’ua kumtojë këtë lexuesve.
Arsyeja e dytë për këtë janë edhe zgjedhjet e ardhshme lokale, fushata e të cilave filloi me gënjeshtra, mashtrime dhe sharje. Çdo ditë, në çdo aspekt dhe gjithnjë e më tepër këtyre zgjedhjeve u vije era e censusit të parealizuar të popullsisë dhe mendoj se shumë shpejtë mund të kundërmojnë sikur ai i njëjti.
Dhe arsyeja më e madhe është ndarja e thellë e shoqërisë në të gjitha aspektet, por më së shumti në pjesën maqedonase dhe atë shqiptare. Aq është e madhe kjo ndarje që edhe me përmendjen e saj, mund që ta thellojmë. Në kohë të këtillë dhe në fushatë të këtillë, thjeshtë, edhe për fjalët e shkruara nga një shqiptar në gjuhën maqedonase, mund të kihet, gjithashtu, kuptim të ndarë.
Që ndarja është e madhe dëshmon edhe fakti se ajo pak që na mungon janë gjëra të ndryshme. Shqiptarët nuk kanë udhëheqësi dhe përfaqësim politik, kurse maqedonasit nuk kanë media. Çdo respekt për përjashtimet, por sërish, me një ndarjes të këtillë, nuk mund as të vërtetojnë ndonjë rregull të përgjithshëm.
Se shqiptarët nuk kanë përfaqësim politik vërteton edhe ngjarja më e madhe nga java që kaloi, protestat spontane të së shtunës të cilat vetëm pas pjesës përfundimtare, degjeneruan në dhunë, zjarr dhe instrumentalizim politik.
Nëse këta qytetarë shqiptarë të Shkupit ishin të përfaqësuar politikisht, pse atëherë aq reagime, sikur ishte rasti, si asnjëherë deri më tani, edhe nga partitë opozitare dhe të pushtetit, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë? Gjithashtu, edhe para se të arrijnë partitë politike të këtushme të prononcohen për ngjarjet e të premtes, këta qytetarë më kishin paralajmëruar protestë që ta shprehin mendimin e tyre, me çka treguan se janë shumë më përpara, edhe në kohë edhe në hapësirë, nga këto dhe të këtilla “parti politike shqiptare”.
Deklaratat zyrtare partiake të të gjitha tri subjekteve – BDI, PDSH dhe RDK – ishin me datën e të shtunës, ditën kur këta qytetarë më vetëm ishin në protestë?! Subjektet e njëjta politike, pas një dite vetëm që u shërbyen spinerëve mediatik, me bashkëngjitjen e tyre e kakofonisë në maqedonisht, me akuza të ndërsjella për instrumentalizimin e protestave, në këtë mënyrë duke e hutuar, edhe më tepër, opinionin, i cili edhe ashtu, ishte i painformuar mirë. Të kishin çfarëdo qoftë lidhje protestat me Talat Xhaferin, BDI-ja edhe atë do ta sillte në Bit Pazar, ku iu kujtua të bëjnë një konglomerat-delegacion të vogël nga pylltarë, politikanë dhe tifozë, e cila donte të bisedojë me protestuesit në pjesën e dytë të degjeneruar të protestave. Ky delegacion vetëm arriti të vendos një disiplinë të re të atletikës: ecje me vrap të shpejtë, në pesëdhjetë metra, por nga mbrapa. Duke u fshehur, pa dhimbje, pas policisë, e cila më parë kishte negociuar tërheqjen me protestuesit?!
Ndarja tjetër, gjëja e paktë që na mungon, janë mediat. Nuk ka provë dhe përgjigje më të madhe për këtë se sa ajo që bëri Shtefan Fyle, i cili informatën më të rëndësishme nuk e transmetoi në asnjë medie, por në twitterin e tij personal. Emetimi i këtij lajmi ekskluziv, në cilëndo shoqëri dhe shtet normal me servis publik normal dhe mendim publik, do t’i takonte ndonjë medie.
Ka edhe shumë argumente tjera për skenën e medies. Sikur ajo se qytetarët arritën ta prishin “Perandorinë” e shtetit dhe servisin publik të RTVM-së përmes Fejsbukut, e jo përmes televizioneve tjera private dhe mejnstrim mediave tjera. Ashtu njëra nga televizionet private, që varet nga shteti, që është në pronësi private, është i nxënë me vetëlavdërim se përfundimisht nga nëpunësi ka kaluar në orë. I gjora ai kanal televiziv, lavdërohet vetvetiu, që së paku, ndokush e pyeti sa është ora!
Por, ka shpresë për dyja këto mangësi. Njëra ndër pikat e marrëveshjes të Fyles ishin edhe mediat, por edhe prolongimi i afateve për kandidim për këto zgjedhje. Kështu nga masat evropiane mund të lind ndonjë medie apo këto që ekzistojnë, të përmirësohen, e ashtu fitimi i vetëm politik shqiptar nga ardhja e Fyles, mund të mos jetë vetëm duhani i pirë i liderit të BDI-së. Por, edhe pika me të cilën për një javë u prolongua afati për kandidim të kandidatëve për kryetar komune. Pasi në Maqedoni ka raste të huazimit të vulave partiake për kandidim, këtë të njëjtën mund ta bëjë edhe ndonjë strukturë apo individ që të kandidohet, pikërisht në këto zgjedhje. Kjo më shumë ka gjasa të ndodhë në Çair të Shkupit, ku më u pa energjia, gjallëria, por edhe mllefi nga përfaqësimi i këtillë politik ekzistues.
Titulli i këtij shkrimi është nga fotografia kur një grup protestantësh shqyen një poster të madh të kërçovasit, liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, nga fasada e një ndërtese në Bit Pazar. Pamja e parë që u paraqit pas mënjanimit të parë të këtij afishi elektoral, që ishte vendosur aty para afatit ligjor për fillimit të fushatës, ishte një reklamë tjetër: Përshëndetje Shkupi!
Gjithsesi, lirisht dhe ndaras, mund të lexohet edhe titulli i këtij shkrimi duke e pasur parasysh edhe atë se LSDM-ja që moti kishte vendosur të mos bëjë politikë në Kërçovë, por kështu, etnikisht të veprojë. Shumë më përpara se sa t’i kujtohet kjo DPMNE-së edhe në atë kohë, para 24 dhjetorit, atëherë kur edhe sipas LSDM-së kishte shtet. Kurse tani, sigurisht për shkak se Shkupit do t’i mungojë “Sinan Sakiçi”, LSDM-ja u kthye edhe në Kuvend, sigurisht me dëshirë muzikore të vetporositur nga ndonjë këngë e tij…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit